LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Shefi i Komisariatit të Policisë në Shkodër shtyn gazetaren dhe operatorin, Paulin Çupi: Dil jashtë, pastaj merr mi

30 Shtator 2021, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Shefi i Komisariatit të Policisë në Shkodër shtyn

SHKODËR- Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 3 zotërinjve në Shkodër, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme në vitin 2007 dhe sot ata kanë zbuluar se numrat e tyre të Amzës, por edhe të gjithë brezit të asaj kohe, janë tjetërsuar.

Për problemin e Amzës së korrigjuar, gazetarja e Stop shkoi në Zyrën Vendore Arsimore dhe për këtë çështje punonjësja na njofton se palët e dëmtuara duhet t’i drejtohen gjykatës. Por, njëri prej zotërinjve të cilit i është tjetërsuar numri i Amzës, e ka denoncuar rastin në polici më datë 15 Shtator tek oficeri i Policisë Gjyqësore, Fadil Hotaj.

Gazetarja e Stop, Domenika Bajraktari, shkoi në Komisariatin e Policisë së Shkodrës për t’u interesuar për rastin. Për aty gazetarja përballet me arrogancën e shefit të Komisariatit Shkodër, Paulin Çupi, i cili prek me dorë gazetaren dhe shtyn kameramanin duke i nxjerrë jashtë.

E gjithtë skena e sjelljes arrogante dhe të papranueshme të shefit të Komisariatit Shkodër Paulin Çupi është filmuar nga kamera e fshehtë.

Polici: Si kaluat?

Gazetarja: Si je shefi? Do kërkojmë një informacion.

Polici 2: Po pse i fute?

Gazetarja: Pse e kritikon “Pse i fute?”? Ku e ke të shkruar, që mund të më ndalosh?

Polici: Ke mundësi, dil atje! Duhet me njoftu dikë tjetër ne, se kemi Shef Komisariati. Ke mundësi me dal atje?

Gazetarja: Jo nuk dal, sepse ky është një institucion shtetëror dhe ju nuk keni të drejtë të nxirrni gazetarët dhe duhet të edukoheni!

Gazetarja: Ti nuk ke punë fare me mua njëherë, këtu ka një zyrë, është një punonjës, që paguhet dhe që është pikërisht për marrdhëniet me median. Ku është punonjësi? T’i ndajmë gjërat!

Polici: Unë jam oficer i rojës moj zonjë.

Gazetarja: Je i rojës për popullin.

Polici telefonon shefin e komisariatit, Paulin Çupi:

Polici: Na kan’ ardhë këta gazetarët e Tv klanit, kanë hyrë deri te zyra e sherbimit të qytetarëve edhe nuk japin arsye, pse kanë ardhë.

Gazetarja: Unë dua personin, që pret median!

Gazetarja: Shefi përshendetje!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Unë jam Shefi i Komisariatit! Ça problemi ke?

Gazetarja: Unë jam Domenika nga emisioni “Stop”.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po! Përse keni ardhë këtu?

Gazetarja: Në radhë të parë duhet të trajtohet ky institucion si Shtetëror!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi:”Më thuni” pra çfarë arsye keni, që vini këtu? Nuk është han.

Gazetarja: Për një denoncim, ah nuk është han, sigurisht, që nuk është han. Sepse nuk është han, ne e trajtojmë si institucion, se po të jetë han, trajtohet ndryshe.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Për çfarë keni ardhë ju këtu?

Gazetarja: Për një denoncim, që është bërë me datën 15 shtator, e ka marr Fadil Hotaj.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Keni bërë kërkesë?

Gazetarja: Jo, nuk bëj kërkesë, sepse kjo është mënyra burokratike e institucionit, nuk është mënyra ime.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Atëhere duhet të bëni kërkesë për zgjidhjen e problemit, ça kërkoni ju?

Gazetarja: Unë kërkoj oficerin e policisë gjyqësore Fadil Hotaj!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po! Dilni e priteni jashtë!

Gazetarja: Jo, a do vijë?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dilni jashtë! Dilni jashtë!

Gazetarja: Je shefi i komisariatit?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po! Dilni jashtë!

Shkon te operatori dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Vazhdo, vazhdo!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Ti del jashtë pastaj merr ministrin, merr kë të duash!

Gazetarja: Ky është shefi i komisariatit!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Vazhdoni dilni jashtë!

Gazetarja: Jo, jo jashtë nuk mund të na nxirrni!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Ju jashtë tashi! Dilni jashtë tashi!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Ore zotëri nuk dhunoni institucionin ju, dil jashtë! Vazhdo!

Gazetarja: Kush po dhunon institucionin?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Po dhunim institucioni është, vini e hyni këtu.

Gazetarja: Kush po bërtet këtu?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Nuk futeni këtu! Mund t’ju vë në dispozicion zëdhënësen dhe atëherë mund të hyni këtu dhe të interesoheni!

Gazetarja: Ju zëdhënësen duhet ta keni këtu në momentin, që sheh median!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Kërkojeni te dera! Dilni jashtë! Kërkojeni te dera, jo të hyni në zyrën time!

Gazetarja: Po si more zotëri, kur e privatizove ti këtë institucion?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Nuk vjen ti në zyrën time këtu!

Gazetarja: Kur e privatizove, more zotëri?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dil jashtë!

Gazetarja: Kur e privatizove ti Policinë e Shtetit?

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dilni jashtë!

Gazetarja: Këtu në Shkodër keni një problem shumë serioz me shtëpinë, ju e konsideroni punën e shtetit si …

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Di me ba emision të bukur ti, vazhdo dil jashtë(shtyn) tashi, vazhdo dil jashtë! Drejto kërkesën te dera aty, ka një derë aty, ka një posto-bllok aty, ka një shërbim policie aty. Ti nuk mund të hysh kështu!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Dil jashtë! ( shtyn operatorin)

Operatori: Jashtë jam.

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Atje, atje! (jashtë portës hekurit) vazhdo mor djalë, jashtë po të them!

Polici: Vazhdo zonjë! ( shtyn me duar)

Gazetarja: Po ti qenke i bezdisshëm, mos prek me duar, edhe shefi i komisariatit prek me duar!

Shefi i Komisariatit Paulin Çupi: Vazhdo jashtë!

Megjithatë, pavarësisht pengesave nga drejtuesit e Komisariatit të Shkodrës të cilët e trajtonin institucionin si pronë private, gazetarja mori informacionin që i nevojitej. Materialet për tjetërsimin e Amzës janë referuar në Prokurori për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të punonjësve të mëparshëm dhe falsifikim të numrit të Amzës.

Marrë nga Tv Klan

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet numrat e amzes paulin cupi numrat e amzes paulin cupi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen