LIVE UPDATES
Aktualitet

Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri

6 Mars 2021, 22:13 Nga DOSJA
Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri

SHQIPËRI– Procesi i vaksinimit po shtrihet në zona të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë në fillim moshat e treta. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se nevojitet organizim më i mirë i vaksinimeve ndonëse ato janë në një numër të ulët. Vaksinimi po kryhet aktualisht në qendra të përqëndruara në qytetet kryesore, por më pas pritet të shtrihet në qendrat shëndetësore.

Të moshuarit kanë nisur të vaksionohen në Shqipëri kundër “Covid 19” në qendra të përqëndruara, të hapura posacërisht nga autoritetet shëndetësore, në disa prej qyteteve kryesore . Në një qendër të tillë në Gjirokastër vihet re një interesim i lartë që herët në mëngjes, ku është krijuar edhe radhë për t`u vaksinuar. Procesi për sejcilin që merr vaksinën zgjat pak, por autoritetet thonë se duhet bërë kujdes për të shmangur grumbullimet pasi banorët janë thirrur për t`u mbrojtur dhe jo infektuar. Specialistja e Shëndetit publik Sivla Bino thotë se procesi më pas do të vijojë në qendrat shëndetësore duke shmangur këto pika të përqëndruara.

“Deri tani nuk kemi pasur vaksinim në pika të grumbulluara, pra vaksinimet janë kryer në qendra shëndetësore. Ky është vaksinim në një qendër të grumbulluar ndaj është shumë i rëndësishëm organizimi. Nëse do të jetë në një qendër shëndetësore duhet orari i caktuar që të ketë mirëkuptim me popullatën pasi askush nuk do ngelet pa vaksinuar”, thotë ajo.

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër Shpëtim Novi thotë se organizimi i vaksinimit bëhet nga mjekët e lagjeve që përpilojnë listat mbi bazë të regjistrit elektronik dhe në pikat e përqëndruara vijnë personat e njoftuar. Sipas tij skema funksionon pa probleme ndonëse në fillim ka një përqëndrim, në të njëjtën kohë, të personave të njoftuar, tek qendra e vaksinimit.

“Aplikimi i vaksinës antikovid bëhet mbi bazë të një planifikimi që qendrat shëndetësore bëjnë mbi bazë të personave të kësaj grupmoshe. I gjithë problemi i këtij procesi është që cdo banor të kontaktohet nga mjeku familjes lidhur me vaksinën. Ka edhe persona që mund të mos aplikojnë vaksinë si ata që mund të jenë të infektuar për momentin apo kanë pasoja që vlerësohen nga mjeku”, thotë ai.

Pranë pikave të vaksinimit qëndrojnë ekipet e urgjencës shëndetësore, por deri tani sipas përgjegjësit të shërbimit epidemiologjik në Gjirokastër Arenc Brahimi nuk ka pasur asnjë rast të reaksionit apo përkeqësimit shëndetësor pas kryerjes së vaksinës.

Specialistja e Institutit të Shëndeti Publik Sivla Bino thotë se Shqipëria ka kapacitete për ta zhvilluar procesin që do të varet nga ardhja e dozave të vaksinës dhe koha. Sipas zonjës Bino përparësi tani i është dhënë personelit shëndetësor i cili është vaksinuar në pika të përqëndruara dhe më pas pjesëtarëve në shtëpitë e të moshuarve dhe moshave të treta në zonat urbane dhe rurale.

“Mendoj se vaksinimi do shkojë pa probleme pasi nga pikat e përnbashkëta do kalojmë në vaksinimet në qendrat shëndetësore. Shqipëria ka një rrjet shumë të mirë të qendrave shëndetesore dhe të vaksinimit, pra rrjet vaksinatoresh dhe infermieresh që janë mësuar me vaksinimin gjatë gripit, kështu që do jetë e volitshme ecuria në varësi të dozave të vaksinës dhe kohës”, thotë ajo.

Në Shqipëri, që nga mesi i janarit të këtij viti kur nisi procesi, janë vaksinuar rreth 18 mijë persona, ndërkohë që në vend për këtë periudhe kanë ardhur 32 mijë e 562 vaksina, prodhim i kompanisë Pfizer. Shqipëria e pret sasinë më të madhe të vaksinave nga mekanizmi ndërkombëtar “COVAX “ me te cilin ka nënshkruar një marrëveshje për 1.114.000 doza vaksinash, të parapaguara me rreth 3,9 milionë dollarë. Mekanizimi “COVAX “ njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza vaksina të kompanisë AstraZeneca. Sipas autoriteteve një sasi prej më shumë se 14 mijë dozash të kësaj vaksine pritet të mbërrijë brenda 15 marsit. Ekspertët e shëndetit kanë kërkuar përshpejtimin e procesit të vaksinës nisur edhe nga përkeqësimi i infektimeve dhe pasojave për jetën. Vetëm gjatë muajit shkurt në Shqipëri humbën jetën 423 persona dhe ritmi i lartë i infektimeve me koronavirus që po vijon po shoqërohet me numër të lartë humbjesh jete edhe gjatë ditëve të para të marsit.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Mars 2021, 17:31

TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka ka...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës