LIVE UPDATES
Bota

 Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar ambasadorin malazez, Vuçiç: Dëshirojmë vetëm raporte të mira vëllazërore

30 Nëntor 2020, 11:15 Nga DOSJA
 Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar ambasadorin

SERBI-Serbia e ka tërhequr vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi. Një ditë më parë, Mali i Zi dhe Serbia kishin vendosur të dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq njoftoi për vendimin më 29 nëntor pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe pas konsultimeve me serbët e Malit të Zi.

“Ne kemi vendosur që Serbia në mënyrë të njëanshme të tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi. Raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”, tha Bërnabiq.

Ajo shfaqi shpresën se ky veprim do të konsiderohet nga ana e Podgoricës si shenjë e vullnetit të mirë si dhe potencoi se Serbia do të vazhdojë të zhvillojë raportet me Malin e Zi. “Ne edhe njëherë po e shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë”, tha ajo.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia “ka bërë një veprim të mirë” duke shtuar se i takon asaj të tregojë se dëshiron “raporte të mira dhe vëllazërore” me Malin e Zi.

Në një mesazh në Twitter, Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi mirëpriti vendimin e Serbisë dhe i bëri thirrje Malit të Zi të bëjë të njëjtën gjë.

“Respekti për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal janë themeli i zgjerimit të BE dhe procesit të stabilizimit dhe asociimit”, shkroi Varhelji.

Serbia e shpalli ambasadorin e Malit të Zi, person non grata (të padëshiruar) dhe urdhëroi dëbimin e tij nga vendi më 28 nëntor, pasi të njëjtin veprim e kishte bërë Mali i Zi me ambasadorin serb në Podgoricë. Kryeministri në ardhje i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më herët e kritikoi qeverinë në largim për vendimin, vetëm disa ditë para se të votohet nga parlamenti qeveria e re, që ka një orientim pro-serb.

“Akte të tilla nuk janë në frymën e rrugës evropiane dhe bashkëpunimit të mirë rajonal të vendeve mike,” shkroi Krivokapiq në Tëitter. Ai tha se regjimi në largim, madje edhe në ditët e tij të fundit, nuk “iu shmang polarizimit të shoqërisë dhe thellimit të ndarjeve”.

Si arsye për shpalljen person non grata dhe dëbimin e ambasadorit serb, ministria e Jashtme e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” .

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë: Serbinë dhe Rusinë, dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur aleat me Perëndimin.

Mali i Zi dhe Serbia ishin pjesë e një vendi të përbashkët para një referendumi më 2006 që çoi në pavarësimin e Malit të Zi.

Vendi tani do të drejtohet nga një koalicion pro-serb që do të votohet gjatë një seance parlamentare këtë javë, pas humbjes së Partisë Demokratike të Socialistëve pro-Perëndimore në pushtet. Partia më e fuqishme e koalicionit është Fronti Demokratik (DF), i cili kërkon lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe. Partnerët e tij, megjithatë, insistojnë që Mali i Zi të mbetet në kursin e tij pro-perëndimor. Krivokapiq tha se qeveria e re do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë.

“Ne do të promovojmë një politikë fqinjësie të mirë me Beogradin, si dhe me të gjithë në rajon, mbi parimin e sovranitetit, pavarësisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”, shkroi Krivokapiq

MARRË NGA REL

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ana bërnabiq aleksander vucic ana bërnabiq

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet