Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shembet një pallat 8-katësh në Kinë, raportohet për dhjetëra të bllokuar (VIDEO+FOTO)
30 Prill 2022, 14:26Nga DOSJA
KINË- Dhjetra njerëz mbeten të bllokuar pasi një ndërtesë e lartë u shemb Të premten në qytetin e Changsha në Kinën qendrore, thanë zyrtarët sot në ditën e dytë të operacioneve të shpëtimit. Ndërtesa kishte një hotel, apartamente dhe një kinema.
Të paktën 23 persona mbetën të bllokuar deri të shtunën vonë, ndërsa forcat e shpëtimit nuk mundën të arrinin 39 persona të tjerë nën rrënoja, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qytetit. Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje. Ekipet e shpëtimit përdorin sharra rrethore për të kaluar nëpër rrënoja për të shpëtuar të mbijetuarit.
“Gjendja e të zhdukurve po vlerësohet në detaje”, tha kryebashkiaku ndërsa ekipet e shpëtimit u dyndën në vendngjarje.
Sipas autoriteteve të qytetit, pesë persona u shpëtuan gjatë natës. Media shtetërore tregoi zjarrfikësit duke prerë një lëmsh metali dhe betoni, ndërsa shpëtimtarët bërtisnin në përpjekje për të kontaktuar të mbijetuarit. Disa nga të plagosurit u transportuan me barela në një rrugicë të ngushtë, ndërsa qentë skaut krehnin zonën për shenja jete.
Autoritetet nuk kanë komentuar ende për katastrofën. Megjithatë, rrjeti televiziv shtetëror CCTV raportoi se qeramarrësit kishin bërë modifikime strukturore në ambientet.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një hetim të plotë për shkaqet e shembjes, njoftuan mediat shtetërore. Një zyrtar i lartë i Partisë Komuniste u dërgua në vendngjarje.
Kjo lloj fatkeqësie ndodh shpesh në Kinë, për shkak të respektimit të dobët të rregullave të sigurisë dhe një farë lirshmërie të shërbimeve që supozohet të sigurojnë zbatimin e duhur të tyre. Në janar, një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi goditi një ndërtesë në qytetin Chongqing, rreth 1700 kilometra në perëndim të Shangait, duke vrarë të paktën 16 njerëz. Shpërthimi i një tubi gazi në një zonë banimi në qershor 2021 vrau 25 njerëz në provincën Hubei. Po atë muaj, 18 persona u vranë kur shpërtheu një zjarr në një shkollë të arteve marciale. Të gjitha viktimat ishin nxënës të shkollave me konvikt, sipas mediave shtetërore.
(d.a/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Nga CNN GreeceIshte java që lufta në Ukrainë, nga një pushtim vdekjeprurës i një shteti në tjetrin, u shndërrua në një luftë potencialisht të gjatë për pushtet....
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me Ministret Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari, kanë pritur në takim 50 investitorë gjermanë...
RUSI- Rusia ka thënë se sulmet me raketa kanë shënjestruar depot e municioneve dhe karburantit në Ukrainën lindore, ndërkohe që Moska po vazhdon përpjekjet e sa...
SHBA- Forcat e Kievit do të marrin një ndihmesë të madhe nga SHBA. Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se 12 fluturime me armë do të kryhen nga SHBA në 24 orët...
BRITANI- Është gjendur trupi i një 33-vjeçare të zhdukur rreth një javë më parë në Mbretërinë e Bashkuar. Katie Kenyon, nga Padiham në Burnley, u ra...
SHBA- Moderatorët e Facebook i kanë bërë thirrje kompanisë që t’i lejojë ata të ndërmarrin veprime kundër përdoruesve që lavdërojnë ose mbështesin mizorit...
GREQI– Përplasjet në distancë dhe incidentet midis Greqisë dhe Turqisë këtë javë vijojnë ende ku në qendër të diskutimeve është vën stërvitja e ushtrisë g...