All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shpresa dhe pikëpyetjet për pasaportat e vaksinimit

25 Shkurt 2021, 16:05 Nga DOSJA
Shpresa dhe pikëpyetjet për pasaportat e vaksinimit
All - Paragraf - 1

Për muaj me radhë qytete turistike kanë qenë të boshatisura, por tani njerëzit kanë filluar të bëjnë plane udhëtimesh të ushqyera nga premtimi i vaksinës kundër COVID-it.

Dua të shoh diçka tjetër përveç katër mureve të shtëpisë. Mendoj se shumë prej nesh këtu në Britani po vuajmë të njëjtin stres. Sa mirë do të ishte sikur të shihnim diçka ndryshe, mezi e pres,” thotë një britanik.

Ky padurim dhe shpresa për rihapje nga vaksinat ka rezultuar në shtim të interesimit për prenotimin e udhëtimeve turistike.

Kemi filluar të shohim rezervime për në fund të verës. Shohim që njerëzit po shfaqin më shumë interes dhe po tregohen më aktivë në plane,” thotë Alan French, agjent udhëtimesh.

Në Britani, së shpejti njerëzve mund t’u kërkohet të hapin një aplikacion në celular që shërben si pasaportë për të vërtetuar se mund të frekuentosh bare e objekte publike.

Disa drejtues sektorësh e mbështesin këtë ide. Charlie Mullins drejton një kompani për punime hidraulike. Ai thotë nuk do të marrë në punë njerëz që nuk kanë pasaportë vaksinimi:

“Aktualisht njerëzit do të zvarriteshin pa rroba nëpër borë për të bërë vaksinën. Përse ta bëjmë kaq të komplikuar? Kjo mënyrë na jep mundësi ta vëmë situatën nën kontroll,” thotë zoti Mullins.

Nëse pasaportat e vaksinimit fillojnë të praktikohen në masë, ato mund të bëhen çelësi që u garanton njerëzve pjesëmarrje në grumbullime masive si festivale apo bankete, të cilat u anuluan gjatë pandemisë.

Por kjo ide ka hasur në rezistencë nga disa grupime.

Juristi David Samuels paralajmëron kompanitë dhe vendet që po e peshojnë këtë mundësi:

“Nëse bëhet fjalë për njerëz që kanë probleme të caktuara shëndetësore, ata mund të jenë të përjashtuar nga vaksina. Ka njerëz që nuk duan të vaksinohen për arsye ideologjike. Këta individë do ta shohin si të padrejtë përjashtimin nga shoqëria, pasi nuk kanë pasaporta vaksinimi”.

Kur bëhet fjalë për udhëtime ndërkombëtare, dalin ndërlikime të tjera që kanë të bëjnë me kornizën ligjore. Nuk pritet që kompanitë e fluturimeve ta përqafojnë idenë e pasaportave të vaksinimit:

Mund të duhen 25 vjet për të rënë dakord për standarde ndërkombëtare për këto pasaporta. Unë mendoj se mjafton të kesh konfirmim nga mjeku i familjes apo klinika ku je vaksinuar,” thotë Michael O’Leary, shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore “Ryanair”.

Megjithë pikëpyetjet, shumë qeveri po analizojnë propozime për të kërkuar dokumentacion që vërteton se personi nuk përbën rrezik për përhapjen e virusit.

Danimarka tha në fillim të muajit se po bashkërendon veprimet me bizneset për të krijuar një pasaportë dixhitale për vaksinën kundër COVID-it, duke e reklamuar këtë përpjekje si hap drejt normalizmit.

Duket se edhe Kryeministri britanik, Boris Johnson e mbështet këtë ide:

Nuk ka diskutim që këtë drejtim do të ndjekin shumë vende. Ato do të kërkojnë pasaporta vaksine kundër COVID-it, ashtu siç kërkonin provë se personi ishte vaksinuar nga ethet e verdha apo sëmundje të tjera. Do të praktikohet në shkallë ndërkombëtare”.

Ngaqë ende nuk dihet si do të ndryshojnë rregulloret nga një vend në tjetrin, shumë njerëz për momentin po bëjnë plane për udhëtime brenda vendit.

Marre nga VOA 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet