All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Pandemia çon bizneset drejt kursimit, ‘frika’ u rrit depozitat me 292 mln euro

12 Shkurt 2021, 06:38 Nga DOSJA
Pandemia çon bizneset drejt kursimit, ‘frika’ u rrit
All - Paragraf - 1

TIRANË– Pasiguritë që ka krijuar pandemia Covid-19 i kanë penguar bizneset të avancojnë me planet e investimeve, duke e ndryshuar sjelljen financiare më shumë drejt kursimeve.

Kjo tendencë së bashku me pagesat të larta që ka kryer qeveria në muajin dhjetor, në formën e shpenzimeve për investime, kanë sjellë rritje në nivelet rekord të depozitave në tremujorin e fundit të vitit, raportoi Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, stoku totali depozitave ka shënuar rritje vjetore me rreth 7% mesatarisht në tremujorin e katërt, e ngjashme me normën prej 6.8% në tremujorin paraardhës.

Zgjerimi i tyre është udhëhequr nga rritja e depozitave në lekë. Stoku i tyre shënoi rritje mesatare vjetore me rreth 8.7%, duke reflektuar zgjerimin e kredisë për sektorin privat në lekë si dhe aktivitetin e shtuar të qeverisë në këtë periudhë. Depozitat në valutë shënuan gjithashtu rritje, me rreth 5.3% vit mbi vit, pranë mesatares së tremujorit të tretë. Stoku i depozitave në total është shtuar me rreth 36 miliardë lekë në tremujorin e fundit. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja është e përqendruar në muajin dhjetor. Ecuria e depozitave, gjatë kësaj periudhe, evidenton rritjen e lartë të depozitave të bizneseve në lekë, në reflektim të rritjes sezonale të aktivitetit të tyre në fund të vitit, si dhe të pagesave të lidhura me aktivitetin e qeverisë në këtë periudhë.

Të dhënat operative nga Ministria e Financave tregojne se deficiti buxhetor faktik ishte rreth 110 miliardë lekë në fund të vitit 2020, teksa mësohet se rreth 34% e tij, ose më shumë se 37 miliardë lekë, janë ezauruar në dhjetor. Arben Shkodra, i cili drejton Bashkim e Prodhuesve Shqiptarë, pohon se tendenca për të kursyer është rritur gjatë pandemisë, pasi shumica e bizneseve janë të paqartë me çfarë do të ndodhë dhe për më tepër kanë frikën e një karantine tjetër.

Depozitat e individëve shënuan gjithashtu rritje të konsiderueshme, të mbështetura, ndër të tjera, dhe nga flukset sezonale valutore. Struktura kohore e depozitave vijon të reflektojë preferencat për mbajtjen e mjeteve monetare në formë likuide. Depozitat pa afat përbëjnë rreth 51.8% të stokut total të depozitave në sistemin bankar, rreth 1.6 pikë përqindjeje më shumë se në fund të tremujorit të kaluar. Ndërkohë, depozitat me afat maturimi mbi dy vjet shënuan reduktim të peshës së tyre ndaj totalit me rreth 0.3 pikë përqindje për të njëjtën periudhë, duke përbërë rreth 13.1% të stokut total.

Kjo ecuri është diktuar nga reduktimi i normave të interesit për këtë kategori dhe nga pasiguria e shtuar. Normat e interesit të depozitave në lekë kanë rënë më tej, në një mesatare prej 0.54% në tremujorin e katërt, si rrjedhojë e normave më të ulëta të interesit për depozitat afatgjata.

Stoku i depozitave arrin në 9 mld euro më 2020

Depozitat shënuan rritje të ndjeshme në vitin 2020, që është përshpejtuar sidomos gjatë periudhës së pandemisë. Stoku i kursimeve në vend arriti në 1.11 trilionë lekë, ose gati 9 miliardë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90. Në raport me vitin e mëparshëm, depozitat u zgjeruan me 8.2%. Kjo është rritja më e lartë që prej vitit 2011. Tendenca e rritjes së depozitave është vërejtur në gjithë Europën, ku pasiguria për të ardhmen dhe pamundësia për të shpenzuar pas kufizimit të udhëtimeve ka nxitur konsumatorët që të kursejnë më shumë.

Në krahasim me muajin shkurt, që përkon me periudhën para pandemisë, kursimet në banka janë shtuar me rreth 70 miliardë lekë, ose rreth 570 milionë euro. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur rritja e depozitave u udhëhoq nga valuta, ndërsa kursimet në lekë ishin të vakëta (si rrjedhojë e rënies së normave të interesit nga viti 2012), në periudhën e pandemisë kursimet janë orientuar nga leku.

Depozitat në monedhën vendase u rritën me 11% në 2020-n, duke ndikuar në rreth 60% të rritjes. Ky është një tregues indirekt se depozitat janë nxitur më së shumti nga kursimet e brendshme. Në vlerë absolute, shtimi i depozitave në lekë (me rreth 51 miliardë lekë) shënoi nivelin më të lartë rekord që prej vitit 2007, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Në monedhën vendase janë rritur si kursimet e individëve, ashtu dhe ato të korporatave financiare, por mbi 90% e parave janë vendosur në llogari rrjedhëse, kryesisht për shkak të interesave të ulëta që ofrohen për kursimet afatgjata. Edhe për valutën, rritja ka ardhur si rrjedhojë e shtimit të vendosjes së parave në llogaritë rrjedhëse, si nga bizneset ashtu dhe individët.

Burimi: Banka e Shqipërisë, përpunime të Monitor

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bisneset gjate pandemise pandemia e covid bisneset gjate pandemise pandemia e covid

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Shkurt 2021, 07:17

Fitimi i sistemit bankar bie me 15% në 2020-n

Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 16.8 miliardë lekësh (136 milionë euro) në vitin 2020, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që i raporton të dh...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë