“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Shpjegohet Voltana Ademi: Pse u nxeha me Ardi Veliun, nuk mjafton ndryshimi i një drejtori
1 Prill 2019, 19:24Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka reaguar pas përplasjes që pati ditën e sotme me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun.
E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Ademi tha se i kishte bërë përshtyrpje që i kishte thënë Ardi Veliu. “Më tha se ajo që po thonim para kamerave është e ndryshshme nga ajo që thonin jashtë kamerave”, u shpreh qytetarja a parë e Shkodrës.
Sipas saj kjo fjalë e kishte revoltuar dhe prandaj kishte nisur debati me numrin një të uniformave blu. Më tej kryetarja e Bashkisë së Shkodrës u shpreh se nuk bën punë ndryshimi i një drejtori të Policisë për të vendosur rendin në Shkodër.
Ndër të tjera kryetarja e Bashkisë Shkodër ka thënë se bandat kanë kërcënuar dhe kanë dhunuar drejtorë rajonal në spitale e Hipoteka. Ajo shtoi se nga kërcënimet ata janë shkarkuar ose kanë dorëheqjen.
Voltana Ademi ka qenë e pranishme në mbledhjen e prezantimit të prefektin e ri të qytetit, Valdrin Priftin dhe shprehu problematikat dhe shqetësimet e qytetit, duke mos ngurruar të ofronte bashkëpunim me Policinë.
E teksa bisedonte qetësisht me ministrin Lleshaj, kryebashkiakja Ademi nuk ka pasur të njëjtën qasje ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Pas përfundimit të mbledhjes, teksa Ademi po i ankohej Veliut për situatën kriminale, drejtori i Përgjithshëm i policisë është shprehur se ajo nuk ia kishte pohuar diçka të tillë më parë. Debati përfundoi me largimin nga biseda të Veliut.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS- Kjo që shihni në video, është pamja që të ofrojnë shumë zona në lagjet e qytetit bregdetar. Mbetje urbane që digjen në qiell të hapur, duke u kthye...
Efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka ka rrëfyer me detaje përjetimet e saj për ditën që u plagos në protestën e opozitës. E ftuar në “Ftesë në 5”, Nuka tre...
POGRADEC- Një adoleshent në Pogradec ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi i ka shpërthyer aksidentalisht një granat.Sipas një njoftimi nga Policia bëhet ...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, ka folur sot në lidhje me krizën politike që ka përfshirë vendin, pas djegieve të mandateve nga deputetët e opozitës. I ftu...
TIRANË- Ish-zv.ministrja e Arsimit, njëherësh ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur ditën e sotme për situatën aktuale në vend, ku ka t...
Shqiptarët e vrarë nuk duhen parë si jashtëtokësor apo si numra shifror nga shteti shqiptar, një shtet që për çudi po hesht, në një kohë kur OKB-ja i ka ...
TIRANË- Gangrena e borxheve të shtetit ndaj biznesit vijon. Edhe qeveria e majtë nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni, të cilin e kishte një nga kartat kryesor...