LIVE UPDATES
Politike

“Shkëpusim marrëdhëniet me PD”, Këlliçi: Lajm i mirë, Rama kopjon Bashën

21 Prill 2022, 19:42 Nga DOSJA
“Shkëpusim marrëdhëniet me PD”, Këlliçi:

TIRANË– Belind Këlliçi, deputet i PD dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit tha se deklarata e Edi Ramës se në Kuvend, i cili u shpreh se nuk do të ketë më marrëdhënie me Partinë Demorkatike nëse përballë i vihet Sali Berisha, është një lajm i mirë. I ftuar në “Çim Peka Live”, Këlliçi tha se Rama po bën një proces farsë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, të cilit opozita nuk do t’i bashkohet. 

Ai shtoi se Rama kopjoi Bashën duke propozuar një numër të madh kandidatësh për president. Ngjashmëria sipas tij ëshë në faktin se edhe Basha bën të njëjtën gjë kur propozon deputetët, vë listën me 1900 kandidatë.

“Lajmi i mirë sot është që më në fund ka edhe një prani publik të Ramës që me zotin Berisha të rikthyer aktiv ai nuk mund të ketë marrëdhënie, asnjë marrëdhënie, as okulte dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Është tallje kjo që po ndodh me procesin e presidentit, me tre emra që futen në zarf me 172 emaile, me një konsultë që është me konsullatën greke në Korçë. Dhe deri më sot, nëse kam patur përherë përshtypjen që ka qenë zoti Basha që ka kopjuar zotin Rama në të gjithë qasjen politike, sot për herë të parë zoti Rama kopjon zotin Basha, i referohem procesit të propozimit të kandidatëve për deputetë të PD, vitin e kaluar ku u propzuan 1900 kandidatë, ku nuk ngeli njeri në çdo fshat dhe cep të Shqipërisë dhe në fund rezultoi një tallje. Vendimmarrja e komisionit u hodh poshtë nga Basha dhe nxori nga xhepi deputetët që kishte paramenduar në mendjen e tij. Të bëhesh pjesë e këtij procesi do të thotë të bëhesh pjesë e një procesi farsë. Të futen emrat e kandidatëve në zarf, presidentin në zarf e tha sot kryeministri, e përmendi 132 herë në fjalën e tij. Një president që vjen nga një proces i tillë, me propozime qesharake, deri tani janë 76 kandidatë që janë propozuar nga deputetët e grupit të PS, sipas mediave, dhe 170 emailet që kanë ardhur nga qytetarë, ky është një proces që tenton të heqë vëmendjen nga skandalet, tenton që të fusë opozitën në një lojë që dihet si do të përfundojë se Edi Rama e ka nën mëngë, i ka votat për ta zgjedhur. Ajo që sot është e qartë është që Edi Rama po tallet me këtë proces, për të vënë aty një person kamikaz politik. E ka shqetësuar e gjithë sjellja e presidentit, e vuri vetë me votat e tij Ilir Metën në 2017. Ka patur një problem, kthimi i më shumë se 60 ligjeve, beteja që kanë patur me njëri-tjetrin dhe tashmë i duhet një noter për të gjithë paligjshmërinë e tij në zyrën e Presidentit për të uzurpuar edhe institucionin e fundit. Nëse PD bëhet pjesë e kësaj maskarade, është pastaj një opozitë farsë, do të jetë një tallje që bëhet me kampin opozitar,”- tha Këlliçi ndër të tjera.

(F.m/dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen