Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Shkronja ‘t’ pushton Tiranën! Simboli shfaqet në rrugët e kryeqytetit, zbulohet kuptimi
19 Mars 2022, 09:05Nga DOSJA
TIRANË– Kryeqyteti është tejmbushur me shkronjën ‘t’. Mos u habisni nëse e gjeni në postera, reklama në rrugë apo edhe në semaforë. ‘t’ është simboli i Tirana Youth Capital, titull ky që sipas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kryeqyteti e ka marrë stafetën dhe pritet që të pasohet me aktivitete për të rinjtë. Kjo nënkupton se për këtë vit, Tirana do të jetë kryeqyteti europian i rinisë dhe pritet që të sjellë të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.
Duke qënë se këto aktivitete janë shumë pranë nisjes dhe çeljes së tyre, Veliaj ka shpërndarë në kryeqytet simbolin, si për t’i paraprirë asaj që do të ndodhë në muajt e ardhshëm.
Titulli “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022” është marrë me iniciativë të organizatave të shoqërisë civile, nën drejtimin e Kongresit Rinor Kombëtar në vitin 2019 në Aimens, Francë nga Forumi Rinor Evropian. Ky event do të pasohet nga rreth 1000 aktivitete të cilat do të implementohen përgjatë gjithë vitit 2022, me kryefjalë të rinjtë e Tiranës, Rajonit dhe Evropës.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- 9 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre është shpallur në kërkim. S. G., 27 vjeç, është arrestuar pasi i ësht...
TIRANË– Benard Hoxha është shpallur në kërkim nga policia, pasi një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër në Babrru të Tiranës. I riu kanosi per...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Gjovalin Pepa ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia ku po punonte. Policia informon se punëtor...
TIRANË– Erjon Bendaj, Mario, Xhulio dhe Florjan Doda janë arrestuar nga policia. Këta persona kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti të trasha, dh...
TIRANË– Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë për protestën e sotme. Në një njoftim, ambasada këshillon qytetarët që të shma...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është protesta kombëtare e cila do të fillojë d...