LIVE UPDATES
Bota

Serbia synon ligj të ri për rregullimin e kishave ortodokse në Kosovë

3 Qershor 2021, 21:15 Nga DOSJA
Serbia synon ligj të ri për rregullimin e kishave ortodokse në

SERBI- Ministria e Kulturës e Serbisë, ka pranuar ndryshimet për hartimin e Ligjit për trashëgiminë kulturore, me kërkesën e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), në mënyrë që vëmendje e veçantë t’i kushtohet mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë. Por, mbetet e paqartë se në çfarë mënyre do ta zbatojë Serbia ligjin e ri.

Se Serbia nuk ka pushtet në Kosovë, këtë e ka deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 maj të vitit 2019, gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë për Kosovën. Duke iu drejtuar deputetëve, ai kishte thënë se Serbia nuk ka pushtet në Kosovë, përveç në shëndetësi dhe arsim dhe se duhet të ndërpritet manipulimi me publikun. Serbia në Kosovë nuk ka shërbime të sigurisë, siç janë ushtria dhe policia. Enti republikan për statistikë i Serbisë, siç thuhet në faqen e tij të internetit, “që nga viti 1998 nuk posedon me të dhëna për Kosovën, kështu që ato nuk përfshihen në mbulimin e të dhënave për Republikën e Serbisë (gjithsej)”.

Çfarë është e mundur dhe çfarë jo?

Aleksandar Popov nga organizata joqeveritare Qendra për Rajonizim, vlerëson për Radion Evropa e Lirë që Ministria e Kulturës e Serbisë, vështirë se mund të zbatojë qëllimet e saj në Kosovë.

“Në qoftë se respektohen të gjitha ato marrëveshje të arritura deri më tash, institucionet tona janë të integruara në sistemin e Kosovës. Nuk e shoh mundësinë që ministria jonë në mënyrë të drejtpërdrejtë, të mbrojë trashëgiminë kulturore në Kosovë, përveç nëse kjo arrihet me ndonjë marrëveshje, në kuadër të bisedimeve që do të vazhdojnë më tej”, tha Popov. Popov thekson që nuk beson që këtë do ta pranonte bashkësia ndërkombëtare dhe as qeveria në Prishtinë.

“Deri më tash ka qenë e mundshme që qeveria serbe të investojë në disa fusha të tjera, në disa projekte në veri të Kosovës dhe në bashkësitë ku serbët janë shumicë. Por, kështu, që në mënyrë të drejtpërdrejtë të zbatohet ndonjë ligj (i Serbisë) në Kosovë, nisur nga gjendja dhe situata e deritashme, unë nuk shoh se si kjo është e mundshme”, u shpreh Popov.

Çka është për KOS-in trashëgimia kulturore e Serbisë në Kosovë

Siç thuhet në faqen e internetit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në Kosovë gjenden rreth 1.300 kisha, manastire dhe objekte të tjera, lokalitete dhe tërësi hapësinore, të cilat, siç thuhet, e përbëjnë trashëgiminë kulturore të popullit serb.

Në faqen e internetit, më tutje theksohet e dhëna e këtij institucioni, sipas të cilës, në dekadën e fundit, në Kosovë janë shkatërruar ose dëmtuar 150 objekte të Kishës Ortodokse Serbe. Siç theksohet aty, sende të caktuara “me të madhe tregtohen në tregun jolegal botëror të antikiteteve”.

“Ekziston rreziku që nga trualli i Evropës , në fillim të shekullit 21, të zhduket rajoni unik multikulturor dhe shumetnik”, thuhet në komunikatë.

Për çfarë e kundërshtoi KOS-i Ministrinë e Kulturës?

Ministria e Kulturës e Serbisë përgatiti dhe hapi debatin publik për Projektligjin për trashëgiminë kulturore, më 6 maj. Përfaqësuesit e grupit të punës të Ministrisë së Kulturës (të Serbisë), theksuan gjatë prezantimit të draftit, se ai është në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, si dhe që për herë të parë, po futet kategoria e pronës kulturore – peisazhi kulturor. Gjithashtu është paraparë që të krijohen dy komitete kombëtare, të cilat do të merren me çështjet e të mirave kulturore që janë të regjistruara në listën e UNESCO-s.

Por, Kisha Ortodokse Serbe, e cila është bashkësia më e madhe fetare në Serbi, në një letër drejtuar ministrisë, më 31 maj, tha se projektligji ishte në kundërshtim me Ligjin aktual mbi kishat dhe bashkësitë fetare.

“Ndër të tjera, kreu i Kishës Ortodokse Serbe theksoi se në gjashtë nene të këtij projektligji, përmendet Krahina Autonome e Vojvodinës, ndërkaq që në asnjë artikull nuk përmend Krahinën Autonome e Kosovës, ku trashëgimia kulturore është më e rrezikuar, si dhe pothuajse çdo ditë është e ekspozuar ndaj sulmeve dhe shkatërrimeve”, thuhet në letër, siç transmetoi Kisha Ortodokse Serbe.

Patriarku gjithashtu vuri në dukje mundësinë e “konkluzioneve me qëllime të këqija”, për, siç e përshkroi ai, mundësinë e përjashtimit nga ombrella ligjore të Kosovës, të cilën ai e cilëson si një “provincë jugore serbe”.

Gjithashtu theksohet që KOS-i është “pronari më i madh individual i trashëgimisë kulturore shpirtërore, të luajtshme dhe të paluajtshme” dhe si i tillë nuk ishte përfshirë në hartimin e Ligjit për trashëgiminë kulturore, “i cili gjithashtu ndikon në funksionimin e brendshëm të tij”.

Ministria i pranoi vërejtjet e patriarkut

Ministrja e Kulturës së Serbisë, Maja Gojkoviq, është përgjigjur po të njëjtën ditë. Në një komunikatë ajo ka theksuar se i pranon kritikat e kishës. Siç thuhet në komunikatë, Gojkovi, në një letër dërguar patriarkut, ka theksuar që teksti ndaj të cilit janë shprehur vërejtjet dhe sugjerimet, nuk është në fazën e propozimit të ligjit ose në procesin e miratimit, në kuadër të Qeverisë ose Kuvendit të Serbisë.

Ajo shtoi se vëmendja e veçantë, puna dhe angazhimi i përbashkët, janë të orientuara për të mbrojtur trashëgiminë kulturore të vendosur “në territorin e Krahinës sonë Autonome të Kosovës, e cila është e ekspozuar ndaj sulmeve dhe shkatërrimeve në baza ditore”.

Patriarku e falënderoi ministren

Patriarku serb Porfirije, përmes një komunikate, e ka falënderuar ministren “për vendimin që procedura për miratimin e Ligjit për trashëgiminë kulturore, të përfundojë kur teksti i këtij ligji shumë të rëndësishëm, të harmonizohet me Kishën Ortodokse Serbe, si pronari më i madh individual i thesarit kulturor shpirtëror, të luajtshëm dhe të paluajtshëm në Republikën e Serbisë”.

Siç paralajmërohet në komunikatë, Kisha Ortodokse Serbe do të caktojë përfaqësuesit e saj, të cilët bashkë me ekspertët e Ministrisë së Kulturës, do të punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Ministrja kritikon Kosovën në ASSHA

Ministrja e Kulturës, të martën, më 1 qershor, në një tubim të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (ASSHA), ka vlerësuar se ka gjithnjë e më shumë të ashtuquajtur presion të butë mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe në Kosovë.

Ajo theksoi që koha ka treguar, siç u shpreh ajo, se “institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes”, u mungon ekspertiza dhe vullneti për t’u kujdesur për trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë.

Duke hapur tubimin me titull “Mbrojtja, ruajtja dhe afirmimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë”, kryetari i ASSHA-së, Vladimir Kostiq, vlerësoi se nuk ka kohë për vonesë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

“Të përballur me mohimin, provokimet, grabitjen e esencës së asaj trashëgimie, kemi kuptuar se nuk ka më kohë për vonesë”, tha Kostiq.

Kryetari i ASSHA-së, Kostiq, gjatë fjalimit të tij, ka cituar veten e tij prej para gjashtë vitesh, kur, siç tha ai, kishte thënë se “për vlerat për të cilat sot luftojmë, duhet të luftojmë me dhëmbë dhe thonj”.

Pushteti nuk e përfshiu KOS-in në bisedimet për Kosovën

Teologu ortodoks, Ivica Zhivkoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë është komplekse dhe se ajo duhet të zgjidhet me mbështetjen ndërkombëtare.

“Ky është subjekt i negociatave të ardhshme dhe të vazhdueshme, që zhvillohen me mbështetjen ndërkombëtare. Të rëndësishme janë momenti aktual dhe lëvizjet që i bën shteti”, tha Zhivkoviq.

Historiani Vladimir Velkoviq, i cili merret me çështjet e religjionit, për Radion Evropa e lirë ka nënvizuar tri gjëra.

“Nga njëra anë, Kisha Ortodokse Serbe, në Kuvendin e fundit, nuk i ka përsëritur qëndrimet e saj të mëhershme, se në bazë të Rezolutës 1244, Kosova është pjesë e Serbisë. Pra kjo mungonte”, theksoi Velkoviq.

“Çështje tjetër është ajo që ne nuk e dimë se çfarë është programi i Kishës Ortodokse Serbe, në çfarë mënyre ajo në të vërtetë mendon që çështja e trashëgimisë kulturore në Kosovë duhet të zgjidhet. Por, në këtë mënyrë, duket se reagon nga rasti në rast”, shpjegon Velkoviq.

“Çështja e tretë, ne në fakt po shohim që regjimi aktual nuk e ka përfshirë Kishën Ortodokse Serbe në ato marrëveshjet, bisedimet, takimet, lidhur me Kosovën, ndonëse shohim që kishës po i jepen donacione”, theksoi Velkoviq.

Kryeministri i Kosovës e ka ftuar për takim Kishën Ortodokse Serbe

Më 26 maj, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Qeverisë së Kosovës, Hajrulla Çeku, deklaroi se “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veçanërisht të kishave ortodokse”.

“Dialogu me klerin ortodoks në Kosovë, është rruga e vetme për një zgjidhje të qëndrueshme”, ka shkruar Çeku në profilin e tij në Facebook, duke botuar një letër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dërguar abatit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, më 20 maj.

Në atë letër, përveç tjerash, thuhet që Qeveria e Kosovës do të kujdeset “për të gjitha monumentet tona (kulturore), veçanërisht për kishat dhe manastiret ortodokse”.

Kryeministri Kurti gjithashtu shprehu dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit dhe për të biseduar me abatin e manastirit, Sava Janjiq, duke theksuar se vetëm me komunikim të sinqertë, mund të arrihet deri te mirëkuptimi, zgjidhja e sfidave dhe heqja e paragjykimeve.

Dioqeza e Rashkë – Prizrenit, më 27 maj, njoftoi se është “plotësisht e pakuptimtë” t’i përgjigjej letrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti drejtuar abatit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, në të cilën Kurti ka shprehur dëshirën për të vizituar Manastirin e Deçanit dhe të bisedonte me abatin Janjiq.

Arsyeja për këtë, siç thuhet në njoftimin e Dioqezës, është mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronën e atij manastiri.

Problemi me pronën në Deçan

Edhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë përfundimtare dhe të detyrueshme për të gjitha palët, udhëheqja lokale në Deçan refuzon të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit 24 hektarë tokë i përkisnin Manastirit të Deçanit.

Autoritetet lokale pretendojnë se prona i përket ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se asnjëherë nuk i kanë takuar manastirit. Ata konsiderojnë që Gjykata Kushtetuese e ka legalizuar vendimin e Slobodan Milosheviqit, të vitit 1997, kur vendosi që atë pronë t’ia dhurojë manastirit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet lokale nuk e kanë ndryshuar qëndrimin dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk do të zbatohet.

Komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, vazhdimisht i ka bërë thirrje Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Kosovës, për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit 24 hektarë tokë janë në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Sociologu dhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se pozicioni i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë është një çështje “delikate” sepse sipas tij, “përfshin shumë aktorë dhe interesa të niveleve të ndryshme fetare, historike, kulturore dhe politike”. Ai shton se kjo çështja duhet të adresohet nga Kosova dhe Serbia, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

“Pas vitit 2008, është diskutuar pak për këtë çështje për shkak të kompleksitetit të situatës, pothuajse gjithçka u la në përkufizimet e vendosura në Planin e Ahtisarit. Mendohej se kjo çështje do të ishte pjesë e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë”, tha Muhaxhiri.

Duke thënë se nisma e kryeministrit Kurti mund t’i kontribuojë krijimit të një atmosfere konstruktive, Muhaxhiri shtoi se mbrojtja e pronave të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, është e politizuar dhe më shumë “zhurmë” është bërë në publik sesa që situata është e tillë në terren.

Ai theksoi se një “zgjidhje specifike” do të gjendet për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Kosova i kërkon artefaktet e saj nga Serbia

Më 19 maj të këtij viti, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, i shkroi një letër Muzeut Kombëtar në Beograd, Muzeut Etnografik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, duke kërkuar që artefaktet e saj që mbahen ende në Serbi, të kthehen në Kosovë.

Në një deklaratë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Qeverisë së Kosovës, thuhet se kërkesa e Muzeut Kombëtar të Kosovës, përmes një letre përcjellëse, është mbështetur nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Muzeu Kombëtar i Kosovës njoftoi se më shumë se 1.200 objekte nga koleksioni arkeologjik dhe etnografik i Kosovës, u morën në fund të viteve ’90-të “për një ekspozitë të përkohshme në Serbi”, me obligimin për t’u kthyer, por kjo nuk u bë.

Një ditë më vonë, më 20 maj, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, njoftoi se nuk e njeh kategorinë e “trashëgimisë kulturore të Kosovës”, ashtu siç nuk e njeh “shtetësinë e Kosovës”.

Paralelja me Malin e Zi

Çështja e pronës së Kishës Ortodokse Serbe është hapur edhe në Mal të Zi, ku qeveria e mëparshme e udhëhequr nga DPS-ja e Milo Gjukanoviqit, më vitin 2019, hyri në konflikt me KOS-in rreth Ligjit për lirinë fetare, i cili parashikonte që pronat e komuniteteve fetare, të ndërtuara para vitit 1918, të transferohen në pronësi të shtetit, në qoftë se bashkësia fetare nuk ka prova që prona i takon asaj.

Duke vlerësuar se shteti me këtë ligj, po përpiqet të “grabitë pronën e saj”, Kisha Ortodokse Serbe nisi marshime protestuese masive për disa muaj, nën moton “Nuk i japim të shenjtat”. Në zgjedhjet që u mbajtën asokohe, fituan partitë që mbështetën protestat.

Menjëherë pasi u zgjodh qeveria e re e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq, ajo ndryshoi ligjin e diskutueshëm në përputhje me interesat dhe kërkesat e Kishës Ortodokse Serbe. Megjithatë, Marrëveshja themelore, të cilën shteti paralajmëroi se do ta nënshkruajë me Kishën Ortodokse Serbe dhe me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet midis shtetit dhe kishës, nuk është nënshkruar ende.

Megjithëse Kisha Ortodokse Serbe priste që kryeministri i Malit të Zi, Krivokapiq të nënshkruante marrëveshjen më 27 maj, kjo nuk ndodhi sepse kryeministri sqaroi që ai nuk mund të nënshkruante zyrtarisht marrëveshjen themelore, para mbledhjes së Qeverisë së Malit të Zi, në të cilën teksti i marrëveshjes duhet të miratohet.

Se si duket teksti i asaj marrëveshje, opinionit nuk i është bërë me dije. Por, Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar me një komunikatë, në të cilën patriarku ka shprehur befasinë e tij për mosnënshkrimin e marrëveshjes “duke mos përfillur, të paktën as bazimin dhe justifikimin e qëllimit të kryeministrit Krivokapiq, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen”.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti assha maja gojkoviq ministrja e kulturës patriarku serb porfirije vladimir velkoviq albin kurti assha maja gojkoviq ministrja e kulturës patriarku serb porfirije vladimir velkoviq

Sondazh

Poll

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Ilir Alimehmeti: Skandali, dhjetëra tonelata mbetje të rrezikshme spitalore në QSUT

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Duhet ta mbrojmë SPAK-un nga bufi dhe llumi i kënetës...

"Pavarësia shalqi me provë"/ Rama: Do të jemi kritikë ndaj një drejtësie të çalë profesionalisht!

Rama mohon sulmet ndaj drejtësisë për rastin "Veliaj": Qëllimi i lartë nuk justifiko mjetet e ulëta

Rama: Kemi luftuar për të arritur drejtësinë e pavarur që është sot...

Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Berisha: Kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve

"‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA"/ Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit

Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja

Vrau të dashurën dhe më pas veten, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

"Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme!" Çështja e Veliajt/ Rama: Jam kundër arrestimit të tij

Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun

Rama sulmon drejtësinë: Nuk mund të pranojmë që të shkelen të drejtat e njerëzve

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët

"Kur ne morëm detyrën vendi ishte pa drita", Rama: Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën

Shtyrja e dhënies së bonusit të pensionistëve, Rama: Është depozituar në Bankën e Shqipërisë

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë!

Rama: 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare

Fshirja e fotove me Alex Soros, Rama: Siç kam miq atë dhe të atin kam dhe që janë kundërshtarë me to

PS-PD bëhen bashkë, Kuvendi miraton me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, PS: Nuk jemi kundër asnjë emri

"Rama të vijë në parlament", Berisha: Të miratohet me urgjencë një rezolutë

Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike është Besim Ndregjoni

Berisha: Qeveria përdor SPAK-un! Ka pranuar prokurorë dhe gjykatës që flenë mbi krimin

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro...

"Ngjarja më e madhe për kombin shqiptar"/ Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull

Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje?

Tensione në Kuvend/ Spiropali nuk i jep fjalën Bardhit, Garda rrethon foltoren

Tubimi për Veliajn, Bardhi: Grusht shteti ndaj pushtetit gjyqësor

Sula nxjerr fustanin në foltoren e Kuvendit: Ajola e kishte për turp të vishej lirë

Spiropali uron Kosovën: Mirënjohje për martirët e luftës, 17 vite më parë triumfoi ëndërra

Rama 'lëshon' kryebashkiakun e Tiranës: Përgjegjësia e shkeljes se ligjit është individuale

Rama për deklaratat e Berishës: SPAK-ut nuk kanë ça i bëjnë fare!

Rama: Pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë

Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Ky institucion është për t’u shuar me çdo kusht

Berisha: Në SPAK janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës

"Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn"/ Paralajmëron Berisha: Është i zhytur gjer tek veshët

‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik Spahiu janë figurat më të zeza të historisë

Berisha-qytetarëve: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do pastrojë plotësisht komisariatin!

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë

Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht shteti brenda shtetit!

"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha del nga SPAK, zbulon letrën që la në SPAK

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!