Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHËNGJIN– Një 35-vjeçar ka rrezikuar të mbytet bashkë me familjen e tij pasditen e sotme teksa lundonte me një mjet të vogël në Shëngjin. Sipas njoftimit të policisë, mjeti brenda të cilit ndodhej familja ka nisur të lundrojë në mënyrë të çekuilibruar si pasojë e dallgëve të mëdha. 35-vjeçari me inicialet D.P., ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku ka zbritur të gjithë familjen e tij, por vetë nuk ka mundur.
Sapo kanë zbritur familjarët, varka është fundosur dhe 35-vjeçari ka rrezikuar të humbasë dhe jetën. Pushuesit e tjerë kanë telefonuar policinë kufitare, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e 35-vjeçarit nga uji dhe bashkë me familjen e tij janë dërguar në banesën e tyre në Shëngjin. Fatmirësisht tragjedia u shmang dhe familja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë Shëngjin
Policia Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me Policinë Kufitare Shkodër shpëtojnë një 35-vjeçar që rrezikoi të mbytej në det, i cili kishte dalë bashkë me familjen në një mjet të vogël lundrues, ku si pasojë e dallgëve të mëdha mjeti u fundos. Shërbimet e Policisë kufitare Shëngjin kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues të Policisë menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe sherbimet e Policisë Kufitare Shkodër. Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare u bë e mundur të shpëtohet shtetasi: D.P., 35 vjeç. Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin nga mjeti lundrues, ndërsa shtetasi D.P., nuk ka arritur të zbresë, pasi e kanë tërhequr dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin e tij lundrues. Ndërhyrja në kohë e Policisë Kufitare, bëri të mundur shpëtimin e shtetasit D.P., i cili është dërguar në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familjarët janë dërguar në banesën e tyre në Shëngjin.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TROPOJË– Personi që po shikoni në foto është Isat Goçaj, 49-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri nga Altin Ismailisufi, më 4 shtator. ...
SHQIPËRI- Sot pas dy vitesh operatorët telefonik janë kthyer në zyra, kreu i sindikatës së punonjësve të post-tekomit shqiptarë thotë se këto kompani u kër...
SHQIPËRI – Në Shëngjin gazetari i Top Channel Muhamed Veliu intervistoi, Tahera Ali një prej vajzave të minoritetit Hazara, të cilës ëndrra për tu bë...
SHQIPËRI– 2 mijë e 519 viktima, 12 mijë e 108 të infektuar aktivë dhe 136 mijë e 872 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga filli...
KAPSHTICË– 17 mijë e 380 euro janë sekuestruar nga policia kufitare në Kapshticë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 57-vjeçari me inicialet ...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku për ndërprerjen e koncesionit 4...
LEZHË– Policia ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës së kaluar në Milot. Sipas njoftimit zyrtar, policia bën me ...
LEZHË– Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se flakët kanë përfshirë stallën në afërsi të urës me tri harqe, e njohur s...
ELBASAN– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në aksin Elb...
LEZHË– Meriton Ahmetaj, 27-vjeçari që iu grabit mjeti i llojit “Audi Q7” një natë më parë ka qenë duke udhëtuar në aksin Milot-Lezhë, teksa kthehej ...