LIVE UPDATES
Ekonomi

COVID-19 rriti përhapjen e dezinformimit, ekspertët: Si të merrni informacion të sigurt

12 Shkurt 2021, 16:19 Nga DOSJA
COVID-19 rriti përhapjen e dezinformimit, ekspertët: Si të merrni

TIRANË- Soni, një 30-vjeçar që jeton në Tiranë e thotë me bindje të plotë se nëse do i jepet rasti, nuk do të vaksinohet për COVID-19. Megjithatë, pavarësisht se është tërësisht i vendosur, e ka të pamundur të shpjegojë se përse e ka marrë këtë vendim.

“Çfarë s’kemi dëgjuar lart e poshtë”, -thotë ai, pa dhënë ndonjë argument konkret. Edhe Fotinija, një 65-vjeçare nga Pogradeci ndan të njëjtin mendim për vaksinën e COVID-19.

“Dëgjova një prezantuese në televizor që tha ‘vaksina s’duhet bërë në asnjë mënyrë’”,-thotë 65-vjeçarja, për të shpjeguar se ku e bazon vendimin e saj.

Soni dhe Fotinija nuk janë të vetmit, që mendojnë se vaksina për COVID-19 nuk duhet kryer. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Zhvillim dhe Alternative Kërkimore, IDRA mbi perceptimin e qytetarëve për vaksinimin ndaj Covid-19, 54% e qytetarëve shqiptarë deklaruan se nuk do bëjnë vaksinën edhe kur ajo të jetë gati, ndërkohë që 29% e të anketuarve besojë në teorinë konspirative se përmes vaksinës do të vendosen mikro -çipe tek njerëzit.

Teori konspirative në lidhje me vaksinën për COVID-19 qarkullojnë edhe në drejtim të shkaktimit të infertilitetit te meshkujt e femrat, por sipas mjekut imunolog, Genc Sulçebe “këto janë teori konspirative që s’kanë asnjë gjë shkencore”. “Janë antishkencore”,-përforcon ai, duke sjellë në vëmendje se vaksinat kanë bërë revolucion në drejtim të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.

Sipas pedagogut dhe ekspertit të komunikimit, Erlis Çela “periudhat e krizave të mëdha botërore, ku shkalla e pasigurisë dhe paqartësisë është e madhe, shërbejnë shpesh për nxitjen e informacioneve konspirative, të cilat synojnë të plotësojnë hapësirën e lënë bosh nga autoritetet shkencore dhe institucionet publike”.

 

“Mendoj se pandemia e shkatuar nga koronavirusi rriti shkallën e përhapjes së teorive konspirative dhe dezinformacionit”,-thotë ai. Ndërkaq, sipas Çelës “shkaku kryesor që e la publikun shqiptar përballë këtyre fenomeneve, ishte komunikimi jo transparent i qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse gjatë gjithë kohës së pandemisë”.

“Mungesa e koherencës, paqartësia, mungesa e transparencës në vendimmarrjet që lidheshin me pandeminë, bënë që këto fenomene të përhapen më shumë dhe të zenë vend në hapësirën e komunikimit publik”,-thotë ai.

Përtej kësaj, eksperët e komunikimit shpjegojnë se ka një sërë faktorësh të tjerë që favorizojnë përhapjen e teorive konspirative dhe informacioneve të pasakta e shpesh të dëmshme për shëndetin e njeriut. “Faktorët që kanë ndikuar në përhapjen e lajmeve të rreme apo teorive konspirative për Covid-19 janë platformat në ekspansion të rrjeteve sociale, kaosi informativ dhe lehtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara nëpërmjet internetit”,-thotë Valbona Sulçe, eksperte komunikimi.

“Rol luan dhe mungesa e edukimit mediatik të audiencave, mënyrës sesi e konsumojmë informacionin, mungesa e njohurive mbi mënyrën si funksionojnë mediat dhe lehtësia e shpërndarjes së përmbajtjeve mediatike me një buton të vetëm”,-shton ajo. Edhe sipas Çelës, “zhvillimet në teknologjinë e komunikimit dhe zhvendosja e komunikimit gjithmonë e më shumë në median sociale kanë sjellë shtimin e burimeve të informacionit, çka rrit shkallën e vështirësisë me të cilën përballen audiencat për të vlerësuar vërtetësinë dhe besueshmërinë e përmbajtjes që konsumojnë në rrjet”.

“Në hapësirën informative online roli i gazetarit profesionist dhe përmbajtja e prodhuar prej tij është sfiduar ndjeshëm nga përmbajtja e prodhuar nga përdoruesi i rrjetit. Pra jetojmë në një epokë komunikimi ku përdoruesi i rrjetit është njëkohësisht konsumator dhe prodhues i përmbajtjes. Kjo do të thotë se audiencat online janë të ekspozuara direkt ndaj informacioneve të rreme apo konspiracioneve që prodhohen nga përdorues të ndryshëm, të cilët mund të kenë një mori arsyesh për ta bërë këtë”,-shpjegon më tej ai.

Rreziku nga dezinformimi

Ekspertët thonë se dëmet që vijnë nga dezinfomimi apo ekspozimi ndaj informacioneve të rreme është i madh.

“Dëmi kryesor ka të bëjë me marrjen e vendimeve të nxituara për veten tënde, ose të afërmit e tu, sidomos përsa i përket mjekimeve dhe vendosjes së diagnozave për shëndetin. Janë të shumta rastet kur personat kanë ndjekur terapi të gabuara ose të panevojshme në lidhje me trajtimin e sëmundjes”,-thotë Sulçe. Ndërsa Çela sjell në vëmendje përfundimet e studiuesve, të cilët kanë monitoruar dhe analizuar efektin e teorive konspirative të publikuara në rrjet.

“Ata kanë dalë në përfundimin se si pasojë e këtij deziformimi rreth 800 njerëz kanë vdekur, ndërsa 5,876 janë shtruar në spitale. Tek afro 60 persona, pirja e metanolit si kurë kundër koronavirusit shkaktoi verbëri të plotë. Informacione të ngjashme kanë qenë shkaku i raportuar i 30 vdekjeve në Turqi, ndërsa në Katar, dy burra të shëndetshëm konsumuan dezinfektues për pastrimin e sipërfaqeve të jashtme”,-bën me dije Çela.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli thotë se dilemat për kryerjen e vaksinës për COVID-19, si pasojë e teorive konspirative “antivaksinë” po shërbejnë si stresor për qytetarët shqiptarë, duke sjellë dëme në shëndetin mendor të popullatës.

“Duke qenë se gjatë gjithë kohës është thënë që vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare për pandeminë, teoritë paralele, qoftë konspirative apo qoftë deri diku paranoide, që intepretohet shumë për pasojat, për ccfarë përmban kjo vaksinë, çfarë mund të shkaktojë, turbullojnë çdo mendje njerëzore dhe të mendojmë që kjo mendje është e brishtë aktualisht, është sulmuar shumë nga gjithë kjo periudhë pandemie, nga gjithë këto variacione të problematikave dhe të komplikacioneve”,– shprehet mjekja.

“Çdo ditë hasemi me raste të gjendjeve të ankthit, që karakteristike aktualisht janë për çfarë njerëzit ngrejnë pritshmëritë e tyre në raport me infektimin, që ende nuk e kanë provuar. Kemi patur edhe eksperinca po ekstreme, që kanë menduar edhe vetëflijimin si një mënyrë për të mos u përballur me pasojat ekstreme që mund të vinin nga infektimi”,-shton më tej ajo. Sipas psikiatres, “varet nga secili nga ne, nga mënyra sesi ne kemi personalitetin dhe si reagojmë ndaj stresorëve, por shumë varet edhe nga sa informacione, si ne i përthithim dhe si këto informacione drejtohen nga ne”.

Shmangia e informacioneve të pasakta

Në kushtet e ekspozimit të lartë ndaj informacioneve, që shpesh herë janë të pasakta, Rreli këshillon “të reduktojmë informacionet e aq më tepër të mundemi të selektojmë lajmet “fake” që vërtet do të jenë një faturë e lartë për secilin nga ne për të shfaqur herët apo vonë problematika që do të lidhen me shëndetin mendor”. Ndërkaq, evidentimi i këtyre të fundit nuk është i pamundur për ekspertët e komunikimit. Sipas Çelës, është e rëndësishme të kuptohet se jo çdokush që publikon në median sociale është profesionist dhe ka njohuritë e nevojshme për t’u shprehur rreth asaj teme.

“Në këtë pikë është e rëndësishme të kontrollojmë se kush qendron pas lajmit. Nga ana tjetër duhet të kontrollojmë nëse i njëjti informacion është publikuar në ndonjë media serioze që ofron besueshmëri. Nëse nuk jemi të sigurtë për burimin e informacionit, ai lajm duhet marrë me rezerva. Së dyti, duhet të mësohemi të shohim me syrin kritik informacionet që përhapen nga miqtë tanë në rrjetet sociale”,- sugjeron ai. Sipas Sulçes, mënyra apo teknika që mund të përdorin qytetarët shqiptarë në këtë rast janë të thjeshta.

“Kontrolloni burimin e informacionit dhe datën e publikimit. Me burim informacioni kuptoj jo vetëm mediat, por edhe personat që citohen si burime të informacionit. Tek mediat, shikoni historikun e saj, duke nisur që nga titulli dhe burimet njerëzore. Jo çdo portal që mban në titull fjalën lajme ose .com është media në kuptimin e një redaksie që merret me përpunimin e informacionit”,- këshillon Sulçe.

“Një artikull që nuk përmban emrin e autorit është shenja e parë e një informacioni të dyshimtë. Gjithashtu, edhe data e publikimit të lajmit është tregues i rëndësishëm i vërtetësisë së tij, pasi lajme të vjetra fabrikohen si të reja vetëm me ndryshimin e datës. Titujt sensacionalë, me gabime gramatikore apo satirikë janë gjithashtu tregues i informacioneve të rreme”,-përfundon ajo.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi ola mitre koronavirusi ne shqiperi ola mitre

Sondazh

Poll
Ekonomi 11 Shkurt 2021, 07:17

Fitimi i sistemit bankar bie me 15% në 2020-n

Sistemi bankar rezultoi me një fitim prej 16.8 miliardë lekësh (136 milionë euro) në vitin 2020, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, që i raporton të dh...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri