Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Tre tё rinj nga Kruja dhe një nga Tirana sfidojnë policinë! Nuk i binden urdhërit të tyre, konfrontohen me efektivët
19 Shkurt 2021, 09:37Nga DOSJA
TIRANË– Me armë, stemë policie e mijëra euro, 3 të rinj nga kruja dhe një nga Tirana kane sfiduar policinë e kryeqytetit. Ngjarja është regjistruar disa ditë më parë në zonën pranë “Xhamllikut” ku 4 të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet “Volswagen” kur janë ndaluar nga një patrullë e forcave Shqiponja.
2 personat që u larguan morën me vete edhe një armë pistoletë që ishte në brezin e njërit nga të rinjtë që u prangos nga policia. Gjatë kontrollit në mjet policia gjeti dhe sekuestroi sasi e konsiderueshme të hollash në euro dhe lekë, celularë dhe gërshërë, të cilat u përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.
Në prangat e policisë ranë Aurel Deliu (i cili kishte dhe armën në brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç ndërsa në kërkim janë Marklen Haka 30 vjeë dhe Bledar Kurti 40 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAT-Operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza” ka arrestuar pesë persona për shkak të kultivimit të bimëve narkotike. Burime nga Policia bëjnë me disa se v...
TIRANË– Për videon e frikshme nga Kruja ku disa persona të maskuar dhe me armë u futën në një lokal ka ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Në ‘Facebo...
ITALI– Dëbohet nga Italia, biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku! Policia italiane pretendon se Sallaku është një person që ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndaj...
TIRANË-Dy shqiptarë të cilët ishin të shpallur në kërkim janë kapur në Francë dhe Itali ndërkohë që pritet ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë. Tom Kaci ish...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë të ditur ditën e sotme se ka identifikuar autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Ndërkohë fotot e dy prej tyre kan dalë...
TIRANË– Policia ka vënë në pranga tutorin e dytë të dy rumuneve që u sollën në Shqipëri përmes mashtrimit. I arrestuar është personi me inicialet T. M., 26...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga kanë rënë A. D., 29 vjeç...
TIRANË– Ishin katër! Kur ende nuk ka kaluar muaji, Policia e Shtetit ka identifikuar të dyshuarit kryesorë për vrasjene e 42-vjeçarit, Shkëlzen Kast...
FUSHË KRUJË- 4 persona me maska dhe të armatosur me kallashnikov, pistoletë dhe me shkopinj bejsbolli kanë dhunuar një të ri brenda një lokali. Ngjarj...
LEZHË–Dy punëtorë kanë mbetur të plagosur në Lezhë pasi janë aksidentuar në punë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, teks...