LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Alo, Policia? Ka ndodhur një plagosje’/ Vajza ishte mërzitur se s’kishte marrë notë të mirë, shoqet i bëjnë “dh

26 Shkurt 2020, 15:47 Nga DOSJA
‘Alo, Policia? Ka ndodhur një plagosje’/ Vajza ishte

Barsoletat me policë të bëjnë ndonjëherë aq për të qeshur, sa disa adoleshente në Tiranë kanë menduar se edhe policët e vërtetë mund të ta kthejnë buzëqeshjen, apo se duke i vënë në lojë kjo do ishte një dhuratë e veçantë për ditëlindje. Por barsoletat janë barsoleta dhe policia… bëni kujdes! Vajzat, siç thuhet në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, kanë marrë në telefon Sallën e Komandimit në numrin 112 dhe nga numri 0xxxx60805 kanë denoncuar me zë “të shqetësuar” për një ngjarje kriminale. Por kur policia ka mbërritur brenda fare pak minutash dhe ka zbuluar se ishte një njoftim i rremë, nga shaka gjithçka është kthyer në serioze. Aq serioze sa emrat e Anjës, Gradiolës, Anduelës dhe Anisës, që të katërta soqe të ngushta pritet të referohen për hetime të mëtejshme në prokurori për veprën “njoftim i rremë në organet e rendit publik”.

Ngjarja

Siç thotë një burim zyrtar i Gazetës “Si “pranë policisë qendrore, shoqet e ngushta që sipas ligjit konsiderohen ende të mitura, sapo kanë përfunduar mësimin kanë shkuar për të pirë kafe te “De Lux”, pasi njëra prej tyre Anisa, kishte ditëlindjen. Por siç shpjeguan më vonë pasi u morën në pyetje, shoqja e ditëlindjes ishte e mërzitur se kishte marrë një notë jo të mirë. Pasi kanë vrarë mendjen, atyre u ka shkrepur një ide se si mund të qeshte shoqja e tyre. Anja ka ofruar telefonin, Gradiola ka formuar numrin 112 dhe ka folur e shqetësuar “hajdeni se ka ndodhur një plagosje me thikë” dhe më pas e kanë mbyllur telefonin menjëherë. Pasi policia ka rimarrë për të saktësuar adresën, shoqja e tretë Anduela është përgjigjur “ishte thjesht një shaka”. Por policia ka këmbëngulur duke kërkuar adresën e tyre dhe kur ka mbërritur dhe ka konstatuar se fatmirësisht nuk kishte ndodhur asnjë ngjarje, ka marrë minorenet, duke i çuar në polici. Fillimisht, raporti i shërbimit të policisë tregon se patrulla ka njoftuar psikologët dhe prindërit e adoleshenteve për adresën e fëmijëve dhe për marrjen në pyetje të secilës. Policia thotë se “pasi janë pyetur ato janë dorëzuar te prindërit”.

Vajzat në polici

Anja është vajza që ofroi telefonin për shakanë. Ajo pohon se “kur u ulëm pamë shoqen të mërzitur, ndonëse kishte ditëlindjen, kishte marrë notë të ulët. Menduam të bëjmë shaka me të duke telefonuar policinë”. Vajza tregon se nuk e dinte që “humori” ishte veprim i   kundërligjshëm. “Deklaroj se nuk kam për ta përsëritur më diçka të tillë”, premton minorenia dhe kërkoj ndjesë që u shkaktuam shqetësim punonjësve të policisë, por edhe familjarëve tanë.

Edhe Gradiola shfaqet e penduar në deklaratën që oficerët e policisë i morën më pas. Madje, ajo tregon se nuk e kishte menduar ndonjëherë që një telefonatë e tillë mund të ishte jo vetëm krim, por edhe gabim. Vajza e ditëlindjes Anisa jo vetëm që ka mbrojtur shoqet që tentuan ta bënin për të qeshur, por i kujton policisë se “shoqet e mia kërkuan falje, janë të penduara dhe treguan të vërtetën pa mbërritur në komisariat”. Për shkak se vajzat janë nën moshë, pritet që prokuroria të deklarojë pushimin e hetimeve.

Marrë nga Gazeta Si

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhurata per shoqen e merzitur policia e shtetit tirane dhurata per shoqen e merzitur policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë