LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkon për kredi në bankë, rezulton debitor pa dijeninë e tij

21 Tetor 2020, 20:11 Nga DOSJA
Shkon për kredi në bankë, rezulton debitor pa dijeninë e tij

VLORË -Emisioni “Stop” ka publikuar sot denoncimin e një qytetari nga Vlora, të cilit i kanë falsifikuar firmën dhe i kanë hapur probleme me bankës. Në muajin shtator,Antonio Avdiraj, ka shkuar të blejë një celular me kredi, por banka i ka thënë se ai ka një kredi për të shlyer në bankë, po për blerjen e një celulari.

“Unë jam interesuar në këtë emision, pasi më është bërë një padrejtësi. Doja të merrja një telefon me këste dhe më thanë që je debitor, shkova tek banka dhe më thanë ke një kontratë që ke bërë, por unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Në kontratë kishin vendosur adresë, numër telefoni false, por kishin vendosur kartën që nuk e di nga e kanë marrë”, thotë Avdiraj.

Ai mohon që të ketë firmosur kontratë me bankën dhe shton se ka shkuar në Polici tek krimi ekonomik për të denoncuar përdorimin e emrit të tij. Në bankë i thonë, se në 30 mars 2020 ka firmosur një kontratë me një servis celulari në Vlorë, me administrator Kreshnik Rama.

Fill pas denoncimit, në skenë del i ati i administratorit të servisit, Skënder Rama, i cili i premton Antonios, se do ta mbyllë ai këtë problem. Sipas administratorit dhe të atit, celulari është blerë on line dhe këtu ka ndodhur ngatërresa.

Pas këtij denoncimi, Skënder Rama ka kërkuar takim me Antonio Avdirajn dhe i kërkon atij që të terheqe denoncimin, pasi i del ai garant që do i zgjidh problemin.

Video e plotë:

Skënder Rama: Jo do gjejë zgjidhje, po do gjejë zgjidhje si Çeçoja, se ne kemi miq, njerëz, shokë e vëllezër plot. Ai, apo kushdo, që i ka vënë emër kësaj pune, do e paguajë atë, që ka bërë. Ne do të kërkojmë falje ty, për të mbyllur situatën, por edhe ti do na kërkosh falje, se na je bërë havale.

Mos bëj më nxitime, se nuk është e mirë! Ti, po ç’ke, që i jep gojës? Ti mbylle dhe do i bisedosh me mua gjërat! Mos u nxito te flasësh për këtë çështje, për asnjë gjë! Unë dua, me ndihmën tënde, me forcën time dhe gjithë njerëzve, që na vijnë vërdallë, ta mbyllim, t’i vëmë emër e t’i mbyllim letrat, ashtu siç janë për t’u bërë. Ligji është ai, që ne duhet të mbyllim atë te burimi. Atje te burimi është pagesa. Të mbyllim atë dhe jemi në rregull bashkë. Unë do bëj pagesën. Nuk kam vrarë njerëz, as ti nuk ke vrarë njerëz.

Denoncuesi: Do thotë policia: Ti ke bërë kallëzim të rremë.

Skënder Rama: Po ik ore, ik, o polici! Hajde të bëjmë pagesën, që është për t’u mbyllur, të vemi bashkë, ore. Mos fantazo budallalliqe. Ç’na flet gjëra kot!

Denoncuesi: Çfarë do i thuash bankës?

Skënder Rama: Çfarë do i them unë bankës, e di unë, kur ta paguaj. Çfarë është ky muhabet? Do  bëjmë këtë, po sikur ta bëjmë edhe kështu.

Skënder Rama: Maksimumi është 1 javë. Unë mund ta bëj edhe më shpejt. Do ta mësosh ti emrin, kush e ka bërë, por jo tani. Mos ma kërko tani!

Denoncuesi: Ti e njeh?

Skënder Rama: Qysh nuk e njoh? Sepse unë jam zënë me atë, kam bërë llafe dhe i kam thënë “pse mor, te djali ynë e ke bërë ti këtë?”.

Por problemi nuk mbaron këtu, “Stop” ka shkuar tek servisi dhe ka takuar administratorin për të mësuar rreth kësaj çështje.

Gazetari: Kush e ka blerë këtë celular në këtë servis?

Kreshnik Rama: Ky celular është blerë “on line”. Është bërë me anë të telefonit dhe ka vajtur dikush, që.., domethënë, që ka firmosur, që e ka marrë si kontratë dhe ka vajtur, është firmosur. Kur është bërë kjo, ka filluar karantina.

Gazetari: Më 30 mars karantina, po mirë, lejohej të bëhej “on line”? Ti ke firmosur. Si ke firmosur?

Kreshnik Rama: Kjo ka vajtur njëherë pa firmën, pa firmën time. Kanë vajtur dy kopje. Një e merr personi, një e marr unë. Në momentin, që e merr personi, ai e ka firmosur. Pastaj e kam firmosur unë.

Gazetari: Antonio thotë, që nuk kam marrë kurrë një celular në këtë servis.

Kreshnik Rama: Kjo është firma ime dhe unë nuk mund ta mohoj, që është firma ime.

Gazetari: Me këto të dhëna, Antonio, ka ardhur ndonjëherë?

Kreshnik Rama: Fizikisht, tek unë, Antonio nuk ka ardhur.

Gazetari: Ti thua, që është bërë “on line”?

Kreshnik Rama: Thjesht është firmosur në shtëpi. Unë kam punuar gjithë marsin, pastaj fola me ata çunat e bankës dhe i kam hequr këto “on line”, se filluan këto problemet e njëpasnjëshme.

Gazetari: Një person tjetër, i afërmi juaj, ka bërë biseda me Antonion?

Kreshnik Rama: Jo!

Gazetari: Skënder Rama kush është?

Kreshnik Rama: Babai im!

Gazetari: Unë di, që z. Skënder ka bërë disa biseda me Antonion, ku i premton, që do ta shlyejë ai detyrimin.

Kreshnik Rama: Kur janë bërë këto biseda?

Marrë nga KLAN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stop stop

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Tetor 2020, 17:11

ITALI- Shtyhet për një periudhë të pacaktuar gjyqi për të prangosurit e operacionit “Rosa dei venti”, pjesë e të cilëve është edhe Moisi Habilaj. Mësohet se Gjy...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet