LIVE UPDATES
Ekonomi

Shën Valentin në kohë Covidi. Të rinjtë në hall, prenotime në Shqipëri sepse nuk ikin dot jashtë

13 Shkurt 2021, 15:49 Nga DOSJA
Shën Valentin në kohë Covidi. Të rinjtë në hall,

Frika nga COVID, kufizimet e orareve dhe lëvizshmërisë në vende të ndryshme të rajonit, Europës dhe botës ka ulur pothuajse në 95% kërkesat për festime jashtë kufinjve. Çiftet e reja deri në 40 vjeç kanë zgjedhur të drekojnë në restorante, edhe ata të paktë.

Kurse qirinjtë do ti ndezin ato çifte të reja të guximshme, që megjithë egërsinë e armikut ende të panjohur, nuk arrijnë dot ta shmangin traditën. Ata kanë zgjedhur të prenotojnë hotele brenda Shqipërisë në zona turistike ku do të darkojnë si çdo vit nën dritën e qirinjve.

“Hotelet nuk janë të kufizuar në fashë orare nga protokolli anti COVID. Sigurisht kemi protokollin e masave që respektojmë. Por të rinjtë, të jemi të sinqertë nuk i respektojnë, veçanërisht për festa. Prenotimet për festën e Shën Velentinit në hotelet turistike vazhdojnë. Çiftet janë të reja deri në 40 vjeç që prenotojnë. Ata do të hanë darkën e datës 13 duke pritur orët e para të datës 14 dhe drekën e 14-ës”, shprehet Kujtim Dervishi kryetar i Shoqatës së Hoteleve Turistike në Shqipëri.

Sipas tij kërkesat më të shumta janë për në Korçë që është bërë një destinacion i gjithvitshëm, Vlora, Durrësi. Megjithatë, tregon ai, kërkesat kanë rënie me 40% krahasimisht me vitin e kaluar para pandemisë.

Për restorantet situata paraqitet nën një tablo më të errët. Kreu i shoqatës së Bar- Restoranteve në nivel kombëtar Enri Jahaj shprehet se kërkesat për prenotime kanë rënë në 90% për këtë Shën Valentin krahasuar me një vit më parë.

“Shën Valentini në mendjen e të gjithëve është festimi nën dritën e qirinjve. Ulja e fashës orare deri në orë 20:00 si masë për të kontrolluar virusin, do të thotë pamundësi për të darkuar, pamundësi për të dëgjuar muzikë. Shtoji kësaj frikën, pamundësinë financiare si rezultat i krizës dhe pasigurinë për të ardhmen, rezultati është qëndrimi në shtëpi. Kërkesat për të drekuar për Shën Valentinin janë sporadike”, shprehet Jahaj.

Të njëjtën gjë pohon edhe Ina Baolli nga restorant Ejona në zonën e Ish Bllokut në Tiranë.

“Duke qenë se janë vendosur fashat e reja të orareve dhe restorantet apo baret janë të mbyllura në orën 20:00, si pasojë edhe rezervimet janë minimale. Duke sjellë dhe anulime në rezervime”, shprehet Baolli.

Ajo thotë se, gastronomia si sektor është prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga fillimi i pandemisë dhe vazhdon të vuajë pasojat e kufizimeve dhe atmosferës së krijuar në tërësi.

“Dhe fakti që institucionet përgjegjëse vazhdojnë mos të japin sqarime në lidhje me kohën që do na duhet të ecim drejt kësaj paqartësie e bën punën e të gjithëve akoma më të vështirë. Shpresojmë që njerëzit të gjejnë mënyrën për të lartësuar ndjenjën e dashurisë në formë sa me të pastër të mundshme”, thotë Baolli.

Kurse kërkesat e çifteve të reja për të festuar jashtë kufijve janë sporadike.

Gazeta “Si” kontaktoi disa prej agjencive të mëdha dhe më pak të mëdha në kryeqytet dhe pesimizmi në lidhje me tkurrjen e thellë dhe të parekuperueshme të biznesit të udhëtimit dhe turizmit lexohet qartë në sytë dhe zërin e tyre.

Destinacionet e hapura dhe paketat e ofruara prej tyre janë Mal i Zi, Maldive dhe Dubai. Kërkesat sporadike vijnë nga çiftet 20-40 vjeç.

Marjen Rama nga Explorer Travel & Tours thotë për gazetën “Si” se deri më tani pranë agjencisë së tij nuk ka asnjë kërkesë për të festuar Shën Valentinin jashtë kufijve, në destinacionet e ofruara që gjenden edhe në llogarinë e Facebook të agjencisë.

Të njëjtën gjë pohon edhe Besnik Vathi nga ATHS. “Asnjë kërkesë nuk kemi. Situata nuk është gri, por e zezë. Kush udhëton tani? Përse të udhëtojë? Frikë, kufizime, pamundësi financiare, pasiguri”, shprehet Vathi.

Nga Global Travel thonë se ka kërkesa të pakta, klientët besnikë. “Kanë prenotuar për Maldive, Dubai dhe Mal të Zi. Situata është gropë. Nuk ka shenjë krahasimi me vitin e kaluar. Çmimet janë ulur, vetëm tua paguajmë ne me lekët tona. Kërkesa nuk ka”, shprehet një prej agjentëve nga Global Travel.

Në këtë panoramë COVIDIANE, mjafton shëndeti dhe dashuria. Festimet mund të bëhen edhe nën batanije me gotën e verës në dorë duke parë një film romantik.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale festa e shen valentinit festa e shen valentinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj