LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të OKB, Xhaçka: Jemi vend i vogël, jemi realistë

15 Shkurt 2022, 11:00 Nga DOSJA
Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të OKB,

SHBA– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria është vend i vogël ama janë realistë për atë që mund të ofrojnë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB. Xhaçka tha se është përgjegjësi e madhe për Shqipërinë që të ulet në Këshillin e OKB-së dhe të diskutojë për prioritetet dhe detajet që përmban mandati.

Ministrja Xhaçka tregoi për jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministrja e mbylli fjalën duke premtuar ndryshime thelbësore e ndikim në luftën për të drejtat e njeriut dhe të grave. 


FJALA E  PLOTË E XHAÇKËS:

Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Jemi të nderuar nga prania juaj në këtë ngjarje shumë të veçantë për vendin tim.Për herë të parë, 66 vjet pasi u bë anëtare e OKB-së, Shqipëria ka mundësinë të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 66 vjet është një kohë e gjatë. Një kohë shumë e gjatë! Përgjatë gjithë përgatitjeve tona ndërsa zgjidhnim ekipin që do të na përfaqësonte, ndërsa diskutonim prioritetet e punës sonë në këshill, ndërsa diskutonim mijëra detaje që përmban ky mandat – të gjithë e ndjemë dimensionin historik të tij . Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë. Më kujtohet kur mbërrita për herë të parë në Shtetet e Bashkuara rreth 25 vjet më parë. Unë dhe familja ime jetuam në Massachusetts për disa vite. Une kam studiuar atje. Një nga gjërat që ka mbetur në mëndje nga ato vitet e para pas mbërritjes sime ishte ndjenja e shqetësimit që ndjeja sa herë që më pyesnin se nga vija. Kishte nga ata që nuk kishin njohuri dhe nuk kishin dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë. Në fund të fundit, pse një fëmijë amerikan në Boston do të dinte për këtë vend të vogël diku në Ballkan që sapo kishte dalë nga komunizmi, i varfër dhe në prag të kolapsit me qindra mijëra që iknin në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë në Evropë apo kudo ata mundeshin? Por ishte edhe më keq kur ata e dinin se ku ishte Shqipëria dhe nëse kishin dijeni se si ishte Shqipëria në fillim të viteve 1990. Sepse sinqerisht nuk kishte shumë për tu ndjerë krenare. Kjo nuk ishte vetëm përvoja ime. Kjo ishte përvoja e mijëra bashkëqytetarëve të mi shqiptarë, që lanë rrënojat e vendit të tyre gjatë asaj periudhe të tmerrshme të historisë sonë. Jo më larg se në gusht të vitit të kaluar Shqipëria hapi dyert e saj për disa mijëra afganë të rrezikuar – aktivistë të shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, mjekë, arsimtarë, artistë, gazetarë, të cilëve iu desh të largoheshin nga vendi i tyre nga frika për jetën dhe familjet e tyre. Kam takuar shumë prej tyre. Ata më kujtuan aq shumë veten time në atë kohë, dua të përmend këtu një shprehje të përdorur nga Kryeministri, unë isha një nga afganët e Evropës, duke ikur nga vendi im në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Ishte pikërisht ky reflektim që më bëri të kuptoj se sa shumë përpara ka ecur Shqipëria. Sa i ndryshëm është vendi sot nga vendi që duhej të lija pas kur isha fëmijë. Ne kemi kaluar tiraninë, kemi kaluar kolapsin. Kemi kaluar varfërinë dhe konfliktin. Ne kemi parë rajonin, vëllezërit tanë dhe fqinjët tanë të shkatërruar nga lufta. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Shqipëria është tashmë një vend modern demokratik, me përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje. Një vend me një ekonomi në rritje dhe gati për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Është një shtyllë e stabilitetit në rajon dhe përçues i sigurisë, duke luajtur një rol vendimtar në konsolidimin e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Sinqerisht, ka shumë për të qenë krenarë. Me të gjitha këto në mendje them se të qenit në Këshillin e Sigurimit është një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Kjo tregon se sa larg kemi shkuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë. Dhe është pikërisht përvoja e këtij procesi që mendoj se do të jetë kontributi më domethënës i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në adresimin e disa prej çështjeve më urgjente të kohës sonë. Ne mund të jemi të ndryshëm nga sipërfaqja e shteteve apo popullsia e madhësia e ekonomive tona, por kur bëhet fjalë për parimet, për atë që funksionon dhe çfarë jo, për atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, madhësia nuk ka rëndësi. Ne kemi ardhur në Këshill duke qënë realistë për atë që mund të arrijë një vend i vogël. Por, në të njëjtën kohë, ne vijmë në Këshill me optimizmin se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim në çështje si Gratë, Paqja dhe Siguria, Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm, të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare, Ndryshimet Klimatike dhe Siguria ose rritja e transparencës dhe efikasitetit të bashkëpunimit midis kombeve në Këshillin e Sigurimit. Në këto përpjekje, ne e dime se të vetëm nuk mund të arrijmë asgjë. Mënyra e vetme për të pasur ndikim në çështjet që shqetësojnë botën sot, është duke punuar ngushtësisht së bashku, me të gjitha vendet me mendime të njëjta. Duke u përpjekur për të gjetur gjuhën e përbashkët, atë që na bashkon edhe kur ka shumë fusha në të cilat nuk mendojmë njësoj.

Jemi befasuar gjatë vitit të kaluar se sa shumë vende kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të punuar së bashku. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të bëjmë: të punojmë së bashku. Për të krijuar sinergji dhe për ta kthyer praninë tonë në Këshillin e Sigurimit në një segment kalimi stafetash ku një vend i merr këto çështje aty ku paraardhësi i tij në Këshill i ka lënë dhe ua dorëzon dosjen atyre që vijnë në Këshill pas tyre, kur ju mbaron mandati. Ky është vizioni ynë. Kjo është shpresa jonë. Dhe shpresojmë që do të kemi rastin të punojmë së bashku me sa më shumë prej jush për hir të një bote më të mirë. Në përfundim më lejoni tu falenderoj të gjithëve për praninë tuaj sot dhe për mbështetjen që keni treguar. Ne jemi shumë mirënjohës për miqësinë dhe bashkëpunimin tonë. Tani dëshiroj t’ja jap fjalën presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Z. Abdulla Shahid motoja e të cilit “Presidenca për Shpresë”, ka funksionuar më së miri dhe ka qenë një motivacion, pavarësisht sfidave të ndryshme që kanë trokitur në derë, duke kërkuar vëmendje të menjëhershme. Shqipëria është e gatshme të punojë me ju. Faleminderit gjithashtu për iniciativën tuaj të rëndësishme dhe të suksesshme ” barazi në shpërndarjen e vaksinës”, një thirrje e mirëpritur për më shumë solodaritet në gjithë globin.

LAJMI KRYESOR: VD- Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Rama: Historike. Presidenti: Presim bashkëpunim

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ceremonia e shqiperise ne shba edi rama 15 shkurt 2022 olta xhacka ceremonia e shqiperise ne shba edi rama 15 shkurt 2022 olta xhacka

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni