LIVE UPDATES
Bota

‘Serbia nuk mund të pushtojë Kosovën dhe as të imponojë zgjidhje’, ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiç flet mb

22 Shtator 2021, 07:42 Nga DOSJA
‘Serbia nuk mund të pushtojë Kosovën dhe as të

KROACI– Në punët e brendshme të Malit të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, “ka ndërhyrë një politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të ‘botës serbe’”, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Stjepan Mesic, ish-president i Kroacisë.

Në këtë mënyrë, Mesic komenton tensionet në Mal të Zi që ka shkaktuar shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, Joanikije.

Malazezët janë thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Mesiq thotë se, qartazi, “dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh”.

Sipas tij, në Ballkan nuk mund të ketë ndryshim të kufijve, ndërsa për Kosovën thotë se është njohur në masë të madhe dhe se të tjerët që nuk e kanë pranuar, “do ta bëjnë këtë”.

Radio Evropa e Lirë: A mund të shihet ajo që po ndodh në Mal të Zi si një çështje e brendshme fetare apo një çështje e politikës së jashtme, me implikime të qarta për rajonin?

Stjepan Mesic: Ngjarjet në Mal të Zi janë çështje e tij e brendshme, por ka edhe implikime të tjera. Është e qartë se bëhet fjalë për ndërhyrje të Kishës në punët shtetërore – gjë që nuk është e mirë.

Konkretisht, bëhet fjalë për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe, të udhëheqjes së Kishës Ortodokse në Beograd, në çështjet fetare, por edhe në punët shtetërore të Malit të Zi.

Në Mal të Zi është treguar se kjo nuk është vetëm ndërhyrje e Kishës, por, përmes Kishës, ndërhyn edhe politika – ajo politikë që dukej se ishte ndalur në rajonin tonë. Por, disa po e rikthejnë atë. Po e rikthejnë përmes mesazhit të “botës serbe”. Pra, kjo është vetëm një pjesë e asaj politike.

Në Mal të Zi, sikur te të gjithë ne, Kisha është e ndarë nga shteti, por në Mal të Zi është specifike.

Kisha Ortodokse Malazeze ka qenë autoqefale dhe këtë duhet ta dinë të gjithë. Shteti nuk duhet të ndërhyjë në punët e Kishës, as Kisha në punët e shtetit.

Radio Evropa e Lirë: Në përgjithësi, si e shihni politikën aktuale të Serbisë në rajon?

Stjepan Mesic: E shoh nga një pikë kritike, për disa arsye. Të gjithë ata që merren me politikë, e dinë se ne mund të kishim kaluar pa luftë. Është shumë e qartë se Jugosllavia e Titos kishte tre faktorë kryesorë integrues. Një ishte Tito dhe karizma e tij si fitues i luftës pas Luftës së Dytë Botërore.

Faktor i dytë ishte Partia Komuniste e Lidhjes së Komunistëve, që u prish me vullnetin e Sllobodan Millosheviqit dhe Lidhjes së Komunistëve të Serbisë. Dhe, faktor i tretë ishte Ushtria Jugosllave, e cila pushoi të jetë jugosllave, sepse sllovenët, shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët e lanë atë.

Ajo u shndërrua në ushtri serbe dhe Sllobodan Millosheviq ishte i bindur se mund t’i arrinte qëllimet politike me atë ushtri. Qëllimi i tij politik nuk ishte as federata, as konfederata, ai ishte kundër kësaj. Millosheviq e ka mashtruar botën se lufton për Jugosllavinë. Bota ka qenë e ndjeshme ndaj Jugosllavisë për shkak të meritave të saj në dhe pas luftës.

Milloshevic i ka mashtruar edhe serbët. I ka mashtruar sepse ka thënë: “Ju keni jetuar në një shtet, do të jetoni akoma në një shtet”. Ai nuk ka menduar në Jugosllavi, sepse atë e ka shkatërruar me të gjitha mjetet. Ai u ka thënë atyre: “Ju duhet t’i jepni dhunti Serbisë së Madhe në territore”. Kjo ka qenë politika e tij; 65 për qind e Bosnje e Hercegovinës, ndërsa nga të tjerët çfarë të mundet.

Ai nuk e ka llogaritur Slloveninë. Në Slloveni nuk ka popullatë autoktone serbe.

Për shkak të zhdukjes së faktorëve integrues, duhej arritur një marrëveshje e re politike. Kjo është ajo që nuk kemi arritur ta bëjmë.

Si anëtar i Presidencës së Jugosllavisë dhe më vonë si kryetar i Presidencës, unë kam bërë përpjekje në çdo mënyrë që të gjej një marrëveshje të re politike. Ajo ishte konfederata. Sikur ta kishim arritur atë, do ta kishim shmangur luftën, sepse do të ishim pajtuar.

Ajo do ta shpëtonte vendin në çdo rast; të gjithë elementët përbërës, të gjitha republikat do ta vazhdonin rrugën e tyre drejt Evropës më vete.

Kështu kemi fituar “copëtimin” e Jugosllavisë në luftën e provokuar, që e donte Millosheviqi.

Aty, ai ka gjetur bashkëpunëtor presidentin e Kroacisë, Franjo Tugjman, sepse edhe ai ka menduar se mund t’i zgjerojë pak kufijtë kroatë. Pra, përpjekja për të rënë dakord për ndarjen e Bosnjës ka qenë shkaku i vërtetë i luftës.

Kemi pasur 100,000 të vdekur dhe kufiri nuk ka ndryshuar asnjë milimetër.

Radio Evropa e Lirë: A vëreni ngjashmëri në proceset e sotme në Mal të Zi, Bosnje, Kosovë me ngjarjet e fillimit të viteve ’90?

Stjepan Mesiq: Duket qartë se dikush nuk mund të çlirohet nga synimet për shtet të madh.

Në vend që të luftojnë në vendin e tyre për më shumë të drejta civile, për standard më të lartë të jetesës, për më shumë punësim, për bashkëpunim më të madh midis vendeve të rajonit, ata përsëri ëndërrojnë për ndërhyrje të mëdha në kufij. Por, ndërhyrje në kufij nuk ka.

Nëse nuk kanë qenë të mundura ndryshimet e kufijve në rajonin tonë, me 100,000 viktima, me aq armë dhe ushtri, çfarë budallai duhet të jetë ai që mendon se kjo mund të ndodhë tani?

E gjithë bota, e mbi të gjitha Evropa, është kundër çdo shkeljeje të kufijve që ekzistojnë sot.

Radio Evropa e Lirë: Si mund të ndikojë në rajon ajo që po ndodh në Mal të Zi? A mund të transferohet në rajon?

Stjepan Mesic: Nuk do të përhapet në rajon, por do të ishte mirë që njerëzit në Mal të Zi të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se nuk ka ndryshim të kufijve. Sepse, në fakt, kjo është një përpjekje e Serbisë që, përmes fesë, ta bëjë atë që nuk ka mundur ta bëjë me politikën shtetërore. Kjo është përpjekja e fundit e disa qarqeve, nuk i akuzoj të gjithë. Këto janë iluzione dhe kjo nuk do të ndodhë.

Radio Evropa e Lirë: A kanë lidhje proceset negociuese mes Kosovës dhe Serbisë me atë që po ndodh në relacionin Podgoricë-Beograd?

Stjepan Mesic: Vështirësia e rajonit tonë është se Serbia, si shoqëri, nuk ka pasur sukses në atë që kanë kuptuar gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur ide që kanë qenë të paarritshme.

Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën.

Ajo e akuzon Millosheviqin, jo sepse ai ka shkuar në luftë, por sepse nuk e ka fituar luftën. Tani, disa nuk mund të pajtohen me faktin se kanë shkuar në rrugë të gabuar dhe se duhet të hapin bashkëpunimin me fqinjët e tyre.

Askush në Serbi nuk guxon të thotë se Kosova është çështje teknike për Serbinë. Serbia, as nuk mund ta pushtojë Kosovën me ushtrinë e saj, as nuk mund t’i imponojë Kosovës zgjidhje të saj.

Rrëfimet se ajo është “zemra e Serbisë” ose “shpirti i saj” mund të sjellin disa kujtime, por gjërat duhet shikuar në kontekstin aktual.

Serbia ka mundur të ketë një politikë ndryshe ndaj Kosovës. Në fund, Serbia ndoshta ka mundur të pranojë bashkëpunimin federal me Kosovën, marrëdhënie konfederale. Shumë ka mundur të bëhet. Por, pas luftës, e cila i është imponuar Kosovës, këto tani janë iluzione. Nuk ka më mundësi që të ndryshohet diçka në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Kosova është e njohur në masë të madhe. Të tjerët që nuk e kanë pranuar, do ta bëjnë këtë. Kjo shkon me rrjedhën e vet. Do të ishte mirë sikur të kishte më shumë informacione në Serbi, që shoqëria të kuptojë se politika e Sllobodan Millosheviqit ka qenë e gabuar dhe tani duhet pranuar realiteti. Dhe, realitet është pavarësia e Malit të Zi, pavarësia e republikave të tjera që janë bërë të pavarura pas rënies së Jugosllavisë, por realitet është edhe ekzistenca e Kosovës.

Nëse Serbia, për arsye të brendshme, nuk mund ta njohë Kosovën, ajo mund të bëjë diçka tjetër. Mund të lejojë që në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës të kalojë kapitali, qytetarët, kompanitë, të bëhet bashkëpunim ekonomik, njerëzit të mos kenë probleme për të kaluar kufirin, të stabilizohet… atëherë edhe zgjidhjet do të jenë më të mira./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kisha ortodokse malazeze metropoliti joanikije sllobodan millosheviçi stjepan mesic kisha ortodokse malazeze metropoliti joanikije sllobodan millosheviçi stjepan mesic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet