LIVE UPDATES
Politike

Shënim: Çfarë ndodhi me Rinasin, kush ka të drejtë?! Qeveria apo kontrollorët

7 Prill 2021, 13:21 Nga DOSJA

TIRANË- Shqipëria është mbyllur ndërsa brenda 4-5 orësh një debat politik ka nisur duke kapur majat. Fakti është që Shqipëria prej disa orësh nuk ka shërbim ajror. Një avion u nis nga Athina dhe u la për 30 minuta në ajër dhe më pas u kthye mbrapsht. Qindra qytetarë shqiptarë enden rrugëve të botës pa marrë një zgjidhje, ndërsa shteti i është përveshur një lufte që në dukje është thelbësisht parimore, por e paqartë dhe e pakuptueshme.

Por çfarë ka ndodhur? 

Prej disa ditësh, 65 kontrollorë të Albcontrol kanë paralajmëruar grevë dhe bojkot të punës në rast se 5 kërkesat e tyre nuk do të merreshin parasysh. Ata takuan edhe presidentin Ilir Meta, të cilit i shprehën indinjatën e tyre, ndërsa shprehen para mediave se janë të stresuar dhe se gjendja e tyre psikologjike është e rëndë pasi iu është ulur rroga me 43% për shkak të pandemisë.

Por a iu lejohet greva një sektori kaq jetik? Dosja.al pa Kodin e Punës dhe në nenin 197, pika 5, thuhet qartësisht se greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike, atëherë kur ndërprerja e punës, rrezikon jetën dhe sigurinë e popullatës. Në pikën ç, renditen edhe shërbimet e kontrollit të trafikut ajror.

Kodi i Punës: 

Greva e punës këtyre kontrollorëve qartësisht nuk iu lejohet, por edhe për këtë është menduar alibia. Ata thonë se nuk janë në grevë por detyrim ligjor dhe se ata nuk kanë braktisur vendin e punës pasi ndodhen brenda Aeroportit.

Çfarë është Albcontrol?

Albcontrol është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. E krijuar në 1992, Albcontrol  menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Por kush ka tjetër faj?

Prej muajsh situata në ambientet e Albcontrol nuk është e njëjta. E kjo jo pa arsye. Pandemia e ka goditur këtë sektor më rëndë se të tjerët, ku fluturimet drejt Shqipërisë janë në numra të papërfillshëm krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo ka sjellë që rroga e tyre të mos jetë më 4400 dollarë por 2400 dollarë, një shifër që për shumë shqiptarë është e barazvlefshme me pagën vjetore dhe jo atë mujore.

Por e kujt është përgjegjësia?

Albcontrol ka një bord, i cili në këtë debat ka ngelur jashtë, pavarësisht se është autoriteti kryesor që merr vendime. Në media kemi parë vetëm ministren Belinda Balluku, dikur drejtuesja e këtij shërbimi, që sot deklaron se është e gjitha një tekë e kontrollorëve, e mbështetur nga politika. Por nëse ky grusht shteti është thelbësisht politik, kush ka përgjegjësi për rekrutimin në këtë rast të disa militantëve e jo të profesionistëve të fushës? A ka një përgjegjësi Belinda Balluku për disa kontrollorë që kanë shkuar në punë për të marrë e aspak për të dhënë?

Ministrja e humbi qetësinë teksa fliste sot për stresin e ish-vartësve të saj. Ndërsa një tjetër akuzë publike, i lë qytetarët edhe më të paqartë. Dritan Goxhaj, kryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, tha sot se e gjitha është një kapriço personale e ministres Balluku.

“Do të ketë një kosto për shtetin shqiptarë për avionët të cilët do të devijojnë trafikun mbi Shqipëri. E gjitha kjo për shkak të një inati personal të ministres Belinda Ballaku.”-tha Goxhaj, duke hedhur akuza se pushimet nga puna që kanë ndodhur në Albcontrol janë për shkak të inateve të vjetra të ministres, dikur drejtuese e institucionit, e sot po lënë pa shërbim dhe pa hapësirë ajrore Republikën.

Akuzat për grusht shteti por kush e mbron hapësirën publike të Republikës?

Janë 13 fluturime të anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme që janë pezulluar deri minimumi, ora 12:00 e ditës së nesërme.  5 kërkesa të pakonsultuara e kanë lënë shtetin pa shërbim ajror, të cilat janë:

– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Por cila është përgjigjia?

Ministrja dhe qeveria i konsiderojnë këto kërkesa si shantazh duke përfshirë në një grusht shteti deri më tani “imagjinar” edhe dy figura kryesore të politikës shqiptare. Ilir Meta akuzohet si organizator i grushtit të shtetit pasi takoi disa ditë më parë kontrollorët bashkë me Sali Berishën. Ish-kryeministri u përfshi në këtë histori për shkak të postimeve të tij në rrjetet sociale.

Edi Rama në kulmin e fushatës elektorale nga Përmeti, sërish nuk tentoi të ulet në bisedime me këta kontrollorë, për të kaluar së paku situatën dhe më pas për të parë rrugëzgjidhjet. Debati që mund të shuhej me negociim është ndezur dhe më tej, me kryeministrin që thotë se po bëhet një grusht shteti që po bllokon edhe ardhjen e vaksinave. Kjo çështje që mund të zgjidhej edhe dy ditë më herët u la e bllokuar deri më sot dhe përfundimi tashmë shihet qartë.

Një vend në mes të Europës që ngelet pa akses në fluturime dhe trafik ajror për pagat e 65 personave që u punësuan nga vetë strukturat e këtij shteti dhe kanë pakënaqësi me ministren.  Ajo që do të lehtësonte vërtetë shqiptarët e lënë nëpër aeroporte do të ishte nëse rezulton gënjeshtër fakti që e gjithë kjo zhurmë e madhe u bë për inatet personale të një ministreje me ish-vartësit e saj. Nëse është realisht e vërtetë, jemi vërtetë komb i pafat.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku greva e rinasit ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas sali berisha belinda balluku greva e rinasit ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas sali berisha


Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës