LIVE UPDATES
Aktualitet

Shefi i Pfizer: Covid do qëndrojë. Vetëm të vaksinuarit mund t’i kthehen jetës normale

11 Tetor 2021, 17:51 Nga DOSJA
Shefi i Pfizer: Covid do qëndrojë. Vetëm të vaksinuarit mund

Tiranën e vizitoi drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla, i cili bashkë më kryeministrin Edi Rama dhe ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në QSUT panë ambientet e ruajtjes së vaksinave prodhuar nga kjo kompani, e më pas ndoqën procesin e vaksinimit në Air Albania. Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, CEO i Pfizer, Albert Bourla fillimisht komenton vijueshmërinë e vaksinimit në vendin tonë krahasuar me rajonin dhe vendet e tjera në botë.

Albert Bourla: Në rajon Shqipëria është duke ecur shumë mirë ndërsa për sa i përket Europës është duke bërë progres. Europa është më mirë me këtë proces nëse e krahasojmë me të gjithë botën. Unë mendoj se këtu është bërë një punë e shkëlqyer. Jam krenar që vaksina jonë këtu po luan një rol të rëndësishëm.

Muhamed Veliu: Deri në fund të këtij viti sa doza të tjera Pfizer pritet të sjellë në Shqipëri?

Albert Bourla: Ne jemi duke biseduar tani për më shumë 1 milion doza. Për këtë vijojnë diskutimet edhe tani.

Muhamed Veliu: A i keni sugjeruar qeverisë shqiptare, nisjen e vaksinimit me dozën e tretë me Pfizer për personat që tashmë kanë marrë dy doza?

Albert Bourla: Nuk është në rolin tim për të bërë një sugjerim të tillë. Janë autoritetet e shëndetësisë në vend që duhet ta marrin këtë vendim bazuar në të dhënat që ne paraqesim. Ne i kemi bërë publike të dhënat për sa i përket dozës së tretë, tek autoritetet përfshi ato shqiptare për ta marrë një vendim.

Muhamed Veliu: Është e domosdoshme bërja e dozës së tretë?

Albert Bourla: Ne besojmë se është e sigurt, është efektive dhe është e nevojshme. Shumë vende deri më tani e kanë përqafuar këtë rekomandim dhe doza shtesë është dhënë.

Muhamed Veliu: Gjatë një viti, një person sa doza vaksinë mund të marrë?

Albert Bourla: Tani skema e vaksinimit është 1-4-6 që do të thotë, doza e parë në fillim e dyta në katër javë dhe e treta pas 6 muajve. Kjo është skema më e zakonshme e vaksinimit. Me rastet e Covid, eksperienca nuk është shumë e madhe. Nuk e dimë nëse efektshmëria e dozës së tretë është për një vit, dy vite pak apo më shumë. Është diçka që duhet ta shikojmë. Nëse do të hamendësoj mund t’u them se doza e tretë mund të ketë veprim për të paktën një vit, pas marrjes.

Muhamed Veliu: A po punoni në pasjen e një vaksine të re pasi Covid ka pësuar mutacione të shpeshta të cilat po i shikojmë çdo ditë?

Albert Bourla: Kjo që thoni është e drejtë. Shikojmë variante të reja për të cilat janë duke u marrë shkencëtarët. Ata janë duke bërë teste nëse këto variante mund të kalojnë sistemet tona të mbrojtura. Nëse është kështu do të përpiqemi të bëjmë një vaksinë të re të bërë në atë formë posaçërisht këto variante. Deri më tani kemi bërë dy të tilla. E para ishte për variantin BETA me origjinë Afrikën e Jugut.Paçka se bëmë nuk e përdorëm pasi nuk ishte e nevojshme pasi kuptuam që vaksina aktuale mbron shumë mirë edhe variantin BETA. Për rastin e dytë me të cilin jemi duke u marrë është për variantin DELTA. Këtë e kemi në zhvillim e sipër. Jam i sigurt 99.9 % se nuk do të na nevojitet. Ne do ta përfundojmë programin por nuk do të duhet sepse vaksina aktuale mbron më së miri kundra DELTËS. Mbase një ditë varianti e kalon mbrojtjen dhe nëse ky do të jetë rasti atëherë ne do të jemi gati ta kemi vaksinën në 100 ditë.

Muhamed Veliu: Të gjithë ne bëjmë të njëjtën pyetje. Kur kësaj pandemie do t’i vijë fundi?

Albert Bourla: Mendoj se janë disa pyetje. E para kur virusi do të zhduket nga toka. Këtë nuk e di njeri por është diçka që do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Do të jetë vërdallë për vite. Është edhe një pyetje tjetër. Kur ne do t’i kthemi normalitetit të jetës pa ndalesa pa maska?. Tani që shumica popullsisë është e vaksinuar kjo është koha kur ne mund ti kthehemi jetës normale.

Muhamed Veliu: Si në shumë vende të botës edhe në Shqipëri shikojmë protesta kundra vaksinimit përfshi konspiracione. Çfarë do t’i thoni këtyre njerëzve?

Albert Bourla: Siç edhe ju e thatë ne i shikojmë këto ngjarje. Ata janë njerëz të frikësuar në bërjen e vaksinës. Disa kanë frikë nga gjilpëra ose nga marrja vaksinës. Kjo frikë nuk është logjike e racionale. Është emocionale.

Nëse u flasim atyre me të dhënat do të kemi një impakt të pakët. Ata janë njerëz të mirë të cilët ose janë të keq-informuar ose të frikësuar. Ajo që unë u them shumicës së këtyre njerëzve, gjë e cila i ka bërë atë të mendojnë është kjo. Vendimi për tu vaksinuar ose jo nuk ndikon vetëm në shëndetin tuaj. Do të ketë ndikim tek të tjerët e në mënyrë parësore tek shëndeti të njerëzve që ju i doni më shumë. Ata të cilët ju i përqafoni dhe puthni. Përpara se të lejoni frikën t’u ndalojë në bërjen e gjësë së duhur, mendoni dy herë dhe përdorni dashurinë për të dominuar frikën.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert bourla albert bourla ne tirane albert bourla albert bourla ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet