LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëri, diskriminimi i grave në tregun e punës, punojnë më shumë se burrat

5 Gusht 2019, 11:46 Nga DOSJA
Shqipëri, diskriminimi i grave në tregun e punës, punojnë

Gratë në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, hasin vështirësi më të mëdha se burrat kur bëhet fjalë për ballafaqimin me tregun e punës. Ato punojnë më shumë orë pune se burrat, dhe kanë gjithashtu më shumë orë të papaguara se ata. Mjaft gra dhe vajza hasin diskriminim gjinor gjatë perpjekjeve për t’u punësuar ose dhe ne vendin e punës, ndërsa përkeqësim ka pësuar dhe hendeku gjinor i pagave nga 6.3% në 2016 në 10.5% në 2017. Autoritetet thonë se kanë shtuar përpjekjet duke forcuar ligjet, në drejtim të nxitjes së punësimit dhe formimit profesional dhe mendojnë se ende ka punë për të bërë, kryesisht për krijimin e lehtësirave për gratë në zonat rurale si dhe në forcimin e masave për kompanitë private që abuzojnë me punën e grave. Mimoza Picari raporton nga Tirana

Gratë në Shqipëri përbëjnë afro gjysmën e popullsisë së vendit dhe zënë një vend të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike dhe sociale. Ato hasin shpesh problematika të forta, mes të cilave dhe diskriminimi në tregun e punës edhe pse janë të mbrojtura me ligje dhe konventa të ndryshme.

Sipas anketës së forcave të punës të INSTAT, gratë kanë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës. Nje prej shembujve se si ato mbeten jashtë dhe janë të diskrimunuara është dhe dëshmia e kësaj gruaje gjatë një interviste pune një një kompani të huaj në Shqipëri.

“Teksa më kanë bërë një intervistë pune midis dy finalistëve për t’u marrë në një pozicion pune, shumë krenarë dhe të kënaqur me intervistën time më thanë kemi dhe një pyetje të fundit. Cilat janë planet e tua për familjen? E kam parë drejt ne sy dhe i kam thënë: A nuk është kjo një pyetje e jashtligjshme? Ne duhet ta bëjmë më thanë ata, sepse kandidati tjetër i lirë për 4 vitet e ardhshme, dhe ne duam të sigurohemi qe dhe ti do të jesh e lirë. Më ka cënuar në një plagë, që nuk do doja askush të më prekte, sepse isha duke u munduar të sillja në jetë një fëmijë. Kishte një kandidat tjetër, që ishte burrë, që nuk do mbetej shtatzënë në 4 vitet në vijim”, tha për Zërin e Amerikës një grua, që kërkoi të mbetej anonim.

Të jesh grua në tregun e punës më e vështirë dhe këtë e përforcjnë edhe aktivistet dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64vjec është 64.3% burra dhe 50.3% gra të kësaj grupmoshe.

“Në një Shqipëri kaq të vështirë, të pamundur dhë të varfër ekonomikisht pozicioni I gruas është dy herë më i vështirë”– pohon Nevila Xhindi Pedagoge në Universitetin mesdhetar të Shqipërisë.

“Kemi përshëmbull 31% të vajzave dhe të grave që nuk kërkojnë punë, pra nuk janë pjesë e forcave aktive të punës sepse janë të dedikuara ndaj detyrave shtëpiake, kundrejt 2% të burrave dhe të djemve të cilët nuk kërkojnë punë sepse janë dedikuar punëve shtëpiake”– shprehet Edlira Çepani kordinatore kombëtare në Organizatën “Barazi në vendimarrje”.

Autoritetet pranojnë se ka probleme në tregun e punës në raport me barazinë gjinore, duke nënvizuar se gratë punojnë më shumë orë pune se burrat në javë. Ndryshimet e fundit ligjore nënvizojnë zyrtarë të Ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, kishin në fokus gratë.

“Disa ndryshime ligjore në ndihmë të grave janë punësimi i grave më aftësi të kufizuar, punësimi i grave nga komuniteti rom dhe egjiptian, punësimi i grave kryefamiljare, ato që janë viktima të dhunës në familje apo viktima të trafikimit”– sqaron Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

“ Gratë punojnë 5 orë në ditë më shumë në punë të papaguar, ndërkohë që burrat maksimumi i punës së papaguar që kryejnë është rreth 2 orë në ditë”- pohon Edlira Çepani kordinatore kombëtare në Organizatën “Barazi në vendimarrje”.

“Në këndvështrimin gjinor tek strategjia për aftësinë dhe punësim profesional kemi reduktimin e punës së papaguar të grave në familje duke rritur aksesin dhe cilësine e shërbimeve sociale”– shprehet Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Një prejproblemeve që hasin kryësisht vajzat e sapodiplomuara në tregun e punës lidhet me paragjykimin në lidhje me aftësinë në raport më një djalë. Disa vajza gjatë një trajnimi për tregun e punës, në akademine e lidershipit thanë se ishin vënë në vështirësi nga pronarë të disa kompanive gjatë intervistave të punës në sektorin e administrimit.

“ Që në momentin që ne kërkojmë një punë të vogël për të bërë, është kjo pjesa që pronarët thonë se ti je vajzë, duke vënë në dyshim aftësinë drejtuese të një grupi”-pohon studentja Ermelinda Dida.

“Ajo që rëndom dëgjojmë është se menaxhimin, administrimin vetëm një burrë mund ta bëjë, gjë që nuk është absolutisht e vertetë”- thotë Egla Marqeshi, e diplomuar në administrim, politikë sociale.

“Në tregun privat ku konkurenca është e lartë, shohim që duhet të fuqizojmë masat në drejtim të monitorimit sepse e drejta e çdo individi në vendin e punës është të mos diskriminohet”– shprehet Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Një prej problematikave të shumta lidhet edhe me pozicionin e gruas në sektorin e bujqësisë. Gratë përbëjnë afro gjysmën e fuqisë punëtorë në këtë sektor, por vështirësitë që hasin janë më të shumta së të burrave.

“Puna e grave në fshat është pa kufizime në orare, ato i shërbejnë familjes, shërbejnë në bujqësi u shërbejnë bagtëtive. Ndërsa për burrat mbiztëron emigracioni në grupmoshën e punës në fshat”– pohon Nevila Xhindi Pedagoge në Universitetin mesdhetar të Shqipërisë.

“Nëse në nivel kombëtar por dhe lokal do kemi arsmim më të rregullt, do kemi më shumë çerdhe kopshte, atëherë kemi një mundësi që gratë dhe vajzat të zgjedhin, të kënë një karrierë të barabartë dhe orë pune të barabarta më burrat dhe djemtë”– pohon Edlira Çepani kordinatore kombëtare në Organizatën “Barazi në vendimarrje”.

“Ka nevojë natyrisht që të shtohet numri i kopshteve dhe çerdheve në zonat rurale me qëllim që nënat të cilat do të punësohen apo vetëpunësohentë kenë mundësinë ku të lënë fëmijët, të mos merren gjatë gjithë kohës rritjen e fëmijeve dhe punët e shtëpisë, por edhe të angazhohen në tregun e punës”– sqaron Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Autoritetet thonë se kanë në focus gratë në disa programe si ai për nxitjen e punësimit, në shërbimet e ndërmjetësimit, në formimin professional dhe sipërmarrje.

Të dhënat vijnë në përkeqësim kur bëhët fjalë për hendekun gjinor në paga në dëm të grave. Ai arriti në 10.5% në vitin 2017 nga 6.3% që ishte një vit më parë. Hendeku më i lartë është në sektorin e prodhimit me 22.7% dhe më i ulëti në sektorin e tregëtisë prej 3.3%, për të mërritur në zero për punëonjësit e forcavë të armatosura. Mirëpo krahasuar me mesataren e BE, prej 16.2% hendeku u pagave në Shqipëri është 6% më i ulët.

“Besoj se ende burrat paguhen më mirë se sa gratë për të njëjtat pozicione pune, qofshin këto në lidership apo në menaxhimin e kompanive të mëdha”– pohon Nevila Xhindi Pedagoge në Universitetin mesdhetar të Shqipërisë.

“Ky është një fakt që natyrisht të gjitha strukturat së bashku duhet të marrin masa për ta parandaluar, por dhe në rastet kur e konstatojnë të marrin masa për të penalizuar atë punëdhënës që shfrytëzon punën e vajzave dhë të grave”– sqaron Merita Xhafaj, eksperte në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Për popullsinë 15-64 vjeç, ka një përmirësim të pjesmarrjes së grave në forcat e punës në 5 vitet e fundit, nga 50 në 57%. Por megjithë përmirësimet në legjislacion, politika dhe programe për rritjen e aksesit të grave në tregun e punës ende ka vështirësi sepse gratë duhet të përballën në vijimësi me rolet tradicionale gjinore, te cilat nuk mund t’i ndryshojne vetëm ligjet.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diskriminimi i grave gratë në shqipëri diskriminimi i grave gratë në shqipëri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet