LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e teatrit/ AMT letër Presidentit të Bankës Europiane për Investim: Mos i jepni hua qeverisë shqiptare, ka shkelje l

30 Maj 2020, 11:17 Nga DOSJA
Shembja e teatrit/ AMT letër Presidentit të Bankës Europiane

Tiranë- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër Werner Hoyer, Presidentit të Bankës Europiane për Investim, ku i kërkon që të refuzojë kërkesën e qeverisë shqiptare për të marrë hua. Sipas AMT me çështjen e Teatrit Kombëtar janë abuzime dhe SPAK ka nisur hetime.

” Në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj dhe vëmendjen e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatës suaj të nderuar, një situatë që mund të përfshijë Bankën Europiane të Investimeve në cilësinë e huadhënësit për një kredi që mund të kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe / ose Bashkia e Tiranës. Përmes këtij komunikimi, ne i lutemi Bankës Europiane të Investimeve të konsiderojë heqjen dorë nga një kërkesë e tillë eventuale bazuar në arsye të rrepta morale, ligjore dhe etike.”, thuhet në letër.

Letra e plotë:

Për dijeni ajo u adresua edhe tek një sërë titullarësh të institucioneve të Bashkimit Europian dhe të Europa Nostra. Në foto teksti në anglisht dhe si vijon në shqip.Për: Werner Hoyer, President i BEIPër dijeni:
Ursula von der Leyen, PRESIDENTE
Josep Borrell Fontelles, PËRFAQËSUES I LARTË/ZËVENDËSPRESIDENT
Margaritis Schinas, ZËVENDËSPRESIDENT
Mariya Gabriel, KOMISIONER
Didier Reynders, KOMISIONER, Drejtësi
Janez Lenarčič, KOMISSIONER, Manaxhim krize
Olivér Várhelyi, KOMISIONER, Fqinjësia dhe zgjerimi
Jutta Urpilainen, KOMISSIONER, Partneritetet ndërkombëtare
Andrej ŠIRCELJ, Kryetar i Bordit të Guvernatorëve BE
David Maria SASSOLI, President i Parlamentit Europian
Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri
Hermann Parzinger, President Ekzekutiv, Europa Nostra
Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, Sekretare e Përgjithshme, Europa Nostra

Tiranë, 30 Maj 2020

I nderuar Presidenti Hoyer, Në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ne dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj dhe vëmendjen e organeve më të larta vendimmarrëse të organizatës suaj të nderuar, një situatë që mund të përfshijë Bankën Europiane të Investimeve në cilësinë e huadhënësit për një kredi që mund të kërkohet nga Qeveria e Shqipërisë dhe / ose Bashkia e Tiranës. Përmes këtij komunikimi, ne i lutemi Bankës Europiane të Investimeve të konsiderojë heqjen dorë nga një kërkesë e tillë eventuale bazuar në arsye të rrepta morale, ligjore dhe etike. Ne përfaqësojmë një Aleancë të qytetarëve dhe artistëve. Që nga shkurti i vitit 2018, me një mbështetje në rritje të publikut dhe ndërkombëtare, ne jemi angazhuar për të ruajtur dhe restauruar Teatrin Kombëtar ekzistues të ndërtuar në 1938-39 dhe shembur së fundmi në një aksion qartësisht të paligjshëm të iniciuar nga Bashkia e Tiranës, si dhe për të bllokuar ndërtimin e një teatri të ri në qendër të qytetit të Tiranës. Disa akuza dhe procese gjyqësore janë në zhvillim kundër kryebashkiakut të Tiranës dhe zyrtarësh të tjerë publikë të përfshirë në këtë situatë. Shembja e Teatrit u urdhërua dhe u krye më 17 maj 2020, si rezultat i një operacioni të urdhëruar nga Bashkia e Tiranës, i mbështetur nga rreth 1500 oficerë policie, i cili ndërkombëtarisht dhe veçanërisht nga disa përfaqësues të lartë të BE-së, u dënua si një veprim barbar dhe një shkelje e shtetit të së drejtës dhe e masave të sigurisë publike të zbatuara nën regjimin Covid-19. Bashkimi Europian, përmes Komisioneres për Kulturën Mariya Gabriel dhe Europa Nostra, organi më i dalluar europian kushtuar mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, në mënyrë të përsëritur deri disa ditë para prishjes, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të mos procedonte me shkatërrimin e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar, i cili më 24 mars ishte përfshirë në programin “7 Vendndodhjet më të Rrezikuara” të Europa Nostra, të drejtuar në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e BEI. Ne po punonim me Europa Nostra drejt qëllimit tonë për të restauruar Teatrin Kombëtar dhe kur fluturimet të ishin përsëri të mundshme pas pandemisë, ne po prisnim që ekipi i ekspertëve të Europa Nostra dhe Institutit të BEI të vizitonte Teatrin Kombëtar dhe të fillonte me konsultimet teknike në lidhje me punën në vijim.

Dje, një letër e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Rindërtimit (në krye të një ministrie e cila u krijua me qëllimin e vetëm për të menaxhuar fondet për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në një kohë kur ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk u dëmtua aspak pas tërmetit tragjik, duke na bërë kështu të mendojmë se ata do të keqpërdorin fondet që kanë marrë nga vendet e BE për procesin e ardhshëm të rindërtimit), që po jua dërgojmë bashkëlidhur, u bë publike. Në letër kryetari Veliaj njofton se:

“Referuar komunikimeve me Institucione Financiare Ndërkombëtare (IFI), Banka Europiane e Investimeve (BEI), ka shprehur gatishmërinë e saj, për të financuar projektin e Teatrit të Ri, me kushte financiare shumë të favorshme.
Nga projekti paraprak, kosto e përgjithshme për ndërtimin e projektit parashikohet të jetë 30 milion euro.
Në vijim të procedurave të aplikimit pranë Bankës Europiane të Investimeve, lutemi të merrni në konsideratë kërkesën tonë për financim.”

Shkeljet e ligjit në lidhje me projektin e ri teatror dhe protestat e përditshme të qytetarëve që prej gati 28 muajsh, kanë çuar në:

– dy çështje të hapura në Gjykatën Kushtetuese, të cilat për shkak të procesit të vetingut janë bllokuar dhe kur ajo të bëhet funksionale duhet të vendosë mbi: (1) ligjin special të miratuar nga parlamenti shqiptar në 2018 ndërsa presidenti refuzoi dy herë për ta konfirmuar atë, i cili do të transferonte terrenin e Teatrit Kombëtar publik tek një kompani private për zhvillim; (2) Vendimin e Këshillit të Ministrave të 8 majit 2020 që transferoi këtë terren publik të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës;
– SPAK të hapë hetime për keqbërje të kryetarit dhe zv / kryetarit të bashkisë së Tiranës në lidhje me projektin e Teatrit Kombëtar;
– Avokati i Popullit i Shqipërisë të fillojë një hetim në lidhje me (1) vendimin e Këshillit të Ministrave të 8 majit i cili transferoi këtë truall publik të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës dhe (2) të gjithë shkeljet e ligjit dhe të të drejtave të njeriut në lidhje me operacionin e Bashkisë dhe Policisë më 17 maj 2020;
– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që të (1) organizojë protesta në qytetet e mëdha të Shqipërisë për të sjellë frymën e rezistencës 28-mujore kundër shkeljes së shtetit të së drejtës, veprimeve të paligjshme kundër trashëgimisë kulturore dhe historike dhe pronës publike dhe (2) të organizojë një mbledhje mbarëkombërare firmash të ngjashme me referendum për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu si ishte dhe aty ku ishte, që po ndërmerret si në internet ashtu edhe fizikisht në secilin nga qytetet ku protesta shkon. Mbi 20 000 njerëz kanë nënshkruar deri më sot.

Ne konsiderojmë që çdo bashkëpunim i Bankës Europiane të Investimeve me institucionet që ushtruan dhunë ndaj qytetarëve dhe shkatërruan trashëgiminë kulturore shqiptare dhe në të njëjtën kohë europiane (e mbrojtur nga Europa Nostra) do të nënkuptonte miratimin dhe pajtimin me shkeljen e rëndë të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Një veprim i tillë eventual do të dëmtonte fuqimisht besimin e qytetarëve shqiptarë ndaj institucioneve europiane, të cilat mishërojnë aspiratën tonë për një shtet të fortë të së drejtës dhe vlera të përbashkëta europiane. Ne kemi besim se ju do ta konsideroni këtë apel dhe do ta shqyrtoni atë seriozisht përmes ekipit tuaj të profesionistëve dhe në bashkëpunim me organet më të larta vendimmarrëse të organizatës suaj të nderuar. Me përshëndetjet më të mira, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. 

Godina e Teatrit Kombëtar u shembën më 17 maj, pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkatërrimi i dy teatrove u shoqërua me protesta të shuma dhe policia ushtroi dhe dhunë ndaj protestuesve dhe artistëve. Pas shembjes së godinës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur takime në çdo qytet dhe po mbledh firmat për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishte më parë. Rama ka premtuar se në atë truall do të ndërtohet sërish teatri, por me një projekt tjetër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit shembet teatri kombetar werner hoyer aleanca per mbrojtjen e teatrit shembet teatri kombetar werner hoyer


Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Maj 2020, 10:16

Tiranë- Zbardhen kërcënime të tjera që banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë.  Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër kërcënim,...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet