Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby tha në një deklaratë se sulmet ishin ndërmarrë me urdhrin e Presidentit Joe Biden.
“Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”,– thuhet në deklaratë.
Goditja e sotme mund të jetë veprimi i parë i Shteteve të Bashkuara si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve.
“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”,- thuhet në deklaratë.
Por njëkohësisht goditja ishte e kufizuar dhe nuk synonte përshkallëzimin.
Po ashtu, një vendim për të goditur vetëm në Siri dhe jo në Irak do t’i jepte qeverisë irakiane kohë për të kryer hetimin e vet për një sulm të 15 shkurtit që plagosi amerikanë. Sipas Pentagonit, sulmet shkatërruan disa objekte të vendosura në një pikë kontrolli kufitar të përdorur nga një numër grupesh militantësh të mbështetur nga Irani.
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë disa sulme ushtarake si kundërpërgjigje vitet e fundit.
Sulmet me raketa kundër pozicioneve të SHBA në Irak u kryen ndërsa Uashingtoni dhe Teherani po përpiqen të gjejnë rrugët për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila u tërhoq ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në sulmin e 15 shkurtit, raketat goditën bazën ushtarake amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit në rajonin e kontrolluar nga Kurdët duke vrarë një kontraktor jo-amerikan dhe duke plagosur një numër kontraktorësh amerikanë dhe një ushtar amerikan. Një tjetër goditje disa ditë më pas kishte si objektiv një bazë ku strehohen forca amerikane në veri të Bagdadit duke lënduar të paktën një kontraktor.
Marrë nga VOA.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI– Zyra e Prokurorit federal të Gjermanisë i njoftoi akuzat e spiunazhit në një njoftim për shtyp të enjten. Ajo tha se i dyshuari, i identifikuar ...
BULLGARI-Bullgaria ka njoftuar javën e kaluar, se do të shpërndaj dozat e vaksinave për të gjithë popullsisë, pas mbarimit të vaksinimit të një grupi të vogël t...
BRUKSEL– Fushata e vaksinimit në BE kundër koronavirusit duhet të përshpejtohet. Kapacitetet e prodhimit duhet të zgjerohen në bashkëpunim me prodhuesit e...
BOTË- Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurim...
Përkrahësit e ish-presidentit Donald Trump që ndërmorën sulmin vdekjeprurës në Kapitol më 6 janar kanë lënë të kuptohet se duan të “hedhin në erë” s...
Shtetet e Bashkuara ndërmorën të enjten sulme ajrore në Siri ndaj “infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetur nga Irani”, njoftoi Pentagoni....
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarë...
Gazetari Duriqi sipas policisë u sulmua në hyrje të banesës së tij. Ai u trajtua në spital, sepse i janë thyer dhëmbët dhe hunda nga pasojat e sulmit.“Në ...
Me premtimin për kthim gradual në normalitet tani që shumë vende kanë filluar fushatat e vaksinimit, po ndizet debate për pasaportat e vaksinimit. Ata që e mbës...
Një prokuror në Nju Jork ka marrë në dorëzim kopje të dokumenteve fiskale të ish-Presidentit Trump, pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë këtë javë përpjekjet e zot...