LIVE UPDATES
Bota

Shefja e opozitës bjelloruse bën thirrje për më shumë sanksione ndaj Lukashenkas

8 Qershor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Shefja e opozitës bjelloruse bën thirrje për më shumë

Shefja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, i bëri thirrje Perëndimit që të vendos sanksione më të ashpra ndaj qeverisë së Alyaksander Lukashenkas.

Sipas saj, ato janë mënyra e vetme për të dëmtuar regjimin aurotitar të sunduesit të Bjellorusisë.

“Mund ta bllokojmë këtë regjim në aspektin ekonomik në mënyrë që ai të mos mund të paguajë policinë dhe ushtrinë”, tha Tsikhanouskaya në një intervistë ekskluzive të dhënë në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

Pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht të vitit 2020, Tsikhanouskaya u largua nga Bjellorusia dhe shkoi në Lituani pasi kishte shqetësime për sigurinë e saj dhe të familjes.

Pas zgjedhjeve shpërthyen protesta pasi fitues u shpall Lukashenka, por opozita thotë se ato u fituan nga Tsikhanouskaya.

Lukashenko 66-vjeç, i cili ka drejtuar vendin që nga vitit 1994, u akuzua nga opozita dhe vendet perëndimore për mashtrim të gjerë të votuesve.

Që nga ajo kohë autoritetet e sigurisë kanë arrestuar dhjetëra mijëra protestues dhe aktivistë të opozitës. Disa protestues janë vrarë derisa organizatat e të drejtave të njeriut thonë se ka prova për tortura kundër disa prej të arrestuarve.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet e tjera kanë refuzuar të njohin Lukashenkan si udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj tij dhe disa zyrtarëve të lartë bjellorusë.

Thirrjet për sanksione shtesë janë shtuar pasi muajin e kaluar, Lukashenka urdhëroi që një aeroplan i Ryanair që po fluturonte nga Greqia për në Lituani, të devijojë fluturimin dhe të ulet në aeroportin e Minskut. Autoritetet e sigurisë pastaj e arrestuan gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij.

Në intervistën për REL-in Tsikhanouskaya shprehu optimizëm se në atdheun e saj ndryshimi demokratik do të ndodhë së shpejti.

Ajo gjithashtu u zotua se do të vazhdojë me përpjekjet e saj që situata në Bjellorusi të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Tsikhanouskaya arriti në Pragë të Çekisë më 6 qershor për një vizitë katër-ditore me ftesë të kryetarit të Senatit të Çekisë, Millosh Vystrcil.

Më herët, Lukashenka ka akuzuar Perëndimin për përpjekje “për të shkatërruar” vendin e tij, duke i injoruar rezultatet e zgjedhjeve dhe duke bërë përpjekje për të organizuar revolucion kundër tij.

Në një fjalim para zyrtarëve dhe mediave shtetërore, Lukashenka tha se protestat e vazhdueshme në Bjellorusi janë organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe “satelitët e tyre: Polonia, Lituania, Republika Çeke dhe, për fat të keq, Ukraina”, të cilat, sipas tij, kanë bërë përpjekje të organizojnë një revolucion.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alyaksandr lukashenkas svyatlana tsikhanouskaya alyaksandr lukashenkas svyatlana tsikhanouskaya

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet