LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndër 82 mijë të moshuar mbi 80 vjeç në Shqipëri, sa po vaksinohen përveç personaliteteve?!

22 Shkurt 2021, 07:07 Nga DOSJA

Shqipëria ka filluar gradualisht procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe personat mbi 80 vjeç, por deri tani vetëm me ata që kryeministri Rama i ka quajtur personalitete dhe që po numërohen me gishtat e dorës.

Por, a e dini se sa persona ka në Shqipëri që janë në moshën mbi 80 vjeçare? Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2020 numri i tyre ishte rreth 82 mijë. Rreth 53% e tyre janë femra, për arsyen se gratë jetojnë mesatarisht 3-4 vjet më shumë sesa burrat.

Për shkak të plakjes së popullsisë, por edhe të rritjes së jetëgjatësisë, numri i tyre mëse është dyfishuar në raport me 2011 (në atë vit numëroheshin rreth 38 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç në vend). Të moshuarit mbi 80 vjeç përbënin 2.9% të totalit të popullsisë në 2020-n, nga 1.3% në vitin 2011.

Plakja e popullsisë, por edhe emigracioni kanë ndryshuar tërësisht strukturën e popullsisë në 20 vitet e fundit, duke e moshuar atë dhe duke e bërë më të prekshme ndaj problemeve shëndetësore dhe valëve pandemikë. Grupmosha nga 0-44 vjeç ka rënë me 27%, ndërsa ajo mbi 45 vjeç është rritur me 52%, në raport me vitin 2001.

Grupmosha mbi 60 vjeç, e cila ka qenë objektivi i vaksinimit të shteteve që kanë ecur me shpejtësi në këtë proces, në Shqipëri përbënte rreth 21.3% të popullsisë, ose rreth 605 mijë persona. Si rrjedhojë, 500 mijë dozat e siguruara nga qeveria deri tani (nga marrëveshja me Pfizer) do të arrinin të mbulonin vetëm 41% të kësaj kategorie në risk (një vaksinim i plotë kërkon dy doza) dhe linin në dorë të imunitetit të tufës pjesën tjetër të popullsisë. Për më tepër që pjesa më e madhe e këtyre vaksinave pritet të vijë nga shtatori.

Deri në 20 shkurt, Shqipëria kishte administruar 0.11 doza për 100 banorë, sipas Our Worldindata, duke mbetur pas në Europë, së bashku me shtetet e tjera të rajonit, përveç Serbisë, e cila renditet e dyta pas Mbretërisë së Bashkuar për vaksinimet në raport me popullsinë.

Ndërkohë, pandemia ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend. Sipas INSTAT rreth 5,700 persona humbën më shumë jetën në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, me rritje prej rreth 26%.

Vaksina po jep efekt për uljen e infeksionit të të moshuarve

Izraeli, një nga shtetet që ka ecur më shpejt me procesin e vaksinimit, ka bërë të ditur se dozimi i popullsisë mbi 60 vjeç ka dhënë efekt. Teksa mbi 80% e popullsisë mbi 60 vjeç e kanë marrë dozën e parë, Izraeli bëri të ditur se tek kjo grupmoshë kishte 56% më pak infeksione, 42% më pak shtrime në spital dhe 35% më pak vdekje nga COVID-19 pas dozës së dytë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, grupet e prioritetit për vaksinimin janë punonjësit e sistemit shëndetësor, shtëpitë e të moshuarve, ata që kujdesen në shtëpi për të moshuarit, si dhe grupmosha mbi 80 vjeç dhe ajo 70-80 vjeç, që duhet të mbarojnë vaksinimin brenda shkurtit, përfshirë dhe personat me shenja të rënda klinike nën 70 vjeç, sipas BBC. Deri në prill, synohet vaksinimi i popullsisë 50-69 vjeç si dhe grupmosha 16-64 vjeç me kushte të rënda shëndetësore, ose që kujdeset falas për të moshuarit dhe personat me paaftësi. Deri në vjeshtë, program i Mbretërisë së Bashkuar synon vaksinimin e gjithë popullsisë së rritur./MONITOR

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi i personaliteteve vaksinimi i personaliteteve


Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shkurt 2021, 20:05

ISLANDË– Zhvillime nga hetimet për vrasjen e Armando Beqirit në prangun e shtëpisë në Islandë. Policia islandeze ka liruar nga paraburgimi një prej p...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët