LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shqipëria humbet miliona $ nga perceptimi”, SHBA: Drejtësia e re do të frymëzojë për investime

12 Prill 2019, 10:28 Nga DOSJA
“Shqipëria humbet miliona $ nga perceptimi”, SHBA:

TIRANË- Zëvendës Ambasadori në Detyrë i SHBA-së në Tiranë, Dan Koksi ka marrë pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikanë të Tregëtisë.  Gjatë fjalës së tij Koksi, deklaroi se reforma në drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë për të gjitha kompanitë amerikane të frymëzuara për të investuar në Shqipëri.

Ai shtoi se  Dhoma është në rrugën e duhur, por ka ende punë për të bërë për të përmirësuar klimën e investimeve të Shqipërisë. Zv/Ambasadori më tej u shpreh se  çdo vit, Shqipëria humbet miliona dollarë në investime të huaja direkte të mundshme, kryesisht për shkak të perceptimeve negative të klimës së saj të biznesit, por ka një lajm të mirë në horizont.

“Së pari, një gjyqësor etik dhe i ndershëm do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar më në fund të mbahen përgjegjës. Ditëve të marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar po u vjen fundi. Një sistem i drejtësisë penale që është i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar do të sigurojë tek bizneset e ligjshme besimin që interesat e tyre do të mbrohen”, u shpreh ai.

FJALA E PLOTË E DAN KOKSI

Dhoma është në drejtimin e duhur. Megjithatë, ka ende punë për të bërë për të përmirësuar klimën e investimeve të Shqipërisë.

Çdo vit, Shqipëria humbet miliona dollarë në investime të huaja direkte të mundshme, kryesisht për shkak të perceptimeve negative të klimës së saj të biznesit. Por ka një lajm të mirë në horizont.

Për të gjithë investitorët e mundshëm, si kompani amerikane ashtu edhe ato perëndimore, kam ardhur me një mesazh: sistemi ligjor i Shqipërisë po ndryshon dhe një klimë më e mirë biznesi ju pret këtu.

Si do ta përmirësojë reforma në drejtësi klimën e biznesit të Shqipërisë? Më lejoni t’ju jap gjashtë shembuj.

Së pari, një gjyqësor etik dhe i ndershëm do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar më në fund të mbahen përgjegjës. Ditëve të marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar po u vjen fundi.

Një sistem i drejtësisë penale që është i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar do të sigurojë tek bizneset e ligjshme besimin që interesat e tyre do të mbrohen.

Së dyti, një sistem gjyqësor i reformuar do të zbatojë paprekshmërinë e kontratës. Investitorët e huaj dhe vendas kërkojnë sigurinë që kontratat do të respektohen dhe zbatohen. Investitorët duhet të kenë besim se ata do të kompensohen për shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre sipas kushteve të miratuara nga secila palë.

Së treti, një sistem ligjor i drejtë dhe i pavarur do t’i nxisë bizneset të kërkojnë regjistrim zyrtar dhe do të pengojë aktorët e pandershëm të paguajnë ryshfet për të shmangur detyrimet e tyre tatimore. Investitorët e respektuar përpiqen të qëndrojnë në përputhje me ligjin dhe të paguajnë taksat e tyre. Megjithatë, pronarët e bizneseve janë ankuar se shumë nga konkurrentët e tyre të huaj dhe vendas – përfshirë shumë kompani që veprojnë jozyrtarisht në Shqipëri – nuk paguajnë taksa. Një gjyqësori i reformuar do të ndihmojë në balancimin e hapësirës për çdo biznes me reputacion që vepron në Shqipëri.

Së katërti, një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronës së patundshme. Investitorët përmendin kaosin rreth pretendimeve pronësore si një shembull se si sistemi ligjor ka penguar rritjen ekonomike afatgjatë në Shqipëri. Në një rast tipik, një familjeje iu kthye një parcelë prone, por nuk ishte në gjendje ta merrte përfundimisht pronësinë për më shumë se 20 vjet. Më vonë dolën pretendues të tjerë, dhe, pas dyerve të mbyllura, ata i bindën gjyqtarët se toka duhej t’iu jepej atyre. Kjo praktikë nën rrogoz të vjedhjes së pronës së njerëzve të tjerë do të ndalet së shpejti.

Së pesti, një sistem ligjor profesional do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Idetë dhe njohuritë janë një pjesë jetike e tregtisë dhe investimeve dhe investitorët kërkojnë besim që të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale respektohen dhe shkelësit do të nxirren para drejtësisë.

Së fundi, një sistem ligjor i ndershëm dhe funksional do të sigurojë që zyrtarët e korruptuar ose do ta mendojnë dy herë – ose do të paguajnë çmimin – për kërkimin e ryshfetit. Korrupsioni në portet dhe pikat e kontrollit kufitar është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe një problem që u përmend në Indeksin e Biznesit të Dhomës Amerikane të këtij viti. Nëse zyrtarët e korruptuar të doganave nuk do të bëjnë punën e tyre, një sistem ligjor i reformuar do t’i largojë për të krijuar hapësirë për njerëz me reputacion që do të bëjnë punën.

Shtetet e Bashkuara kanë besim se reforma në drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, e cila është më e mirë për bizneset tuaja dhe për të gjitha kompanitë amerikane të frymëzuara për të investuar në Shqipëri.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dan koksi dhoma amerikane e drejtesise drejtesia e re zv ambasadori i shba dan koksi dhoma amerikane e drejtesise drejtesia e re zv ambasadori i shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet