Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Shqipëria firmos marrëveshjen, vendoset njohja e patentave me Arabinë Saudite
26 Maj 2021, 20:12Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të miratojë marrëveshjen me Arabinë Saudite për njohjen e patentave. VKM-ja është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe.
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI ERION BRAÇE
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Emisioni “Stop” trajtoi në pjesën e dytë këtë të mërkurë rastin e dhunimit të dy të moshuarve nga ana e policit Bukurosh Zagrati për një copë çimento të ...
TIRANË– Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë në Tiranë, për të zhvilluar një vizitë dy-ditore në Tiranë. Mësohet se gjatë vizit...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu, tha gjatë mbledhjes së KAS se po ndodh masakra e dytë zgjedhore. Logu u shpreh se PD ka para...
TIRANË– Deklarata e përfaqësuesit të Partisë Socialiste në KAS, Eridian Salianjit ka nxitur debate mes të tjerëve. Kolegu i tij, përfaqësuesi i PD, M...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KAS, Eridian Salianji ka deklaruar mbështetjen e tij për hapjen e kutive të votimit në çdo qark që do t...
TIRANË– Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në KAS, Altin Kaziaj nuk ka pranuar rezultatin e dalë nga rinumërimi i 108 kutive të qarkut t...
TIRANË– Përfundon numërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur që të rikuperojë vetëm 3 vota por nuk ka mu...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim iu është bashkuar nismës së aktivistëve, duke dënuar aktin e rëndë që 5 autorët kanë kryer ndaj 15-vjeçares ...