"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vrasja e Shkëlzen Kastratit, identifikohen autorët! Të rinjtë nga Fushë-Kruja, Kamza dhe Tirana në kërkim nga Policia, dy
19 Shkurt 2021, 09:48Nga DOSJA
TIRANË– Ishin katër! Kur ende nuk ka kaluar muaji, Policia e Shtetit ka identifikuar të dyshuarit kryesorë për vrasjene e 42-vjeçarit, Shkëlzen Kastratit në Fier. Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim dy persona nga Fushë Kruja; Albert Zaja 37 vjeç dhe Elmir Tufa, 29 vjeç; 27-vjeçarin Elson Xhecuka nga Kamza dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç.
4 të rinjtë dyshohet se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, të cilin kishin marrë urdhër për vrasjen e Kastratit dhe kishin nisur që ta ndiqnin prej kohësh, ndërsa 2 muajt e fundit lëviznin bashkë me të deri në momentin që kanë kryer ekzekutimin.
Deri më tani asnjë prej tyre nuk është i skeduar më parë, përveç Roland Carës. Ky i fundit është prangosur në Greqi në vitin 2008 për vrasje. Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, të katër personat dyshohet se janë larguar nga Shqipëria drejt një vendi të Bashkimit Europian, por ende nuk dihet se cili mund të ketë qenë destinacioni iu tyre final.
Ndaj “blutë” po bashkëpunojnë me homologët për kapjen e tyre. Provat për zbulimin e tyre janë gjendur brenda dy automjeteve që u përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi brenda kishte mbetje biologjike.
Ndaj 4 personave, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. Megjithatë prangosja e tyre dhe vendosja para drejtësisë do të zbardhë edhe emrin e “porositësit” të vrasjes.
Si ndodhi ngjarja?
Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me tek plumb në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Dyshohet se shkak për vrasjen e tij janë bërë konfliktet e vjetra të familjes. Kjo pasi 5 vite më parë është tentuar të vritet në atentat Klemend Kastrati, vëllai i Shkëlzenit.
Nga ajo ngjarje humbi jetën Denis Kasaj nga Vlora, kurse Klemendi u plagos. Asokohe rezultoi se Klemend Kastrati ishte i implikuar në një plagosje të vitit 2008, për shkak të një sherri makinash.
(k.m/A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- 4 persona me maska dhe të armatosur me kallashnikov, pistoletë dhe me shkopinj bejsbolli kanë dhunuar një të ri brenda një lokali. Ngjarj...
LEZHË–Dy punëtorë kanë mbetur të plagosur në Lezhë pasi janë aksidentuar në punë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, teks...
TIRANË– Tre infermieret dhe sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” kërkojnë lirinë. Pasi Gjykata e Shkallës së Parë la në burg për 45 ditë: sanitaren Rukije...
TIRANË– Sherr mes disa personave ka ndodhur pranë ambieteve të Fakultetit të Juridikut në Tiranë. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke sjellë edh...
DURRËS– Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin...
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kujtuar 90 vjetorin e vdekjes së albanologut Milan Šufflay, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dri...
KRUJË– Digjet gjatë natës në Krujë makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti i Kanit tip “BMW...