“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Komiteti rekomandon vaksinën për fëmijët, dozë e 3-të për mbi 60-vjeçarët
19 Tetor 2021, 14:06Nga DOSJA
TIRANË– Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Anëtarja e komitetit Gjeorgjina Kuli deklaroi për ‘TvKlan’ se së shpejti do të aplikohet doza e tretë për këto kategori.
“Kemi vendosur që të rekomandojmë dozën e tretë për grupmoshat mbi 60 vjeç dhe për personat me sëmundje të caktuara kronike. Ne kemi rekomanduar që të dalë protokolli i gatshëm për të gjithë detajet për kontingjentet që do të bëjnë dozën e tretë, lloji i vaksinës, afatet kohore dhe kombinimet e ndryshme. Kemi bërë skenarë dhe kombinacione të lejueshme. Kështu, të moshuarit që kanë marrë dy dozat Coronacav mund ta marrin dozën e tretë Pfizer ose Coronavac sërish. Ndërsa për fëmijët është lëne vaksina Pfizer, pasi deri tani studimet për këto grupmosha i kemi me këtë vaksinë”, tha Gjeorgjina Kuli.
Komiteti i ka hapur dritën jeshile edhe vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç, por vetëm në rastet e rekomanduara nga mjeku. “Është hedhur ideja e vaksinimit të fëmijëve 12 plus, por që kanë problematika kur rekomandohet nga mjeku kurues. Kemi rekomanduar të dalë protokolli për të gjithë kontigjentet kur rekomanodohet, lloji i vaksinës”.- shtoi Kuli.
BRUKSEL– Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka prezantuar sot progres-raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.Në fjalën e tij ...
TIRANË– OSHEE ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit do të ndërpritet energjia elektrike. Në njoftim thuhet se në zonat e Selitës dhe Valiasit en...
TIRANË– Sot është dita e dytë e zhvillimit të mësimit në Universitete, ku nuk lejohet futja e studentëve të pa vaksinuar. Vetë të rinjtë kanë kërkuar...
TIRANË– Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se ora policore nuk do të ketë ndryshime. E pyetur ditën e sotme në programi...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme, do të ketë devijim të trafikut në Unazën e Re. Ky devijim do të vijë për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re. Aut...
DURRËS– Një anije e marinës amerikane ka ndaluar dje në Durrës për furnizim me karburant.Ajo i përket Marinës Amerikane dhe shërben për transport paj...
TIRANË– Rufan Rama, babai i Aldi Ramës që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha dhe më pas u vetëflijua ka deklaruar se do të marrë hak për të bi...