Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Shqiptarë pas Alabbar?”, Rama: Pse çfarë janë parajsat fiskale, ju duam në tokë e jo det
7 Prill 2022, 20:35Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR të jetë pjesë ë parajsave fiskale dhe të ketë pas emra shqiptarësh. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se këto teza mund të qarkullojnë vetëm nga Partia Demokratike. Ai tha se gjithsesi, vijnë nga parajsat fiskale apo jo, invesitorët nuk duhet të tremben.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Thonë që kompania që po e ndërton është në parajsa fiskale
Edi Rama: Po çfarë kanë parajsat fiskale, por pse more ne do tu shkojmë investitorëve që sjellin miliarda e do tu themi që shikoni se ne ju duam në tokë e jo në det. S’do të trembim investitorët. Porti i Durrësit do të ndërtohet falë Princit të Kurorës
Blendi Fevziu: Përflitet që janë shqiptarë që fshihen pas emrit të Alabbar
Edi Rama: Po more po, ka njerëz, ore Alabbarnuk vjen të ndërtojë e të fshehë shqiptarë pas vetes, ai është i mandatuar nga Princi i Kurorës, nuk vjen këtu kështu, është figurë emblemetike. Vetëm ish-Partia Demokratike mund t’ia bëjë këtë gjë, që ta fusë Alabbar në parajsa fiskale me shqiptarë nga mbrapa. Turp…
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste nuk do të negociojë me Sali Berishën për Presidentin e ri të Republikës. I ftuar në emisioni...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përballur me një pensioniste që merr vetëm 75 mijë lekë të vjetra pension, por 60 i shkon vetëm apketa për diabet...
TIRANË– Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetarin Blendi Fevziu ka nisur me debate të forta. Sa u fut në studio, diskutimi nis me Partinë Demo...