LIVE UPDATES
Bota

SHBA merr masa të forta kundër Kinës, ja çfarë ligji nënshkroi Donald Trump

15 Korrik 2020, 18:01 Nga DOSJA
SHBA merr masa të forta kundër Kinës, ja çfarë ligji

SHBA– Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën një ligj për sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që kanë minuar autonominë e Hong Kongut si dhe një urdhër ekzekutiv që i jep fund trajtimit special të këtij territori autonom kinez. Në komentet e tij, presidenti u përpoq ta prezantonte veten si më të ashpër ndaj Kinës se konkurrenti i tij i pritshëm në zgjedhje, demokrati Joe Biden. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara analizon ndikimin që do të kenë këto masa në garën presidenciale të nëntorit:

Presidenti Donald Trump njoftoi vendimet e fundit të administratës së tij ndaj Kinës:

“Sot nënshkrova një ligj si dhe një urdhër ekzekutiv për të vënë Kinën para përgjegjësisë për veprimet shtypëse kundër popullit të Hong Kongut,” tha presidenti.

Akti i Autonomisë së Hong Kongut vendos sanksione kundër individëve ose institucioneve që kryejnë biznes me zyrtarë kinezë, përgjegjës për zbatimin në Hong Kong të ligjit të ri kinez për sigurinë kombëtare. Ligji i jep presidentit autoritet të sekuestrojë zotërimet e zyrtarëve dhe të mos u lejojë hyrje në SHBA.

“Mendoj se administrata me këtë akt dërgon një sinjal se Shtetet e Bashkuara nuk po përpiqen më ta bindin Pekinin të ulë presionin ndaj Hong Kongut, por po zbatojnë akte që Kina të ndjejë koston e një sjelljeje të tillë” thotë analisti Zack Cooper.

Urdhri ekzekutiv i presidentit i jep fund trajtimit special të Hong Kongut, i cili tani do të trajtohet njëlloj si Kina.

Këtë javë administrata Trump arriti me sukses të bindë Britaninë të heqë gjigandin kinez Huawei nga rrjeti i saj 5G.

Zoti Trump e prezantoi veten si më të ashpër ndaj Kinës se kundërshtari i tij, ish-nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të konkurrojë përballë presidentit në zgjedhjet presidenciale:

“E gjithë karriera e Joe Bidenit ka qenë një dhuratë për Partinë Komuniste Kineze dhe për të gjithë gabimet shkatërrimtare që janë bërë,” tha presidenti.

Zoti Biden e ka kritikuar presidentin se ka nxitur luftë tregtare me Kinën dhe ka thënë se ai vetë mban qëndrim shumë më të fortë ndaj Pekinit:

“Kinezët po shpenzojnë miliarda dollarë për të zotëruar teknologjinë e së ardhmes e ne po rrimë duarkryq,” tha zoti Biden.

Kina do të jetë një temë e rëndësishme në zgjedhjet e nëntorit, thotë analisti Cooper.

“Të dyja palët kanë pika të dobëta në këtë betejë. Mendoj se presidenti është më i rrezikuar. Presidenti arriti marrëveshje tregtare me Kinën, të cilën e nënshkroi në janar. Marrëveshja nuk garanton disa nga shkëmbimet më me peshë, si për shembull garanci për blerjen e produkteve bujqësore që janë shumë të rendësishme në shtetet qendrore amerikane”.

Presidenti tha kohët e fundit se marrëdhënia e tij me Kinën është “dëmtuar rëndë” nga mënyra si reagoi Pekini ndaj pandemisë dhe se ai nuk është i interesuar të bisedojë me kinezët për fazën e dytë të marrëveshjes.

Ndërkaq, Kina po vendos sanksione ndaj firmës amerikane të pasisjeve mbrojtëse, Lockheed Martin, pasi Uashingtoni miratoi një paketë që mund t’i ofrojë Tajvanit teknologji e pajisje raketore me vlerë 620 milionë dollarë. Pekini ka vendosur gjithashtu sanksione ndaj senatorëve Marco Rubio dhe Ted Cruz, të dy kritikë të fortë të Kinës.

Marrë nga:VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kine shba donald trump kine shba

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës