Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Shehi: “Meritonim më shumë pikë nga ajo që kemi dhënë në fushë”
2 Tetor 2021, 09:51Nga DOSJA
TIRANE – Orges Shehi foli në konferencën përpara ndeshjes me Laçin, që do të luhet këtë të diel tregoi rreth situatës në klubin bardheblu.
“Tirana është e plotë, përveç një lojtari që ka pësuar dëmtim të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm. Skuadra ka akoma vend për përmirësim. Do të donim të kishim më shumë pikë për atë që kemi dhënë në fushë. Futbolli ka vështirësi, do të mundohemi të përmirësohemi javë pas jave. Nesër duhet të jemi 100% sa i përket mënyrës së lojës dhe karikimit të skuadrës.”
Laçi, i fortë: “Kemi një ndeshje të rëndësishme edhe për shkak të cilësisë së Laçit. Është kundërshtar që ndoshta meriton më shumë pikë, është ekip i fortë dhe këtë e ka treguar sidomos vitet e fundit, ndaj kërkon vlerësim maksimal.”
Përqendrim maksimal: “Skuadra ka fizionominë e vet të lojës, ndoshta në disa momente penalizohet për shkak të fushës dhe orarit. Skuadra duhet të luajë njësoj dhe sigurisht që ka vend për përmirësim. Duhet të jemi rigorozë, të përqendruar, të paktën për të mos pësuar.”
Diferencat: “Kampionati shqiptar është i fortë, këtë e tregojnë edhe lojtarët e kombëtares, kur vijnë këtu. Nuk është se ka një skuadër që bën diferencën. Por të luash në dy pa një çerek dhe në fusha jo të mira… Pse kur luhet në “Air Albania” ndeshjet dalin shumë të mira?
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Një festë e hershme e ditëlindjes së Zlatan Ibrahimovic në Milanello, i cili festoi të 40-tat e tij të premten. Ai nuk donte t’i shpërqendronte sh...
FRANCE – E përditshmja franceze “L’Equipe” hap faqene saj të parë këtë fundjavë me yllin e përfaqësueses së gjelave dhe Realit të Madridit Karim Benzema....
ITALI – Dukej e qartë, por tani është zyrtare: Paulo Dybala nuk do të duhet të largohet për në Argjentinë për ndeshjet e kombëtares, por do të qëndrojë në...
ITALI – Pas triumfit në “Euro 2020” dhe kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”, është koha që Italia e Roberto Mancinit të konkurrojë në “Final Four” të...
SHKODER – Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës ndaj Skënderbeut në transfertë. Ai u...
ELBASAN – Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, pas ndeshjes në mikrofonin e “Supersport”, u shfaq i pakënaqur me atë që bënë të tijtë në fushën e lojës, pasi...
ELBASAN – Trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi, në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e të tijve, qoftë në pjesën e...
TORINO– Koret, flamujt dhe tymuese. Atmosfera e duhur për të përjetuar pragun e derbit të Torinos i cili nesër do të shohë skuadrën e Juric të përballet m...
ANGLI-Cristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë: gjithmonë i vëmendshëm edhe në detajet më të vogla, ndaj kampioni portugez nuk i ka fituar rastësisht...