E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Komisioni për Integrimin Evropian ka miratuar ditën e sotme ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë projektligj ishin zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Megi Fino si dhe eksperti Sokol Dodja, ndërkohë që ky projektligj ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik, si dhe të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së saj zëvendësministrja u shpreh se nuk po financohet ndonjë projekt konkret por po krijohen premisa për financim në të ardhmen.
“Fondi prej 1 milionë e 530 mijë euro që është një grant i Bashkimit Evropian dhe ky fond do të përdoret për të financuar projekte që do të identifikohen nga thirrja e tretë për projekt propozime, pasi nuk jemi ende në fazën e financimit të projekteve konkrete”, theksoi Fino.
Njoftimi i Plotë:
Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”
Në drejtimin e kryetares znj. Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Europian në mbledhjen e rradhës shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”.
Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Megi Fino, dhe eksperti z. Sokol Dedja.
Programi i Bashkëpunimit Maqedoni e Veriut – Shqipëri ka për qëllim kryesor të kontribuojë në zhvillimin social-ekonomik të zonave ndërkufitare dhe të rrisë bashkëpunimin midis të dyja vendeve, nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta. Ky program mbështet, gjithashtu, shkëmbimin e eksperiencës dhe njohurive midis përfituesve si dhe përmirësimin e politikave publike mes autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në zonën e programit.
Gjatë fjalës së saj zëvendësministrja u shpreh se nuk po financohet ndonjë projekt konkret por po krijohen premisa për financim në të ardhmen.
“Fondi prej 1 milionë e 530 mijë euro që është një grant i Bashkimit Evropian dhe ky fond do të përdoret për të financuar projekte që do të identifikohen nga thirrja e tretë për projekt propozime, pasi nuk jemi ende në fazën e financimit të projekteve konkrete”, theksoi znj. Fino.
Pas diskutimeve, komenteve e sugjerimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e miratuan këtë projektligj në parim, nen për nen dhe në tërësi. Mbledhja u zhvillua me prezencë fizike të deputetëve dhe të ftuarve
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Qytetarët e Shkodrës kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve. Ata janë mbledhur në sheshin e qytetit dhe kërkuar që zëri i ty...
TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se brenda këtij muaji do të vendoset se çfarë do të bëhet me fëmijët mbi...
TIRANË- Prokuroria kanë marrë në pyetje të afërmit te 31-vjeçares nga Gana, që u vra disa ditë më parë nga i dashuri në Tiranë. Mësohet se intervist...
VLORË- Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes dy personave pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se në lagjen “24 Maj” një 48-vjeçar...
SHQIPËRI-Përfaqësuesja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.Tr...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me shkarkimin e ish-gjyqtarit Gurali...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha është zhvendosur sot në Kukës, Pallatin e Kulturës në Kukës “Hasan Prishtina”, nga ku u ka bërë thir...
DURRËS- Dy mina me telekomandë janë sekuestruar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, gjithashtu është...
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar rrëzimin e kriterit të vendosur nga Policia e Shtetit për pranimin e kandidadëve deri n...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dijese kanë ndërruar je...