Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kanë bërë thirrje deputetëve që të votojnë pro zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut, gjë që pritet të votohet në seancën plenare të 10 shkurtit.. Në një deklaratë të përbashkët, SHBA e BE shkruajnë se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi dhe se për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre. Në deklaratë citohet dhe sugjerimi i Komisionit të Venecias që ka konfirmuar se konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike. Për SHBA-në e BE-në, kjo nuk është çështje partiake, por e interest kombëtar për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në BE. Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultate. Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element themelor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetingut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për nje periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike. Zgjatja e propozuar e vetingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë që të gjithë deputetët- pavarësisht nga përkatësia partiake- ta shohin këtë si një çështje të interesit kombëtar dhe të votojnë në përputhje me të, ashtu siç kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Shqipërisë. Vota për zgjatjen e vetingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
Më herët, edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, iu bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të votojnë për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut, pritet të votohen në Parlament në seancën e datës 10 shkurt. Për të zgjatur mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë deri më 31 dhjetor 2024 duhen 94 vota nga 140 deputetë. Më datë 21 Janar 2021, Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ndryshimet kushtetuese të miratuara nga maxhoranca për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut deri në fund të vitit 2024.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DIVJAKË- Përkeqësimi i motit mbrëmjen e së hënës u shkaktoi dëme fermerëve në Divjakë. stuhia që solli shi dhe erë të fortë dëmtoi serrat diellore duke u g...
TIRANË– Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen ‘184’! shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e të akuzuarit Robert Aga, i cili ka njoftuar se ...
SHBA – Janë publikuar të gjitha listat e kandidaturave për çmimet “Oscar” (Academy Award) për prodhimet më të mira kinematografike të v...
TIRANË– Kreu i shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban për veriun Dashnor Memaj shprehet se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftë...
TIRANË– Ervis Gjeci, banues në Kurbin është dënuar me nëntë vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze të mitur, mësohet se Gjykata e...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cioli u vu në pranga dhe u akuzua për shpërdorim detyre....
TIRANË– Kol Gjini është dënuar me katër vite burg për kryerjen e veprës penale të “Ngacmim seksual kundër fëmijëve”. Në njoftimin e Gjykatës bëhet me...
ELBASAN- Orges Dosku, 38 vjeç, banues në Elbasan është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se për Doskun G...
LIBRAZHD – Kthesa e Murrashit nuk ka bordurë metalike. Edhe pse policia raportoi dje se autobusi i linjës Korçë-Tiranë u përplas me bordurën metali...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa nga efektet që mund të pësojë çdo i vaksinuar që merr dozën e tretë...