Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlorë- Xhafer Cerova, ish-punonjësi i Policisë Kufitare në Vlorë, me gradë nën-komisar denoncon për Dosja.al se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra, edhe pse sipas tij Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dalë në përfundimin se ai nuk ka shpërdoruar detyrën.
Cerova deklaron se bëhet fjalë për kapjen e një fugoni me 3500 litra karburant në janar të 2015, ku u ngrit akuza se kjo lëndë kishte dalë nga pika kufitare e Triportit Vlorë, ku ai mbante detyrën si përgjegjës turni, me gradën nën-komisar.
Por ai sqaron se gjykata ka dalë në përfundimin se sasia e karburantit që u kap në mjetin furgon, pjesë e një peshkarexhe, duke iu referuar analizave të kryera nuk ka qenë e njëjtë me atë që ndodhej në pikën kufitare. Sipas tij në këtë mënyrë rezulton se ai është i pafajshëm nga kjo ngjarje.
Cerova thekson se këto vendime nuk janë marrë parasysh nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili më 4 gusht ka firmosur urdhrin e lirimit për të. Ai shton se më 2015 është pezulluar për një muaj nga detyra por për mungesë provash ai ka vijuar sërish punën.
Në komunikim me Dosja.al ai shprehet se ndihet i tronditur nga ky vendim pasi edhe personat që janë kapur për këtë ngjarje më 2015 tashmë janë të lirë.
Denoncimi:
“Në 25.01.2015 në Vlorë fshati Sherishtë është kapur një fugon me 3500 litra karburant dhe menduan se mos kjo ka dalë kontrabandë nga Triporti Vlorë, ku unë punoja. Mirëpo çështja u zgjidh që në atë kohe se kjo ngjarje nuk ka të bëjë fare me Triportin, domethënë që nuk ka fare shpërdorim detyre nga ana jonë. Këtë e vërtetojnë dy vendimet gjyqësore të Shkallës Parë dhe ajo e Apelit, të cilat Komisioni i Ankimimit të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë nuk i marrin parasysh por vazhdojnë dhe thonë se ka shpërdorim detyre dhe se ku qëndron kjo se marr vesh fare.
Kjo çështje është mbyllur në Janar 2015 këta zotërinjtë e rihapin ecurinë disiplinore në korrik 2019 duke thyer dhe afatet kohore të rihapjes së ecurisë disiplinore e cila është 12 muaj. E rihapin ecurinë pa më pyetur mua fare dhe japin rekomandim po në të njëjtën datë për përjashtim nga policia. E ankimoj këtë në Komisionin e ankimimit dhe ata nuk i marrin parasysh këto dy vendime që tregojnë katërciprisht se ne nuk kemi shkelur detyrën. Turp e faqia e zezë për një komision të përbërë prej pesë vetash të lënë në fuqi përjashtimin nga policia dhe aq më tepër Drejtori i Përgjithshëm i cili firmos ekzekutimin e këtij vendimi duke ja bërë të ditur situatën e ndodhur. Unë nuk di se çfarë të them tjetër ,më kanë hequr me të vetmen arsye dhe kjo është sepse unë nuk kam bërë gjë dhe nuk bëhem urë kalimi për eprorët e mi.”
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës, Policia shpalli në kërkim Arben Isakun zëvendësdrejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit. I...
TEPELENË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë fshatin Dragot, ku dy gra janë marrë nga rrjedha e lumit Vjosa.Të dyja gratë, banuese në Këlcyrë, po p...
VLORË– Data sot shënon 10 gusht, duke mbushur vitin nga masakra e ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 8 persona të një familje u vranë nga një 24-vje&c...
Tiranë- Nga Britania e Madhe ditën e sotme është ekstraduar 41-vjeçari Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte korruptuar g...
Tiranë- Një ditë më parë KED përfundoi procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka përfunduar procesi i intervistave me Arta Vo...
Durrës- Në prangat e policisë së Durrësit ka rënë një person si edhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë pajisur me legalizim duke falsifikuar dokum...
Prej disa ditësh vijon zbatimi i Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mal...
GREQI- Paulin Gega pronari i “Gega Oil” , i cili është në kërkim nga policia pasi akuzohet për evazion fiskal dhe pastrim parash ka folur së fundmi.Ai ka deklar...
TIRANË- Ekstradohet nga Britania e Madhe 41-vjeçari Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte korruptuar gjyqtarin Shkël...
Kurbin- Detaje të reja ka dalë nga ngjarje e rëndë në Kurbin, ku në fshatin Skuraj u gjet i pajetë Luigj Gjeloshi.Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka deklarua...