Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik po përgatitet për çdo skenar të mundshëm për vaksinimin ndaj COVID-19. Biologia Erida Nelaj, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP ka folur në “Real Story” në Neës24 gjerësisht për planin e Shqipërisë për pajisjen me vaksinën kundër koronavirusit Sars-Cov2 dhe se po vlerësohet çdo mundësi.
Ajo tha se për një vaksinë të tillë si ajo e Modernas Shqipëria i ka mundësitë e vaksinimit duke sjellë si eksperiencë fushatën e vaksinimit të polios në vitin 2000 që kërkon temperaturë në minus 20-25 gradë celsius. Sa i përket vaksinës së Pfizer që kërkon temperaturë minus 70-80 gradë tha se asnjë vend nuk është i përgatitur por se po shqyrtohet çdo mundësi.
Nelaj tha se Shqipëria është pjesë e COVAX dhe se vaksina do të merret nëpërmjet këtij organizmi. Po kështu ajo theksoi se në çdo rast vaksina kundër COVID-19 do të jetë falas.
“Vaksina është shumë e rëndësishme. vaksinimi ka parandaluar sëmundje të tjera. Përveç Pfizer dhe Moderna ka dhe vaksina të tjera të aprovuara në disa vende për përdorim të shpejtë”, tha ajo.
Kur pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe nga momenti që mbërrin a i kemi kushtet dhe a janë marrë masat që këto vaksina të injektohen sa më shpejt?
Nuk duhet të mbetemi vetëm tek Pfizer, por janë dhe prodhues të tjerë. Janë 9 vaksina pothuajse në fazën e tretë. Ne i kemi filluar vlerësimet. Kemi një komitet ekspertësh që mbulojnë shumë mirë fushën e vaksinimit, që i vijnë në ndihmë programit.
Vaksinat e zakonshme, kemi dy lloje, kemi vaksina që kërkojnë kushte +2, +8. Dhe për vaksina në kushte plus 2 dhe plus 8 jemi të përgatitur ndërsa për vaksina që kërkojnë kushte -70 askush nuk është i përgatitur. Gjithsesi ne po i vlerësojmë të gjitha, si mund ta realizojmë ruajtjen në -70. Për vaksina në minus 25 ne jemi të përgatitur si për poliomielitin, i kemi kushtet.
Është bërë një zgjedhje nga ana juaj si ISHP? Ku do investohemi tek Moderna, Pfizer apo Johnson&Johnson?
Ne po përgatitemi dhe nuk mund të marrësh një vendim për një vaksinë të caktuar. Ne jemi pjesë e iniciativës COVAX, e udhëhequr nga OBSH dhe Aleanca globale e vaksinave, një mekanizëm për kurimin dhe ne jemi pjesë aty. Duke qenë pjesë e COVAX, ne fillimisht kemi shprehur interesin dhe kemi paguar pjesën e fondit të vaksinave të COVAX. Aprovimet merren nga FDA e Amerikës dhe jo nga CDC. Ne do t’i sigurojmë këto vaksina nëpërmjet COVAX. Është fitore që ne jemi pjesë e kësaj iniciative.
Sa vaksina gripi menaxhoni para sezonit?
Për vaksinat e gripit është 390 mijë, është me të vërtetë rritje e sasisë.
Jemi të përgatitur për të shpërndarë 2 milionë doza vaksinash?
Ne nuk kemi pse marrim Amerikën. Kemi eksperienca shumë të mira në vendin tonë. Kemi pasur fushata vaksinimi, si ajo e fruthit në vitin 2000. Kemi fushata të vaksinimit të polios që kërkon kushte në ngrirjes.
Sa ka zgjatur skema e polios, vaksinimi?
E polios ka zgjatur deri në 6 muaj. Synimi jonë është të mos jetë për 6 muaj, a ka mundësi për 3 muaj. Ne po përgatitemi, po bëjmë planet, po bëjmë skenarët. Nëse do marrim këtë vaksinë si do menaxhohet, nëse ka këto kushte, si do menaxhohet. Nuk është e lehtë dhe për prioritizimin përveç planeve madhore do ketë mikroplane. Ne kemi filluar dhe të tëra këto janë në skenarë të ndryshëm. Po provojmë skenarët për çdo vaksinë të mundshme. Në momentin që do vijë vaksina, planet i kemi gati por nuk mund të dimë me saktësi që të themi vaksina do vijë në këtë kohë dhe vaksinimi do nisë në këtë kohë.
Vaksina e COVID-19 do jetë falas, sikurse është dhe vaksina e gripit.
Marrë nga:BW
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS-10 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kukës. Lajmin e ka bërë të ditur Prefektit të Qarkut Kukës Zenel Kuçana, ku njofton se të...
SRANDË – Zhytësit e Spiranca Diving Center kanë zbuluar në ujërat e detit në Sarandë 2 automjete. Mbetet enigmë arsyet dhe koha e mbytjes së këtyre a...
ANGLI- Një anije peshkimi me 69 migrantë të fshehur në bord është gjetur nga anijet e Forcës Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, në Kanalin Anglez. Mediat e h...
SHKODËR– Dosja.al ka siguruar foton e 46-vjeçares Hana Fojleta, në lokalin e të cilës u vendos lëndë plasëse mbrëmjen e sotme. Fatmirësisht ng...
DELVINË- Koordinatori politik i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike Bujar Leskaj...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu foli edhe për antiviralët, që në...
TIRANË– Avokati Tom Gashi, i cili në të kaluarën ka qenë avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjykatën e Hagës, tha se ish-presid...
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e plazhit të vjetër, ku një mak...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu duke iu përgjigjur akuzave të PD...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me shpërthimin e tritolit të ndodhur në derën e lokalit në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar, Polici...