Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale E.M, pasi është kapur duke shpërndarë drogë në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është pikasur teksa i shiste drogën një qytetari me iniciale M.P, pranë një karburanti në këtë zonë. Pas arrestimit të riut i janë gjetur 720 gramë kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Zona”.
Vihet në pranga 30-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza në zonën e “Myslym Shyrit”. Procedohet penalisht një shtetas tjetër. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme dozash me lëndë narkotike kanabis dhe 2 aparate celular.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Zona”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Po në kuadër të operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi M.P.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi E. M. posedonte lëndë narkotike dhe merrej me shpërndarjen e saj në zonën e “Mysylm Shyrit”, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e “Mysylm Shyrit”, ku mbrapa një karburanti kanë konstatuar shtetasin E. M., duke i shitur lëndë narkotike shtetasit M.P.
Në vijim të operacionit, pas kontrolleve të ushtruara Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza gjithësej 720 gramë kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një banesë afër stacionit të Trenit në Durrës. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e pers...
SELENICË- Mëngjesin e sotëm dhjetëra banorë të Selenicës dhe fshatrave kanë protestuar për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës.Banorët ...
Krujë- Policia e Krujës ka arrestuar 2 të rinj, A.S, 24 vjeç dhe A.L, 22 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim për drogë. Mësohet se gjykata e K...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 10-vjeçar ndërsa është plagosur babai i tij 40-vjeç.K...
ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar ka tentuar të mbysë me tel elektrik gruan e tij, në Genova të Italisë. Mësohet se 47-vjeçari ka bërë këtë veprim për...
ELBASAN- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Elbasan. Mësohet se gjatë orëve të fundit ka rezultuar e infektuar një pedagoge e fakultetit Ekonomik në q...
SHQIPËRI- Gjatë ditës së sotme do të ketë sërish reshje të izoluara shiu. Meteoalb parashikon se në mbrëmje, në pjesën më të madhe të territorit do të ketë...
TIRANË- Gazetari i “News 24″ Erjon Skëndaj ka munguar për një kohë të gjatë në kronikat televizive, pasi u infektua me COVID-19. Së fundmi, i ftuar në emis...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al kanë në faqe të parë lajmin për kapjen e të shumëkërkuar...