LIVE UPDATES
Aktualitet

Shifra shqetësuese, borxhi i Shqipërisë arrin 8.97 miliardë në shtator

10 Dhjetor 2021, 18:37 Nga DOSJA

TIRANË – Në fund të shtatorit 2021, Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë arriti në 8.97 miliardë euro, sipas Bankës së Shqipërisë. Gjatë tremujorit të tretë, stoku i BJB-së u zgjerua me rreth 193 milionë euro (ose 2%), në reflektim të vlerës neto pozitive të transaksionit, prej 137 milionë euro.

Në terma tremujore, stoku i BJB u zgjerua me 2%, kryesisht për rezultat të rritjes së Alokimit të SDR-së[1];

Në të njëjtën kohë, efekti i përllogaritur i vlerësimit të monedhës USD kundrejt EUR pati ndikim në rritjen e detyrimeve të shprehura në euro, me rreth 47 milionë euro. Gjithashtu, ndryshimet e tjera nga ri-klasifikimi vlerësohen pozitive në rreth +9 milionë euro.

Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me PBB u ngushtua në 61.4% nga 62.1% në fund të T2 2021.

Ecuria e tepricës së BJB-së gjatë tremujorit, vëren zgjerimin e borxhit të jashtëm në terma afatgjatë diktuar kryesisht nga rritja e Alokimit të SDR-së. Ndërkohë sektorët rezidentë (kryesisht bankat) kanë zgjeruar investimet e tyre në Eurobondin e emetuar në tregjet ndërkombëtare nga Qeveria e Përgjithshme duke ndikuar kështu në uljen e tepricës së borxhit të jashtëm të këtij sektori, njoftoi banka.

Në masën 89%, BJB prezantohet në maturitetin afatgjatë, teprica e të cilit u zgjerua me 172 milionë euro në reflektim të zgjerimit të Alokimit të SDR-së. Në të njëjtën kohë, BJB në maturitetin afatshkurtër u rrit me 21 milionë euro në nivelin 991 milionë euro, si pasojë e rritjes së detyrimeve afatshkurtra në “monedha dhe depozita” të Korporatave Depozituese.

Monedha evropiane (EUR) është monedha kryesore në emërimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj botës, në rreth 66% të totalit, e ndjekur nga SDR me 13% dhe USD me 9%.

Kreditorët publikë mbajnë pjesën më të madhe (42%) të tepricës së borxhit të jashtëm afatgjatë. Kreditorët privatë kanë ruajtur të njëjtat nivele në aktivitetin huadhënës dhe në fund të muajit shtator 2021 mbajnë rreth 14% të tepricës së BJB-së në maturitetin afatgjatë. Detyrimi afatgjatë mes kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (përfshirë në zërin “Të tjera” në tabelën 3), ruan një nivel prej rreth 18% të totalit të borxhit të jashtëm dhe në fund të shtatorit 2021 shënon 1,397 milionë euro.

Pjesa e borxhit të jashtëm me maturitet më të gjatë se 5 vjet kalon dukshëm borxhin me maturitet nga 1 dhe 5 vjet. Në maturitetin 1-5 vjet dominon borxhi privat, ndërsa në atë mbi 5 vjet dominon borxhi publik.

Qeveria e Përgjithshme zotëron rreth 46% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis Sektorëve të Tjerë (35%), Sistemit Bankar (17%) dhe Autoritetit Monetar (2%).

Sektori i Qeverisë së Përgjithshme mban peshën kryesore në stokun e BJB-së. Në fund të muajit shtator 2021, detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme vlerësohen në 4,148 milionë euro dhe prezantohen vetëm në instrumente afatgjatë, të tilla si “hua” dhe “obligacione dhe dëftesa”.

Borxhi i jashtëm publik përfshin huamarrjen me jashtë drejtpërdrejt nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) dhe qeveritë lokale, huamarrjen me jashtë të garantuar nga MFE dhe qeveritë lokale, në përputhje me legjislacionin mbi borxhin publik, duke përfshirë huatë e marra nga MFE në përputhje me marrëveshjen e FMN-së, si dhe letrat me vlerë të qeverisë të blera nga jorezidentët – të llogaritur me vlerën nominale.

[1] Alokimi i SDR është një mënyrë për të plotësuar rezervat valutore të vendeve anëtare të Fondit, duke i lejuar anëtarët  të  zvogëlojnë  varësinë  e  tyre  në  borxhin  e  brendshëm  ose  të  jashtëm  për  ndërtimin  e  rezervave. Shqipëria ka përfituar nga alokimi i SDR nga viti 2009.

 


Marrë nga “Monitor.al”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet borxhi i shqiperise borxhi i shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet