Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
MALESI E MADHE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe. Aty u firmos edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 prillit. Në bisedën që patën me Bashën, përfaqësuesit u shprehën se për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ja humbur vlerat që ka për ekonominë.
Basha u ndal te çështja ‘Bechetti’ për të cilën tha se për faj të Ramës dhe Veliajt, Shqipëria duhet të paguajë 110 milionë euro.
Basha tha se angazhimi i parë do të jetë një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë, në bazë prodhimit.sp;
FJALA E BASHËS:
Gjatë këtyre viteve kam vizituar malësinë e madhe disa herë dhe e di që aktiviteti i kultivimit, mbledhjes dhe eksportit të bimëve medicinale ka qenë prej vitesh dhe dekadash një nga aktivitetet më kryesorë për familjet e Malësisë së Madhe. po e di po kështu që në Elbasan, veçanërisht në zonën e Dumresë dhe në zona të tjera të Shqipërisë nga Erseka në jug dhe në zonën e nën Shkodrës ky është një nga aktivitetet më kryesore brenda një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare që është bujqësia.
Ky është momenti për të theksuar edhe një herë përkushtimin tonë dhe zotimet tona ndaj sektorit të bujqësisë, të agro-përpunimit dhe të ushqimit. Ne e konsiderojmë këtë sektor, së pari, strategjik, sepse ka të bëjë apo më mirë të themi lidhet drejtpërdrejt me një në çdo dy banorë të vendit tonë. Të dhënat zyrtare tregojnë që 49% e popullsisë akoma jeton me aktivitetin rural, pra qoftë bujqësor, blegtoral apo akuakulturë, apo bletari apo bimë medicinale dhe me aktivitete të tjera përpunuese të lidhura me kultivimin dhe me mbarështimin e blegtorisë. Dhe çfarë kanë marrë këto 8 vite gjysma e popullit, gjysma e njerëzve, e taksapaguesve, e atyre që kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë taksat më të larta në Ballkan, çmimin e energjisë dhe të naftës më të lartë në rajon, të naftës faktikisht më të lartin në botë bashkë me Suedinë dhe Singaporin? Investimet në këtë sektor janë pothuajse zero. Kudo ku kam shkuar mungesat kryesore kanë të bëjnë me rrugë, vaditje, kullim, energji elektrike. Pra zero apo afër zero investime për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agropërpunimin. Nga ana tjetër kemi thyer një tjetër rekord në Ballkan, do të thoja ndoshta dhe në planet. Jemi vendi që në letër ka subvencionet më të papërfillshme për sektorin. Ndërkohë Bashkimi Europian gjysmën e buxhetit e ka subvencione për fermerin europian. Prandaj një nga arsyet kryesore se përse ekonomia është në krizë dhe populli është varfëruar këto 8 vite është braktisja totale që i është bërë sektorit të bujqësisë dhe gjithë nënsektorëve të tij.
Për të favorizuar veten e tyre, propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre, mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhen të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Becchetti-t. Për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në vit. Pse ndodhi, sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, dhe e dyta sepse mjetet e propagandës qeveritare…Do dalin, transparenca e plotë e vendimit do e tregojë pse kemi mbërritur në këtë pikë, pse u veprua kështu, dhe kush janë aktorët që kanë përfituar. Pse e marr si shembull, se e njëjta gjë ndodh në çdo sektor.
Zgjidhja jonë është e qartë, është e zbatueshme dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë të qeverisë tonë që do të dalë me votë pas 25 prillit. Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë. Në bazë prodhimit, në bazë sipërfaqes që kultivon më një sasi apo me një shumë monetare për çdo ton prodhimi që do të disbursohet përmes një mekanizmi të digjitalizuar që do të shmangë kontaktin korruptive midis zyrtarëve rajonalë, drejtorive përkatëse dhe fermerit shqiptar. Duke eliminuar çdo burokraci, dhe kur them çdo burokraci kam parasysh ato halle të pazgjidhura që fillojnë që nga certifikatat e pronësisë, tokat e deri tek NIPT-et ku për fermerin shqiptar numri personal i identifikimit do të përbëjë në të njëjtën kohë edhe NIPT-in e tij. Duke vazhduar me shpikjet që na kanë bërë muajt e fundit me diferencimin 20, 6% e cila bie e gjitha në kurrizin e fermerëve shqiptarë dhe industrisë agropërpunuese. 100 milionë euro në vit do të mundësojnë që fermeri shqiptar ta gëzojë frytin e djersës së vet. E të gëzojë për mua nuk do të thotë të mbajë veten dhe fëmijët me bukë por të kthehet në pjesë të shtresës së mesme shqiptare. Pa diskutim edhe kostoja e naftës ku do të përfshihet edhe heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër e ka bërë naftën shqiptare atë që thamë të tretën më të shtrenjtë në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Po ka fusha në të cilat Shqipëria jo vetëm konkurron por mund të kthehet realisht në një shembull pozitiv. Një nga fushat që na ka mbledhur bashkë sot këtu është ajo e bimëve mjekësore, bimëve medicinale dhe erëzave.
Ndërkohë që unë e di, nga studimet e ekspertëve tanë se mbështetja në veçanti e bimëve medicinale dhe erëzave është një aktivitet me një potencial të jashtëzakonshëm për të rritur mirëqenien dhe të ardhurat në këtë sektor. Kërkesa në vendet e Bashkimit Europian, por deri në SHBA, e në Australi, e në Zelandë është e pa ngopshme, është e pa shterueshme. Kujtoj këtu edhe shafranin që konsiderohet një bimë, e krahasojnë me floririn dhe kultivohet në disa zona kryesisht në disa zona të Dumresë. Por dhe shumë e shumë kultivarë të tjerë medicinale apo erëza, me çmime siç e them edhe një herë të cilat justifikojnë plotësisht investimin që ne do të kryejmë sepse do na kthehet dhjetëfish, 15, 20-tridhjetëfish si mirëqenie për fermerin, si mirëqenie për mbledhësin, grumbulluesin, përpunuesin dhe eksportuesin. Pra, si mirëqenie për ekonominë kombëtare. Potenciali është të shkojmë nga 57 në 570 milionë, në një miliardë, në dy miliardë të ardhura vetëm nga këta kultivarë. Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për bilancin tregtar të vendit, imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për familjet e këtyre zonave. Në vend që t’i çojnë, t’i degdisin fëmijët për të punuar si emigrantë në punë të zeza apo punëtorë me mëditje në vendet fqinje. Se çfarë mirëqenie do të sjellë ? Se si do të lehtësojë vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, se si do të lehtësojë vuajtjet e nënave, lotët e nënave që kanë 8 vjet që shohin shtëpitë që i zbrazen nga fëmijët?
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KRUJË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot gjatë një ceremonie solemne personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe traditave të Krujës. Me Ti...
POGRADEC– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me votuesit për herë të parë në qytetin e Pogradecit. Takimin, kreu i qeverisë e ka zhvilluar në një kafe...
BULQIZË– Kandidati i pavarur i Bulqizës, Elton Debreshi ka bërë të ditur se është gjobitur me 50 milionë lekë pasi ka marrë pjesë në tubimin e datës ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish ditën e sotme foto të mitingut elektoral që po zhvillon Partia Demokratike në Malësi të Madhe. Rama shkruan s...
TIRANE– Kandidati për Kryeministër, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të fortë sot në emisionin e Bashkim Hoxhës, “Koha për tu Zgjuar”. Duke folur për përbërj...
KORÇË- “Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, Edmond Spaho i premton gjëra që nuk bëhen,”-kjo fjali e lëshuar gjatë bisedës së kry...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka provuar gjithë çfarë tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi; SHBA dhe ndërkombëtarët po monito...
POGRADEC– Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme mitingun elektoral të Partisë Demokratike. Nga Pogradeci, ai u shpreh se deklaratat e tij nuk janë...
TIRANË– Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët, ku edhe ka sqaruar vlefshmërinë e fletë...
POGRADEC– Ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur ditën e sotme nga Pogradeci se ka përfunduar procesi i vaksinimit i mësuesve dhe bluzave të bardha. Ndër...