Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI- Koraba Gjana, një infermier 27 –vjeçar, në një lidhje për emisionin “Opinion”, foli për vendimin e tij për të shkuar më grupin e punonjësve të shëndetësisë në Itali. Nga Brescia, ai tha se nesër në orën 07:00 të mëngjesit, ai do të niste punën në spital.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me një lajm të publikuar nga “Corriere della sera”, se grupi shqiptar do t’I nënshtrohej një testimi më parë, Gjana u shpreh:
“Kemi shkuar dje dhe sot në spital, kemi komunikuar me stafin dhe që nesër fillojmë punë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.”
PJESË NGA BISEDA:
Fevziu: “Corriere della sera” thoshte që të bëjnë një provim më parë?
Gjana: Ne nuk na kanë dhënë një informacion të tillë, kemi qe në spital, kemi diskutuar me shefin e personelit dhe varësisht eksperiencave do të ndahemi në pavione.
Fevziu: Çfarë pavioni të ka rënë ty?
Gjana: Infektiv.
Fevziu: Do të punoni bashkë me mjekët italianë?
Gjana: Po, që nesër në orën 7 të mëngjesit do fillojmë punën.
Fevziu: Si është situata aty?
Gjana: Situata duket normale, një spital shumë i organizuar edhe pse shumë i madh, por pacientët marrin drejtimin dhe shërbimin e duhur.
Fevziu: Sa vjeç je?
Gjana: Jam 27 vjeç, kam mbaruar infermieri në Tiranë dhe master shkencor.
Fevziu: Përse vendose të shkosh në Itali? Vendose vetë apo të thanë të shkosh? Nuk kishte frikë?
Gjana: Normale, që kisha frikë. Edhe në Tiranë do kisha frikë, por vendimi ishte shumë personal dhe mendova që do të ishte një gjest shumë i mirë për popullin Italian.
Fevziu: Ju merrni edhe një lloj eksperience aty apo do të jetë edhe një lloj trajnimi?
Gjana: Patjetër, është ndihmë që japim, pavarësisht se edhe ne marrim eksperiencë.
Marrë nga Opinion.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ermal Pashaj, është një nga trupa me 30 mjekë që shkuan në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën kundër COVID-19. Në një lidhje direkte me...
ITALI– Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një intervistë për emisonin “Opinion”, ku edhe ka folur lidhur me mjekët shqiptarë që shkuan për të ndihmuar...
TIRANË- Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka folur sot për ecurinë e përhapjes së COVID-19 duke u shprehur se rritja është graduale dhe kjo është java e pikut ...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se dhe një pacientë që ishte në terapi intensive në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë. Sipas një njoftimi...
TIRANË- Shkencëtarja shqiptare Detina Zalli ka dhënë të reja lidhur me koronavirusin, gjatë një lidhje Skype me emisionin “360gradë”. Sipas saj, ka dy tipe...
TIRANË- Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, është shprehur sot s...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama doli sërish sot në një lidhje live, ku edhe përsëriti urdhërin që të gjithë të moshuarit nuk do të lejohet që ta dalin nga sh...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka treguar detaje për 30 mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali për të dhënë ndihmën e tyre. Në nj...
TIRANË- Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ka bërë me dije se ndonëse numr...
ITALI- Almarin Domi është një nga 30 mjekët dhe infermierët që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me koronavirus. I ftuar përmes sk...