LIVE UPDATES
Aktualitet

Shifrat vetëm në rritje/ Numri i abonentëve të internetit në Shqipëri arrin në 480 mijë

23 Dhjetor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Shifrat vetëm në rritje/ Numri i abonentëve të internetit

Numri i abonentëve të internetit në vend ka arritur në pothuajse 480 mijë në fund të tremujorit të tretë të këtij viti. Statistikat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se ky treg po rritet me ritme të shpejta edhe për këtë vit.

Krahasuar me një vit më parë, numri i abonentëve të internetit është zgjeruar me 17.3%. Vetëm gjatë tremujorit të tretë, këtij shërbimi i janë shtuar rreth 7500 abonentë të rinj. Pandemia dhe masat kufizuese i dhanë një shtysë të mëtejshme zgjerimit të tregut të internetit në vend. Mes muajve mars dhe shtator, statistikat numërojnë rreth 35 mijë abonentë më shumë në shërbimet e internet me brez të gjerë.

Përveçse po rritet me ritme të larta, tregu i internetit duket më konkurrues dhe dinamik në strukturën e ndarjes sipas operatorëve. Pjesa e tregut të operatorit më të madh, Albtelecom, është në rënie konstante dhe tashmë ka zbritur në 27.4%, nga 32.6% që ishte një vit më parë. Operatori i dytë më i madh për nga numri i përdoruesve është Abcom, me rreth 18.5% të tregut. Që nga fillimi i këtij viti Abcom është pjesë e Vodafone Albania dhe kjo ka nxitur ritme më të shpejta të rritjes, me pothuajse 22% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Shërbimet fikse duket se kanë potenciale të mëdha rritjeje, edhe duke pasur parasysh se niveli i depërtimit të tyre është ende i ulët në raport me mesataren rajonale dhe europiane. Po, ndërsa në qendrat e mëdha urbane numri i abonentëve po rritet me ritme të shpejta, sifda e vërtetë për Shqipërinë ngelet hendeku i thellë me zonat rurale. AKEP vlerëson se në këto zona depërtimi i internetit është në nivelin e rreth 5% të popullatës, ndërsa në zonat urbane tashmë jemi pranë nivelit të 40%.

Çështja kryesore që pengon zhvillimin e infrastrukturës në zonat rurale dhe të largëta, është mungesa e stimujve për të investuar nga operatorët ose në alternativë financimi me fonde shtetërore. Në Shqipëri nuk ekziston një fond për shërbimin universal dhe një mekanizëm për kontribut me fonde publike, nuk është dhënë ndihmë shtetërore për rrjete broadband dhe nuk ka buxhet publik të përcaktuar në nivel kombëtar ose vendor, për ndërtimin e infrastrukturës së këtij lloji.

Sigurimi i infrastrukturës broadband është i varur ekskluzivisht nga investimet e operatorëve privatë të rrjeteve të telekomunikaconit. Shtrirja e infrastrukturës së telekomunikacionit është e kushtueshme, veçanërisht në ato zona ku ka shumë pak ose aspak infrastrukturë të mëparshme, ku densiteti i popullsisë është i ulët ose ku aksesi për shkak të vështirësive gjeografike është tepër i vështirë. Në këto zona, ka pak ose aspak leverdi ekonomike për të investuar në infrastrukturë, sepse tarifat mesatare janë të ulëta dhe pritjet për një kthim nga investimi janë të dobëta, për shkak të mungesës së fuqisë blerëse.

Albtelecom zotëron pjesën më të madhe të tregut, me 27.3% të totalit, sipas numrit të abonentëve. Abcom, i cili është pjesë e Vodafone prej rreth një viti, renditet i dyti, me 18.5% të abonentëve, i ndjekur nga ASC (11.8%) dhe Aissnet (8.4%). Operatorët e tjerë kanë më pak se 5% të tregut secili.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abonentet e internetit abonentet e internetit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë