LIVE UPDATES
Bota

21 Maj 2021, 19:11 Nga DOSJA

Ambasadorja palestineze në vendin tonë, Ana Shawa, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili, ku ka folur për konfliktin e armatosur Izrael-Palestinë.

Sipas Ambasadores Shawa, konflikti nisi në fillim të muajt të Ramazanit, pasi besimtarët nuk lejoheshin të futeshin brenda në xhami. Sipas ambasadores ky ishte një provokim ndaj adhuruesve në Jeruzalem që po faleshin paqësisht.

Në fakt kjo situatë filloi që në ditën e parë të muajit të Ramazanit dhe u akumulua, derisa në javën e dytë adhuruesit nuk u lejuan të futeshin brenda në Xhami. Më pas dalë ngadalë filluan të lejonin një numër të vogël besimtarësh por kolonët sulmonin. Patjetër që kolonët janë të mbështetur nga forcat ushtarake izraelite dhe policia izraelite gjithashtu. Kështuqë ishte një situatë provokimi ndaj adhuruesve të cilët po faleshin paqësisht, dhe ata u sulmuan brenda në Xhami me granata dore dhe plumba gome dhe uje lotesjelles. Pra kështu nisi, pastaj asnjë palestinez nuk mund t’I pranojë këto provokime. Më pas Izraeli filloi të sulmonte Gazën, pas konfliktit qe ushtria Izraelite ushtroi ne lagjen Shejh Jarrah me presione dhe spastrime etnike”, tha ajo.

Më tej, Ambasadorja tha për mikrofonin e Fax Neës se Izraeli, të cilin e quan pushtuesi, ka që nga viti 1948 që kërkon të bëjë një spastrim etnik sistematik të Palestinës.

Pra, Palestina është vazhdimisht nën agresion , ndërkohë që fuqia pushtuese, Izraeli, që nga viti 1948 ka filluar në mënyrë sistematike spastrimin etnik të Palestinës. Ata filluan me ç’rrënjosjen e së paku të 450 fshatrave. Pra kjo ishte e bazuar në konceptin e Zionizmit i cili dëshiron që tokat palestineze të jenë bosh nga palestinezët. Pra për ta ishte një fatkeqësi që ndodheshin palestinezë në cdo cep të Palestinës,” u shpreh Shawa.

E pyetur mbi mundësinë e një paqeje mes dy vendeve, Ambasadorja palestineze deklaroi se për t’u arritur kjo gjë duhet një mentalitet ndryshe nga ana e Izraelit.

“Sipas mendimit tim, për të arritur një paqe të drejtë dhe finale Izraeli duhet të kene një mentalitet ndryshe Ju duhet të shikoni se me kë po negocioni, si qenie njerëzore ju nuk duhet të përdorni propogandën për t’i ç’njerëzuar ata gjatë gjithë kohës, gjithashtu ju duhet të jeni serioz për të arritur këtë.  Për fatkeqësisht, Izraeli akoma vazhdon të mendojë se ai mund të flasë me gjuhën e forcës, dhejo për të arritur një paqete perhereshme të drejtë dhe finale, ku secili të ndihej i qetë dhe i sigurtë”, tha ajo më tej.

Ambasadorja e akuzoi drejtëpërsëdrejti Izraelin se po vret popullin e thjeshtë duke u mbështetur te fakti se Izraeli ka sistemin më të saktë të raketave.

“Gaza ka dendësinë më të madhe të popullsisë, dhe kur ju godisni një shtëpi, bashkë më të do të shkatërroni dhe katër të tjera, kjo tregon se ushtria Izraelite po vret popullin e thjeshte. Izraeli ka sistemin me të saktë dhe armët me të avancuara. Dhe ata mundet të jenë akoma dhe më të saktë, nesë pretendimi i tyre për vetëmbrojtje do të ishte i saktë”, theksoi më tej ambasadorja.

Së fundmi, Shawa kërkoi nga Shqipëria që të kontribojë në ushtrimin e presionit ndaj Izraelit për të ndaluar agresionin dhe pushtimin, duke shtuar se ajo falenderon çdo shqiptar që mbështet kauzën e Palestinës.

“Unë mendoj se bota, sigurisht dhe Republika e Shqipërisë duhet të fillojnë ta shikojnë këtë si një të vërtetë, e cila nuk mund të zhduket vetvetiu. Nevojitet që cdokush të mbajë përgjegjësi në këtë sistem botëror. Shqipëria është një aktor aktiv në sistemin botëror dhe ka obligime e detyrime, dhe unë besoj se ajo mundet të kontribojëmjaftueshemnë ushtrimin e presionit ndaj Shtetit të Izraelit për të ndaluar agresionin dhe pushtimin, pastaj cdo gjë do te jetë shumë bukur dhe më në fund do të kemi paqe. Dhe ketu falenderoj cdo shqiptare qe mbeshtet kauzen e palestines, sepse kjo tregon te verteten dhe personalitetin e vet si shqiptare, pasi kjo eshte kauza per te arritur drejtesi dhe paqe”, deklaroi ambasadorja Shawa.

Intervista e plotë:

Pyetja 1: Znj. Ambasador Faleminderit që pranuat intervistën tonë dhe interesin tonë për të ditur se çfarë po ndodh në Palestinë tani. Siç u raportua më herët se ka një konflikt, dhe atje ka civilë që vriten. Por ne duam të dimë nga informacione ngabrenda. Çfarë ndodhi që konflikti u përshkallëzua?

Përgjigje: 1: Së pari, shumë faleminderit për interesimin tuaj dhe për mediat duhet të kërkoni gjithmonë nga te dyja palët, kështu që kjo situatë që po thoni tani nuk është një gjë e re për situatën tonë palestineze sepse siç e dini Palestina është nën pushtim, dhe që prej shumë viteve kemi qenë në negociata për t’u përpjekur të arrijmë një zgjidhje paqësore për t’i dhënë fund këtij pushtimi.

Përshkallëzim i fundit filloi në Jeruzalem në fakt, gjatë muajit të Ramazanit kur popullata jonë muslimane në Jeruzalem atje po përpiqeshin të arrinin në Xhaminë Al-Aksa për të kryer ritet e tyre, sepse ju e dini që muaji i Ramazanit është i Shenjtë, por ata u përballën me konfrontime nga ushtria izraelite, por ato u perballen me policine dhe ushtrine si dhe kolonet per te ndaluar muslimanet per ty falur, dhe kjo u shoqërua me kërcënimet e kolonëve për të sulmuar zonën e Xhamisë. Në fakt kjo situatë filloi që në ditën e parë të muajit të Ramazanit dhe u akumulua, derisa në javën e dytë adhuruesit nuk u lejuan të futeshin brenda në Xhami. Më pas dalë ngadalë filluan të lejonin një numër të vogël besimtarësh por kolonët sulmonin. Patjetër që kolonët janë të mbështetur nga forcat ushtarake izraelite dhe policia izraelite gjithashtu. Kështuqë ishte një situatë provokimi ndaj adhuruesve të cilët po faleshin paqësisht, dhe ata u sulmuan brenda në Xhami me granata dore dhe plumba gome dhe uje lotesjelles. Pra kështu nisi, pastaj asnjë palestinez nuk mund t’I pranojë këto provokime. Më pas Izraeli filloi të sulmonte Gazën, pas konfliktit qe ushtria Izraelite ushtroi ne lagjen Shejh Jarrah me presione dhe spastrime etnike.

Pyetja 2: Në fakt, të dyja palët akuzojnë njëra –tjetrën për fillimin e luftës. Madje dhe në një intervistë që kemi pasur këtu në Televizionin tonë Fax Neës me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, tha se Palestina është ajo që e filloi e para. Kush filloi i pari këtë herë, që coi në këtë përshkallëzim?

Përgjigje: Së pari, Palestina është e pushtuar nga Izraeli, kjo pra ështëvertetë. Dhe kur ti je nën pushtim, cfarë mund të fillosh. Ndërkohë që Autoriteti Palestinez ka qenë gjithmonë i angazhuar në disa raunde bisedimesh, me qëllim që të arrijë në një zgjidhjene arrtijen e paqes , e cila do të siguronte një Shtet të Pavaruar në kufijtë e 4 Qershorit të 1967, por këto negociata nuk arritën gjëkundi, për shkak të mungesës së seriozitetit dhe vullnetit te politikaneve të Izraelit, që realisht të siguronim të kishim këtë shtet. Qe realishte ne menyre qe te dy shtetet te jetonin ne paqe dhe shtetit I Palestines me kryqytetin Kudsin. Kjo pra ishte shkurtimisht se kush filloi. Pra, Palestina është vazhdimisht nën agresion , ndërkohë që fuqia pushtuese, Izraeli, që nga viti 1948 ka filluar në mënyrë sistematike spastrimin etnik të Palestinës. Ata filluan me ç’rrënjosjen e së paku të 450 fshatrave. Pra kjo ishte e bazuar në konceptin e Zionizmit i cili dëshiron që tokat palestineze të jenë bosh nga palestinezët. Pra për ta ishte një fatkeqësi që ndodheshin palestinezë në cdo cep të Palestinës. Megjithatë ata vazhduan përpjekjet e tyre nëpërmjet të disa luftrave, si lufta e ’56 dhe ’67. Madje në luftën e ’67, Jeruzalemi Lindor, Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës u pushtuan. Ne filluam luftën tonë të armtosur, por me dijeni se ne duam ta zgjidhim këtë në mënyrë paqësore, dhe për këtëPresidenti Yasser Arafat u angazhua në përpjekje serioze nëpëmjet fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara në 1974, ku deklaroi se ne do të vazhdojmë rezistencën tonë dhe do mbrojmë të drejtat tona, ndërkohë qëjemi plotësisht të angazhuar në negociatat paqësorë. Por, fatkeqësisht makineria pushtuese vazhdoi duke konfiskuar, ndërtuar vendbanime, duke e bërë të vështirë, derisa shpërthimi final ishtë në kohën Administratës Trump, me “Marrëveshjen e Shekullit”, ku çështja e statusit final u hodh poshtëplotësisht nga vendimi i Presidentit Trump, i cili unifikoi Jeruzalemin dhe e shpalli atë kryeqytet të Izraelit, gjë që normalisht ishte në kundërshtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1980, e cila ndalon cdonjeri të trajtojë në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin. Pra kyështë statusi final, sikurse është cështja e refugjatëve, vendbanimeve dhe kufijve finalë, sigurisht edhe e drejta e kthimit të refugjatëvesipa konventes se vitit 1994. Ky përshkallëzim ishte vazhdimi i qëllimit të implementimit të asaj që Trump nisi. Për rrjedhojë, të menduarit që kjo mund të implementohet, atëherë ju do të përballeni me reagim nga cdo qytet në Palestinës, madje edhe nga qytetet e 1948-s, duke i thënë JO kësaj, sepse ne kërkojmë paqe, por ju nuk mund të vini dhe të nxirrni të gjithë jashtë dhe të thoni pastaj se ne duam paqe.

Presidenti Mahmoud Abbas vazhdon të jetë i hapur për njëkornizë të negociatave serioze brenda një afati kohor te percaktuar dhe në referim të pikave të Rezolutave të Kombeve të Bashkuara për të arritur këtë paqe. Në këtë pikë, ne jemi të hapur. Dhe se Presidenti Mahmoud Abbas beri thirrje per nje conference nderkombetare per rishikimin e negociatave dhe percaktimin kohore sipas nje kornize te paracaktuar kohore.

Pyetje 3: Ne tashmë e dimë se kur filloi lufta, por nuk e dimi se kur do të mbarojë. Prandaj dëshiroja t’ju pyesja, si përfaqësues e qeverisë tuaj, se cilat janë tezat në tryezën e negociatave për ti dhënë zgjidhje kësaj situate, pra në fund të fundit sjellim paqe, sepse të gjithë po luftojnë.

Përgjigje: 3: Mirë. Izraeli, si fuqi pushtuese, po lufton me ceshtjet saj të cilat janë bazuar në diskriminim dhe aparteidin, agresionin dhe zhdukjen te popullit palestinez. Këto janë cëshjte madhore të cilat ata duhet ti trajtojnë, ndërkohëata vetë i kanë implentuar në territoret palestineze, në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Gaza.

Sipas mendimit tim, për të arritur një paqe të drejtë dhe finale Izraeli duhet të kene një mentalitet ndryshe Ju duhet të shikoni se me kë po negocioni, si qenie njerëzore ju nuk duhet të përdorni propogandën për t’i ç’njerëzuar ata gjatë gjithë kohës, gjithashtu ju duhet të jeni serioz për të arritur këtë.  Për fatkeqësisht, Izraeli akoma vazhdon të mendojë se ai mund të flasë me gjuhën e forcës, dhejo për të arritur një paqete perhereshme të drejtë dhe finale, ku secili të ndihej i qetë dhe i sigurtë. Në fakt, palestinezët janë ata të cilët nuk ndihen të sigurtë askund, sidomos tani në Rripin e Gazës, ku askush nuk është i sigurtë dhe njerëzit bombardohen në shtëpitë e tyre. Ajo që ju dëgjoni në media, sigurisht qëështë një mit i rrremë i sigurisë dhe vetëmbrojtjes, sepse Gaza është nën rrethim, e ndërsa Izraeli ka kontroll të plotë në det, ajër dhe tokë. Gaza ka dendësinë më të madhe të popullsisë, dhe kur ju godisni një shtëpi, bashkë më të do të shkatërroni dhe katër të tjera, kjo tregon se ushtria Izraelite po vret popullin e thjeshte. Izraeli ka sistemin me të saktë dhe armët me të avancuara. Dhe ata mundet të jenë akoma dhe më të saktë, nesë pretendimi i tyre për vetëmbrojtje do të ishte i saktë.

Pyetja 4: Ju sapo përmendët që armët izraelite janë shumë të sakta. Sikurse është përmenduar në media Izraeli ka në plan të ndërhyjë ushtarakisht nëRripin e Gazes. Si do të mbroheni, pra e kam fjalën, a jeni ju të përgatitur për këtë ndërhyrje?

Përgjigje: 4: Mbrojtja jonë janëmburojat tona, dhe ne mbrohemi me cdo gje qe na mundesohet.Bombardimet vazhdojnë pa ndërprerje. Por dua të them se ata mund të bëjnë çfarë të duan, por une besoj se ata po hezitojnë të ndërhyjnë në mënyrë tokësore sepse ata do të kenë edhe me shumë humbje, ngaqë askush nuk do t’I lejojë ata të futen brenda. Askush.

Pyetja; 5: Gjithesesi, në fakt këtu në Shqipëri kemi një situate ndryshe, nga njëra anë kemi Kryeministrin dhe Ministritë e tjera që deklarojnë se janë përkrah Izraelit i cili ka të drejtën e vetëmbrojtjes, ndërkohë që nga ana tjetër kemi qytetarët të cilët protestojnë në mbështetje të Palestinës. Cili është komenti juaj rreth kësaj situate, ku janëdy anë për të njënjtën cështje?

Përgjigje 5: Mirë. Nuk është e njëjta sepse ju nuk mund të barazoni midis të pushtuarit dhe pushtuesit.Pushtuesi ka te drejte te mbroje civilet. Sikurse e përmenda më lart, ne jemi nën pushtim dhe jemi në survejimin e plotënga Izraeli. Kur Rripi i Gazës u sulmua, ne u munduam të mbronim veten tonë, njerëzit tanë mundohen të mbrohen me të gjitha mjetet që ata kanë. E njenjta gjë ndodh edhe në Jeruzalem, kush na sulmon ne mundohemi të mbrojmë veten tonë, sepse shkaku kryesor është pushtimi dhe praktikat e tij. Izraeli nuk është i sulmuar, Izraeli është autori, prandaj ju do të shikoni reagim ne cdo qytet si rrjedhojë e këtij agresioni. Ne qëndrojmë të pushtuar prej një kohë të gjatë, gjithashtu prej shumë kohësh po përpiqemi të gjejmë paqe, dhe njerëzit tanë kanë vuajtur shume dhe kanë derdhur gjakun e tyre për hir të kësaj paqeje.

Unë mendoj se bota, sigurisht dhe Republika e Shqipërisë duhet të fillojnë ta shikojnë këtë si një të vërtetë, e cila nuk mund të zhduket vetvetiu. Nevojitet që cdokush të mbajë përgjegjësi në këtë sistem botëror. Shqipëria është një aktor aktiv në sistemin botëror dhe ka obligime e detyrime, dhe unë besoj se ajo mundet të kontribojëmjaftueshemnë ushtrimin e presionit ndaj Shtetit të Izraelit për të ndaluar agresionin dhe pushtimin, pastaj cdo gjë do te jetë shumë bukur dhe më në fund do të kemi paqe. Dhe ketu falenderoj cdo shqiptare qe mbeshtet kauzen e palestines, sepse kjo tregon te verteten dhe personalitetin e vet si shqiptare, pasi kjo eshte kauza per te arritur drejtesi dhe paqe.

Pyetja: 6: Kryeministri i Shqipërisë Z.Edi Rama, refuzoi kërkesën publike të ish-Presidentit Amerikan Donald Trump, për transferimin e Ambasadës së Shqipërise në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem.  Cili është komenti juaj për këtë, të transferohet apo të mos transferohet Ambasada, në këtë rast të mos transferohet normalisht.

Pergjgije 6: Dua të them se ky qëndrim është shumë i vlerësuar nga Lidershipi Palestinez. Sikurse e përmenda me lart, Shqipëria është goxha aktor aktiv në bashkësinë ndërkombëtare, e cila është gjithshtu e vetëdijshme për të gjitha Rezolutat Legjitime Ndërkomëtare dhe Shqiperia e di se kjo nuk është e mundur, sepse Jeruzalemi është cështja përfundimtare e negociatave. Kështuqë cdo vend i cili është i vetëdijshmë për detyrimet që rrjedhin nga e Drejta Ndërkombëtare nuk do ta transferonte Ambasadën në Jeruzalem. Sikurse e përmenda, Izraeli përpiqet që të tërheqë të gjithë rajonin dhe përzijë letrat duke thënë se kjo është një luftë fetare. Ndërkohë që kjo nuk është një luftë fetare por është njëpushtim politik e ushtarak i tokave i  cili, në momentin që do të marrë fund do tëvijë paqja dhe bashkë me paqen vjen prosperiteti,hapje e kufijve, siguria për të gjithë njerëzit brenda Izraelit dhe brenda Palestinës. Por, pa këtë, ju nuk mundet ta arrini këtë pikë.

Pyetja: 7: Në fakt kam edhe dy pyetje. Njëra ka të bëjë me deklaratën e Shteteve të Bashkuara, ku Presidenti Joe Biden deklaroi se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë deklaratë?

Pastaj, dua t’ju pyes në lidhje me situatën ku secili thotë se nuk e dinë se kur do të mbarojë lufta, ndërkohë që Ambasadori Izraelit ka përmendur në një intervistë me ne se ne jemi të gatshëm tënegociojmë me Palestinën dhe kjo gjëështë e mundur, por jo me Hamasin. Si mundet ta na i komentoni këto deklarata?

Përgjigje: 7. Së pari, në lidhje me deklaratat e Presidentit Amerikan, dua të them se historikisht qëndrimet e Shteteve të Bashkuara nuk janë vetëm pro mbrojtjes së Shtetit të Izraelit, por gjithashtu ata sigurojnë ndihmën më të madhe për ushtrinë dhe ekonominë e Izraelit. Prandaj, është mëse normale ajo që ka thënë Presidenti Biden. Unë mendoj se Administrata e tanishme Amerikane po mundet të menaxhojë situatën në një mënyrë ndryshe nga paraardhësja e saj. Administrata e mëparshmë amerikane përpiqej të sfidonte të gjithë sistemin botëror, ndërkohë që Administrata aktuale beson në sistemin ndërkombëtar dhe nëmultilateralizëm. Administrata e tanishme dëshiron të angazhohet më shumë nëpërmjet instrumentave për tëna ndihmuar që të negociojmë. Dhe duhet te vazhdoj sipas ligjeve nderkombetare dhe respektimi I te drejtave te njeriut. Ndërkohë që edhe pozicioni ynëështë që ne dëshirojmë të angazhohemi në një Konferencë Ndërkombëtare ku të kemi një afat kohor të qartë, pika referimi të qarta te ligjeve nderkombetare. Dhe unë besoj se kjo nuk është e pamundur, nëse ka një vullnet politik nga ana e shtetit pushtues. Kjo pra është pika kyçe, gjithashtu dhe besimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që bota duhet ti japë fund të paguaurit çmimin për shtetin pushtues. Shteti pushtues nuk mund të jetë mbi ligjin ndërkombëtar dhe nuk mundet t’i shmanget llogaridhënies, sepse në luftërat e mëparshme Izraeli ka bombarduar cdo gjë që Europa kishte ndërtuar, kështuqë ata kanë bombarduar një, dy dhe tre herë. Pra,kush do të paguajë për rindërtim, është përsëri Bashkimi Evropian. Kështuqë ata duhet të kujdesen për paratë e taksave dhe të kuptojnë që duhet ushtruar presion ndaj shtetit pushtues për të ndaluar këtë gjë, dhe të kthehet tek Bashkësia Ndërkombëtare. Pra ekuacioni është i thjeshtë, dhe nuk ka nevojë për gjeni për ta zgjidhur atë.

Kjo do të thotë që edhe deklaratat e Shtetit të Izraelit për negociatat mund të jenë të njënjta, sepse ata duan të negociojnë me Palestinën por jo me Hamasin.

Përgjigje: Izraeli parapëlqen të bëjë dallim midis gjërave. Si Fatah ashtu dhe Hamasi, janë një. Ata përfaqësojnë një vend. Ata janë një trupte gjithe bashke, janeOrganizata e Clirimit te Palestines. Tani sapo mësova rreth një deklarate të një nga vendet e Bashkimit Evropian, ku theksonte se ata dëshirojnë të negociojnë me Hamasin indirect, pasi negociatat behen me Organizaten e Clirimit te Palestines. Hamasi është pjesë integrale e spektrit politik të Palestinës. Nuk mundet ta mohosh ekzistencën e tyre. Të gjithë e dinë. Në vitin 2006, ne u vumë para një presioni për të zhvilluar zgjedhjet tona elektorale, ku Hamasi fitoi shumicën. Pastaj, Perëndimi nuk dëshirontë ti njihte rezultatet e këtij proçesi demokratik. Sikurse tani, unë mendoj se demokracia, pra ta realizosh demokracinë e vërtetë, ju duhet të bisedoni me të gjithë, pa përjashtuar një palë në kurriz të palës tjetër, plus kësaj ju nuk mundeni të vazhdoni duke luajtur këtë lojë. Izraeli mundohet ta tërheqë botën në detaje të vogla, këtu, atje. Por, me përshkallëzimet e fundit, unë mendoj se, për të gjithë botën u bë e qartë se zëri i çdo palestinezi, qoftë edhe brendaShtetit të Izraelit sipas konventes se 1948është i njënjtëqë kërkon fundin e pushtimit. Pra kjo është.

Ju falenderoj shumë për kohën që na kushtuat duke shpresuar se nëse do të kemi një intervistë tjetër, paqeja të me afër dhe më afër zemrava tona.

Dhe unë shpresoj gjithashtu. Ju faleminderit shumë.

FAX

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ambasadorja palestineze ana shawa lufta izrael-palestine ambasadorja palestineze ana shawa lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit