LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Nuk ka shenja se negociatat Rusi-Ukrainë do të japin rezultat

29 Prill 2022, 21:27 Nga DOSJA
SHBA: Nuk ka shenja se negociatat Rusi-Ukrainë do të japin rezultat

SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë shenja se negociatat Rusi-Ukrainë po “rezultojnë të frytshme” ndërsa agresioni i Moskës hyn në muajin e tretë, thotë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

“Rusët nuk duket të jenë të gatshëm të negociojnë me seriozitet,” i tha Zërit të Amerikës në një intervistë të enjten, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë të enjten pas një ndalese të martën në Moskë, ku u takua për gati dy orë me Presidentin Vladimir Putin. Zoti Chollet tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bisedoi me zotin Guterres përpara udhëtimit të tij në Moskë dhe Kiev dhe se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të dëgjojnë nga shefi i OKB-së nëse duket të ketë një rrugë përpara drejt paqes.

Në Kongres, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën projekt-ligjin që shqyrton mbështetjen e Kinës për agresionin rus ndaj Ukrainës. Nëse miratohet, ligji do të parashikojë që Departamenti i Shtetit të paraqesë rregullisht raporte për qëndrimin e Pekinit.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacion që Kina t’i ketë dhënë armë dhe furnizime Rusisë por Uashingtoni po i ndjek nga afër veprimet e Kinës, thanë zyrtarët amerikanë.

“Kina do të paguajë një çmim nëse ndihmon Rusinë – qoftë ndihmë të drejtpërdrejtë, veçanërisht ndihmë ushtarake, apo duke ndihmuar Rusinë në shmangien e sanksioneve,” i tha zoti Chollet Zërit të Amerikës.

Ai paralajmëron se “hapësira e bashkëpunimit” midis SHBA-së dhe Kinës po “zvogëlohet”, ndërsa pritet që Sekretari Blinken të parashtrojë qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës “në ditët në vijim”.

Intervista e përmbledhur e Zërit të Amerikës me këshilltarin e lartë Chollet

Zëri i Amerikës: Presidenti Biden ka paraqitur një propozim në Kongres për të mbajtur para përgjegjësisë oligarkët rusë. Ai gjithashtu po i kërkon Kongresit fonde shtesë për të ndihmuar Ukrainën. Çfarë e dallon këtë njoftim nga ata të mëparshmit?

Derek Chollet: Kjë është një shprehje historike e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara (për Ukrainën). Presidenti Biden i kërkoi Kongresit mbi 30 miliardë dollarë në mbështetje për Ukrainën. 20 miliardë prej tyre do të jenë ndihmë për sigurinë dhe mbrojtjen. Do të ketë gjithashtu edhe ndihmë humanitare dhe mbështetje ekonomike. Pra, ky është një shembull tjetër i angazhimit të Shteteve të Bashkuara për një Ukrainë të fortë, të sigurt dhe të pavarur.

Zëri i Amerikës: Anëtarët e kongresit po votojnë për ligjin e Huadhënies për Mbrojtjen e Demokracisë së Ukrainës për vitin 2022.

Derek Chollet: Shtetet e Bashkuara janë përqëndruar tani tek ndihma shtesë përmes Kongresit që presidenti sapo ka propozuar, dhe shifra prej 30 miliardë dollarësh mendojmë se reflekton interesin tonë për një Ukrainë të sigurt.

Ajo që ka qenë kritike gjatë gjithë kësaj krize është mbështetja dypartiake që kemi patur nga Kongresi. Dhe Kongresi ka punuar shumë ngushtë me administratën për t’i siguruar Ukrainës mbështetjen e rëndësishme që ne kemi siguruar deri më tani. Por përsëris, kjo ndihmë do të katërfishohet në javët e ardhshme nëse miratohen këto 30 miliardë dollarë, gjë që ne besojmë se Kongresi do ta bëjë.

Zëri i Amerikës: A kanë Shtetet e Bashkuara një vlerësim për shëndetin e Putinit?

Derek Chollet: Nuk kemi. Sigurisht që sot nuk komunikojmë me të personalisht. Dhe kështu që nuk kemi një vlerësim për shëndetin e tij.

Por kemi një vlerësim për pasojat e vendimeve që ai po merr. Është besimi ynë i qartë se ai ka marrë vendimin e gabuar kur ndërmori këtë luftë brutale kundër Ukrainës. Ne i dhamë çdo mundësi për të zgjedhur një rrugë tjetër për muaj të tërë, por gjithashtu ia bëmë shumë të qartë se Rusia dhe ai do të paguanin një çmim të lartë nëse do të fillonte një luftë kundër Ukrainës.

Zëri i Amerikës: A ka biseduar Uashingtoni me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres pas takimit të tij me Putinin të martën?

Derek Chollet: Ne kemi qenë në kontakt shumë të ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm gjatë gjithë kësaj krize. Sekretari Blinken ka folur me të në telefon përpara udhëtimit të tij në Moskë dhe Ukrainë. Nuk jam i sigurt nëse kolegët kanë folur me të, pasi sekretari Blinken ende nuk ka folur. Por sigurisht, do të vazhdojmë të jemi në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm për të dëgjuar për udhëtimin e tij dhe nëse ekziston mundësia e një rruge për paqen. Dyshojmë. Nuk kemi parë shumë shenja shprese që negociatat të jenë të frytshme. Rusët nuk duket se janë të gatshëm të negociojnë në një mënyrë kuptimplotë.

Zëri i Amerikës: Të kalojmë tek roli i Kinës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. A mund të përballet Kina me sanksione dytësore nëse ofron mbështetje materiale ose financiare për Rusinë?

Derek Chollet: Shtetet e Bashkuara janë shprehur shumë qartë – Presidenti Biden në bisedat e tij me Presidentin Xi (Jinping), Sekretari Blinken në bisedat e tij me ministrin e Jashtëm kinez Wang (Yi) – se Kina do të paguajë një çmim nëse e ndihmon Rusinë, ose duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë – veçanërisht ndihmë ushtarake – ose duke ndihmuar Rusinë të shmangë sanksionet.

Kina i di shumë mirë pasojat ekonomike me të cilat mund të përballet nëse e ndihmon Rusinë. Vetë Kina po e pëson nga sanksionet që kemi vendosur ndaj Rusisë. Ne shpresojmë që kinezët të marrin një vendim për të mos e mbështetur Rusinë.

Zëri i Amerikës: A do ta mbajë zoti Blinken fjalimin mbi Kinën para apo pas samitit SHBA-ASEAN (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore)?

Derek Chollet: Nuk dua të shprehem përpara fjalimit të sekretarit. Ai, natyrisht, i jep një prioritet shumë të lartë strategjisë sonë ndaj Kinës.

Presim me padurim që të flasim për këtë në javët e ardhshme.

Zëri i Amerikës: Cila është qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Popullore të Kinës? A mund të bashkëpunojnë të dy vendet pas luftës së Rusisë në Ukrainë?

Derek Chollet: Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë shumë të ndërlikuara. Ka elemente që janë konfliktualë, qartazi, çështje ku SHBA dhe Kina nuk do të pajtohen kurrë në thelb. Ka fusha të kësaj marrëdhënie ku mbizotëron konkurrenca dhe Shtetet e Bashkuara e mirëpresin konkurrencën me Kinën për sa kohë që luhet me të njëjtat rregulla. Po ashtu, ka fusha të marrëdhënieve që ne mendojmë se, sipas nevojës, duhet të ketë bashkëpunim. Për shembull, për një çështje si ndryshimi i klimës, ku ne nuk do të jemi në gjendje të trajtojmë pasojat e ngrohjes së klimës nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk mund të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku. Fatkeqësisht, është një hapësirë që po tkurret, sa i përket bashkëpunimit.

Zëri i Amerikës: Ndërsa Uashingtoni organizon një samit të posaçëm me vendet e ASEAN-it në maj, cili është propozimi amerikan për ato vende në lidhje me Ukrainën?

Derek Chollet: Ky samit special i ASEAN-it … do të jetë një samit historik. Do të jetë hera e parë që udhëheqësit e vendeve të ASEAN-it të takohen këtu në Uashington dhe do të jetë takimi më i madh i udhëheqësve në Uashington që nga fillimi i pandemisë. Fjala jonë për aleatët dhe miqtë tanë të vendeve të ASEAN-it është e njëjta me atë që u kemi thënë të gjithë aleatëve dhe miqtë tanë në mbarë botën: Ana që duhet të mbajmë kundër asaj që Rusia po bën në Ukrainë. Ne duam që miqtë e ASEAN-it të qëndrojnë përkrah nesh kur bëhet fjalë për izolimin dhe ndëshkimin e Rusisë.

Zëri i Amerikës: Po në lidhje me stërvitjen ushtarake mes Vietnamit dhe Rusisë, të njoftuar nga media shtetërore ruse?

Derek Chollet: Nuk mund të komentoj në mënyrë specifike për atë stërvitje. Isha në Hanoi disa javë më parë, pata biseda të gjata me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Vietnameze dhe Ministrisë së Mbrojtjes për marrëdhëniet SHBA-Vietnam, që ne besojmë se kanë potencial të jashtëzakonshëm, si dhe për shqetësimet tona reale për Rusinë dhe rrugën që Rusia po ndjek përpara.

Argumenti që u paraqitëm miqve tanë në Vietnam, të cilin besoj se e shohin të arsyeshëm, është se Rusia është një partner shumë më pak tërheqës sot sesa ishte katër muaj më parë. Rusia do të jetë më e izoluar në botë. Do të ketë një ekonomi të shkatërruar. Dhe sinqerisht, ushtria e saj ka treguar dobësitë e saj.

Një vend si Vietnami, për shumë dekada, ka pasur një marrëdhënie me Rusinë, dhe më parë me Bashkimin Sovjetik. Pra, ne e kuptojmë se ndoshta disa nga ndryshimet e politikave që po kërkojmë nuk do të ndodhin menjëherë. Por megjithatë, ne besojmë se vende të tilla duhet të vlerësojnë marrëdhëniet me Rusinë dhe ne jemi të gatshëm të jemi partnerë me ta ndërsa ata mendojnë për sigurinë e tyre në të ardhmen.

Zëri i Amerikës: Qeveria ushtarake e Mianmarit po tregon mbështetje për Rusinë. Dhe meqë jemi këtu, a keni ndonjë koment për dënimin e Aung San Suu Kyisë?

Derek Chollet: Ishte një proces gjyqësor i rremë dhe është vetëm një shembull tjetër i juntës në Myanmar që mori pushtetin në mënyrë të paligjshme në shkurt të vitit 2021 për të përdorur sistemin gjyqësor në përpjekje për të ndëshkuar armiqtë e saj politikë. Ajo që duhet të shohim në Mianmar është një ndërprerje e dhunës.

Duhet të shohim një kthim në qeverisjen demokratike. Dhe derisa ta shohim këtë të ndodhë, Shtetet e Bashkuara nuk do të angazhohen me juntën. Përfaqësuesit e juntës nuk do të jenë pjesë e samitit special të ASEAN-it këtu në Uashington.

Myanmari do të përfaqësohet në një nivel jopolitik, siç ka qenë në takimet e ASEAN-it, dhe junta në Mianmar e di se çfarë duhet të bëjë. Ajo duhet t’i përmbahet konsensusit 5-pikësh të ASEAN-it dhe ta kthejë Mianmarin në rrugën e demokracisë, të mos përdorë gjyqësorin për të ndërmarrë një lloj dënimi të rremë kundër udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike si Aung San Suu Kyi.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota derek chollet lufta ukraine-rusi derek chollet lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria