LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Tiranës,Elisabeta Imeraj: Vettingu,gjueti shtrigash!

27 Prill 2022, 13:27 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Tiranës,Elisabeta Imeraj:

TIRANË– Elisabeta Imeraj nga sot nuk është më kryeprokurorja e Tiranës. Pasditen e sotme, Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht për shkarkimin e saj nga detyra me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte shkelje të karakterit profesional. Drejtuesja e trupës gjykuese, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë, duke shtuar se subjekti ka mohuar faktet për ish- kunatin, duke treguar jo korrektësi. Ndërsa jashtë për mediat, vetë Imeraj tha se kurrë në jetën e saj nuk ka pasur as në pronësi dhe as në bashkëpronësi pasuri.

Ndërkohë që shton se shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur me urdhër të dikujt, por nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka lënë që të kuptohet asgjë. Përveç faktit se premtoi që me të siguruar prova dhe fakte do t’i bënte publike. Por gjthashtu nuk harroi që të shtonte se vendimin do ta ankimonte në Gjykatën e Strasburgut, pasi sipas saj, Vettingu nga proces që supozohet që të reformonte sistemin e drejtësisë, në fakt është kthyer në gjueti shtrigash.

Procesi ndaj saj nisi një javë më parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku u zhvillua seanca që palët dhanë konkluzionet përfundimtare, e vetë kryeprokurorja e Tiranës kërkoi që të mos përjashtohej nga sistemi i drejtësisë, duke shtuar se duhet që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, ndërsa nga ana tjetër Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e Vetting; pasurinë, integritetin e figurës dhe atë profesional.

Në arsyetimin e tij, Komisioneri Publik tha se nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor, ndërsa Imeraj ngul këmbë se nuk ka pasur asnjë pronë në bashkëpronësi. Gjithashtu subjekti nuk provoi ekzistencën e fondeve 80 mijë euro. Për pasurinë apartament 66 metra katrorë në rrugën Kristaq Mema, subjekti gjendet në deklarim të pasaktë. Si pasojë e deklarimeve kontradiktore është krijuar pamundësi objektive për institucionet e rivlerësimit për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre.

Nga ana tjetër, KPK doli në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk kishte figurë të pastër, por nga aspekti professional nuk kishte asnjë problem. Megjithatë sot, KPA gjen të bazuar shkaqet e ankimit të Komisionerit, duke shtuar dhe ankesat e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, e i dërguari në Shqipëri, Theo Jacobs.

Pjesë nga argumentet e KPA:

Në emër të Republikës trupi gjukues i përbërë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo mori në shqyrtim cështjen për juridiksion me objekt ankimim e komisionit të pavarur të kualifikimit që i përket Elizabeta Imeraj. Trupi gjykues pasi shqyrtoi pretendimet, vëren në mënyrë të përmbledhur se:subjekti i është nënshtruar shqyrtimit ex oficio. KPK shqyrtoi shkresat dhe KPK shkalla e parë vendosi konfirmimin në detyrë. Ky përfundim i KPK bazohet në përfundimin e KPK se subjekti ka kryer deklarim të saktë te pasurisë. Për figurën KPK konstatoi se subjekti nuk ka figurë të pastër. Edhe për aftësitë profesionale KPK nuk konstatoi probleme. Në 9.6.2021 tre vëzhgues të ONM paraqitën pranë komisionerit sygjerim për ankim dhe komisioneri paraqiti ankesë. Trupi i KPA pasi analizoi parasqyrimet e subjektit dhe pasi shqyrtoi provat shkresore arriti në përfundimin e mëposhtëm: Për pasuritë për rregjimin e pasurive të ndara, subjekti nuk ka dëshmuar pasuri me rregjim pasurie të ndarë me ish bashkëshortin. Ky kobkluzion del se nuk është pasqyruar as në aktin e martesës dhe as në deklaratën vetting. Trupi gjykues vlerëson se kjo nuk përbën rrethanë për vlerësimin e pasurisë. Sa i përket 5 pasurive nga personi subjekt dhe personi i lidhur për sipërfaqen prej 2500 m2 gjendet në mungesë. Gjithashtu subjekti nuk provoi ekzistencën e fondeve 80 mijë euro. Për pasurinë apartament 66 metra katrorë në rrugën Kristaq Mema, subjekti gjendet në deklarim të pasaktë. Si pasojë e deklarimeve kontradiktore është krijuar pamundësi objektive për institucionet e rivlerësimit për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre. KPA gjen të bazuar shkaqet e ankimit të komisionerit. Për kontrollin e figurës KPA merr në konsideratë mungesë vullneti për të përshkruar rrethanat për ish-kunatin. Për aftësirë profesionale rezulton mangësi. Për këto arsye KPA vlerëson se sjellja e subjektit gjatë procesit është në kundërshtim. Kolegji në vlerësim të 3 kritereve të rivlerësimit arriti në përfundimin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut. KPA vendps se vendimi i KPK duhet të ndryshohet dhe të shkarkohet

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Në karrierën e saj, magjistratja numëron një sërë dosjes “të nxehta”, ku ndër to është edhe dosja e bujshme e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘A ia vlejti?’/ Elisabeta Imeraj pas shkarkimit: Ua thashë fëmijëve, e vërteta triumfon

Elisabeta Imeraj pas shkarkimit: Vettingu të mos shndërrrohet në gjueti shtrigash!

U shkarkua nga KPA/Elisabeta Imeraj: Kush e donte largimin tim? Kjo pyetje s’mori përgjigje

Sot vendimi i KPA! Kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj: Pres drejtësi

Në pritje të vendimit për Elisabeta Imerajn! Nis seanca në KPA, pamjet e para

(a.b.k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj shkarkohet elisabeta imeraj elisabeta imeraj shkarkohet elisabeta imeraj

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës