LIVE UPDATES
Bota

SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet

14 Mars 2022, 22:10 Nga DOSJA
SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse ndihmon Rusinë

SHBA- Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë Pekinin se do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën për t’iu shmangur sanksioneve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, e bëri paralajmërimin para një takimi të hënën me kryediplomatin kinez në Romë. Ndërkohë një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës.

Zoti Sullivan tha se Kina “absolutisht” do të përballej me pasoja, nëse ndihmon Rusinë t’u shmanget sanksioneve perëndimore.

Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë dhe që Rusia të ketë një burim lehtësimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë”, tha ai.

Zoti Sullivan i bëri komentet për CNN-in të dielën para takimit të së hënës me kryediplomatin kinez Yang Jiechi në Romë. Zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara besonin se Kina e dinte që Rusia po planifikonte veprime në Ukrainë përpara se të fillonte agresioni, megjithëse mund të mos ketë pasur dijeni për përmasat.

Zoti Sullivan tha se Uashingtoni po ndiqte me kujdes veprimet e Pekinit për të parë se në çfarë mase mund ta ndihmonte Rusinë. Rusia tha të dielën se po mbështetej te Kina për ta ndihmuar atë të përballonte goditjen ndaj ekonomisë së saj nga sanksionet perëndimore.

Një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës, një kërkesë që rrit tensionet lidhur me luftën, para takimit në Romë. Zyrtari amerikan, duke folur pa u identifikuar tha se ditët e fundit, Rusia kishte kërkuar mbështetje nga Kina, përfshirë pajisjet ushtarake, për të vazhduar luftën në Ukrainë. Zyrtari nuk dha detaje të mëtejshme.

Perspektiva që Kina t’i ofrojë Rusisë ndihmë financiare është një nga shqetësimet e Presidentit Joe Biden. Rusia dhe Kina kanë forcuar bashkëpunimin kohët e fundit pasi të dyja janë nën presion të fortë perëndimor mbi të drejtat e njeriut dhe një sërë çështjesh të tjera. Por ndërhyrja ruse në Ukrainë e ka vënë gjithashtu Kinën në një pozicion të vështirë me dy nga partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë: SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Kina ka nevojë për qasje në ato tregje. Megjithatë Pekini nuk e ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës por ka kërkuar një zgjidhje të negociuar.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jake sullivan lufta ukraine-rusi shba jake sullivan lufta ukraine-rusi shba

Sondazh

Poll
Bota 14 Mars 2022, 18:48

Sllovakia dëbon tre anëtarë të Ambasadës ruse

Sllovakia ka njoftuar të hënën, 14 mars, për dëbimin e tre pjesëtarëve të stafit të Ambasadës ruse dhe u ka dhënë afat prej 72 orësh që të largohen nga shteti.“...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë