Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Shërbimi Informativ i Shtetit ka hapur aplikimet për inspektorët e rinj që do të punojnë në terren dhe jashtë vendbanimit.
Në faqen zyrtare, SHISH ka publikuar të gjitha kriteret profesionale që duhet të plotësojnë kandidatët së bashku me dokumentet që duhet të paraqesin.
Kandidatët duhet të jenë maksimumi 35-vjeç, të zotërojnë të paktën gjuhën angleze dhe nuk duhet të jenë përjashtuar nga puna me masa disiplinore, etj.
Më poshtë janë kriteret e përcaktuara nga SHISH-i:
Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’i nënshtrohen dhe një trajnimi.
Nevojat e SHISH janë fokusuar në:
– Inspektorë në SHISH, të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:
– Të jenë shtetas shqiptar;
– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të kenë mbaruar arsimin e lartë;
– Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;
– Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;
– Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.
Preferohen:
– Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;
– Të jenë deri në moshën 35-vjeç;
– Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e mëposhtme:
– Kërkesë për punësim;
– CV, sipas modelit bashkëlidhur, të publikuar dhe në faqen zyrtare të SHISH;
– Fotokopje e kartës së identitetit, apo pasaportës;
– Certifikatë familjare;
– Raport mjeko-ligjor ;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;
– Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;
– Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;
– Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;
– Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;
– Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë).
– Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë).
Dokumente të tjera plotësuese, nëse disponojnë:
a) Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;
b) Fotokopje të librezës së punës.
D R E J T O R I
Helidon Bendo
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Gjykata e Lartë ka ‘prishur’ vendimin e Apelit për masat e sigurisë së tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit. Duke kthyer kështu &cced...
BULQIZË– Drilon Kotja është 20-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi ishte shpallur në kërkim për kanosje me armë zjarri....
TIRANË– Pas një takimi pune në Beograd javën e kaluar, Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikola Dimitrov, i cili tashmë përfaqëson ...
FIER– Banorët e lagjes ku banonin çifti Mersini u tronditën pasi menduan se 38-vjeçari nga Levani do të vriste me sëpatë bashkëshorten e tij...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët janë të akuzuarit kryesorë për ...
VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për vjedhje dhe plagosje me dashje. Personi me inicialet Th.H, dyshohet se ka vjedhur nën kë...
ITALI– Prej kohësh ai konsiderohej si një nga protagonistët e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, por tashmë ndodhet pas hekurave....
TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar vendimin shkallës së parë, duke lënë në fuqi rrëzimin e kërkesës për ish-kryeprokurorin Adriat...
LEZHË– Një i ri ka përfunduar në pranga e policisë ditën e sotme në Lezhë. 21-vjeçari i cili drejtonte mjetin pa patentë, kishte në makinë dis...
TIRANË– Pesë persona kanë përfunduar në pranga në kryeqytet pasi akuzohen për falsifikim dokumentash. Në vijim të operacionit policor të koduar ̵...