Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Sherri me dy shqiptarë të tjerë, çfarë ndodhi para vrasjes së Keidi Pashës në Gjermani, djali i policit shqiptar
15 Gusht 2019, 12:18Nga DOSJA
TIRANË– Keidi Pasha 20 vjeç është vrarë me armë zjarri në Gjermani nga persona të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 13 Gushtit në Wolfsburg. 20-vjeçari, lindur dhe banues në Burrel, kishte shkuar në Gjermani ditën kur ndodhi krimi. Tvklan.al ka mësuar nga autoritetet shqiptarese bëhet fjalë për djalin e punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha.
Nga të njëjtat burime është bërë me dije dhe versioni paraprak i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje që kanë deponuar për hetuesit gjermanë, fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave që ka nisur në një lokal në pronësi të dy shqiptarëve të tjerë.
Më pas sherri u zhvendos në anën tjetër të rrugës. Keidi Pasha dhe një mik i tij u qëlluan me armë nga një makinë e paidentifikuar kur po ecnin në trotuar. Autorët u arratisën në drejtim të paditur, ndërsa kanë qenë kalimtarët të cilët njoftuan policinë. 20-vjeçari dhe miku i tij u transportuan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht, Keidi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Kurse shoku i tij ndodhet në gjendje kritike.
Një dëshmitar okular i tha policisë gjermane se dëgjoi të paktën 6 të shtëna me armë zjarri. Nga burime policore mësohet se trupi i të ndjerit nuk është sjellë ende në Shqipëri, ndërsa autoritetet gjermane po kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore. Shkaqet e vrasjes janë të paqarta. Policia gjermane është duke hetuar motivet e konfliktit që besohet se nisi fillimisht në një restorant, si dhe po punon për të identifikuar autorin/ët e vrasjes.
TIRANË – Sëmundja e gripit të derrit e cila u shfaq një vit më parë në Afrikë ka prekur një sërë shtetesh në botë. Para disa javësh qindra mijëra der...
POLONI- Shteti polak ka nderuar majorin shqiptar të rënë në krye të detyrës, Klodian Tanushi më 10 maj 2019 në Letoni. Polonia i ka dorëzuar familjes “Medaljen ...
KOSOVË– Duket se pas ndarjes me Kejsin, reperit Arkimed Lushaj nuk po i ndahen fatkeqësitë. Teksa ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Kosovës është përfshirë...
Detaje të reja zbulohen për të riun shqiptar që u vra me 6 plumba dje në Volfsburg të Gjermanisë. Keidi Pasha, 16 vjeç nga Burreli, u ekzekutua teksa po ...
Alores, reperi i famshëm shqiptar i njohur dhe për bashkëpunimin e tij me Çiljetën, është aksidentuar rrugës për në Dhërmi, por fatmirësisht është jashtë...
TIRANE– Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i mirënjohur, Gjergj Xhuvani. Regjisori dha frymën e fundit në Romë, teksa ndodhej ...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se personi që është ekstraduar ditën e sotme nga Milano është Emiljan Sinjari. 27-vjeçari akuzohet se 2016-2017, ai në ba...
DURRËS- Dhjetra qytetarë janë përballur me temperaturat e larta në zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike, ku presin të pajisen me dokumentet e ide...