"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shqipëria në mesin e vendeve për mbulesën vaksinale, Bino: Kemi vaksinuar me të paktën 1 dozë 44% të popullatës
5 Tetor 2021, 14:26Nga DOSJA
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Inektive në ISHP prof. Silva Bino, ka deklaruar se sipas OBSH Shqipëria renditet në mesin e vendeve për mbulesën vaksinale në rajon. Bino tha se 44% e popullsisë target në Shqipëri janë vaksinaur me 1 dozë, duke iu përgjigjur akuzave të Vokshit për përqindjen e të vaksinuarve.
“Përqindjet janë kollaj për tu nxjerrë, bëhen dy llogari. Një llogari për popullatën target që është 2 milionë e 170 mijë dhe në popullatën target përfshihet popullata 18 vjeç e lart. Pra popullata target për çdo qeveri në fillim kur morën autorizmin e vaksinave është 18 vjeç e lart. Popullta target e Shqipërisë është 2 milionë e 170 mijë. Kalkulimet me dozë të parë e të dytë mbështeten në këtë popullatë. Në popullatën e përgjithme me të dhënat e OBSH mbulesa është 32.1%, Shqipëria nuk është e fundit por është në mes. Me futjen e fëmijëve apo futjen e dozës së tretë ndyrshon popullata target ndyrshojnë dhe shifrat. Ju u janë dhënë dozat e vaksinave që janë përdorur. Nuk ka manipulim të shifrave. Kalkulimet bëhen kollaj dhe saktë. Këto janë të dhënat tona deri tani”, sqaroi Bino në Komisionin e Shëndetësisë.
Duke ju referuar administmrit të vaksinave prof. Silva Bino theksoi se nuk ka asnjë dozë të humbur apo të skaduar deri tani ne vendi tonë. “Pa doza të humbura. Pa vaksina të skaudara. Një indikator I rëndësishëm që duhet ta ruajmë”, tha Bino.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojetjes Sociale Ogerta Manastirliu në Komisionin për Punën Çeshtjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se qeveria shqiptare është e gatshem për sigurimin e vaksinave për uljen e fashës apo dozen e tretë, sipas propozimit të eksperteve të vaksinimit.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,758,046 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 806,886 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,074,560 vaksina antiCOVID./Marrë nga Top Channel.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shtuar ndërprerjen e dritave në disa zona nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Me një v...
TIRANË– Mediat greke kanë zbardhur detaje nga e shkuara e Dikenc alias Kristo Halili alias Keli, i cili u vra dy netë më parë në Athinë. Sipas raport...
TIRANË– Ligji për të huajt, i cili ka u kthye nga Presidenti Ilir Meta në muajin gusht të këtij viti ka qenë tema e Komisionit të Sigurisë që u mblod...
SARANDË– Flugert Lalaj, me profesion infermier në spitalin e Delvinës është vënë në pranga pasi është kapur me një sasi kokaine. Mësohet se Lalaj ësh...
LEZHË– 2 milion e 500 mijë e lekë të reja (25 milion të vjetra), armë zjarri, municion luftarak dhe 32 makineta janë sekuestruar në kuadër të operaci...
TIRANË– Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka shpallur thirrjen për 9 pozicione për Inspektorë Jo-Magjistratë tek Njësia e Inspektorëve.Inspek...
TIRANË– Ish-drejtori i IKMT-së në Dibër, Lutfi Miftari dhe administratori i kompanisë minerare Eljo Elezi janë lënë në arrest me burg. Kjo ishte masa...
TIRANË– Gazetari dhe komentatori sportiv Kostandin Grillo ka humbur betejën me Covid-19, më shumë se dy muaj pas infektimit. Mësohet se Grillo ka ndë...
TIRANË– Motra e Kosta Grillos ka ndarë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të vëllait të saj, komentatorit sportiv dhe gazetarit Kosta Grillo. An...