LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët bëhen europianë, 390 mijë persona kanë marrë nënshtetësi të BE-së nga viti 2002

7 Mars 2019, 06:21 Nga DOSJA
Shqiptarët bëhen europianë, 390 mijë persona kanë

Tiranë-Ndërsa Shqipëria është një nga vendet më pro-europiane dhe po përpiqet me të gjitha forcat që të anëtarësohet në Bashkimin Europian- gjë që duhet ende shumë e largët- qytetarët e saj janë një hap para. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, që nga viti 2002 deri në 2017-n kanë marrë nënshtetësi në një nga vendet e BE-së 390,889 persona. Shqiptarët që kanë tashmë një pasaportë të BE-së përbëjnë rreth 14% të popullsisë që jeton aktualisht në Shqipëri dhe që sipas INSTAT vlerësohet në rreth 2.86 milionë banorë.

Shtetasit shqiptarë kanë filluar të marrin nënshtetësi të një vendi të BE-së përgjithësisht duke nisur nga viti 2008 (rreth 17 mijë), për të arritur në nivelin më të lartë në 2016-n, me rreth 67.5 mijë.

Gjatë këtyre 14 viteve, Greqia dhe Italia janë dy shtetet që kanë dhënë numrin më të madh të pasaportave për shqiptarët, nisur dhe nga numri i lartë i emigrantëve që kanë shkuar në këto dy vende pas viteve ’90. Në Greqi kanë marrë nënshtetësinë rreth 180 mijë shqiptarë dhe në Itali rreth 175.6 mijë.

Greqia ka filluar të japë nënshtetësi për shqiptarët që nga viti 2007 (me rreth 2500), por vitet e fundit e ka “lëshuar” dorën, duke dhënë në 2017-n një numër rekord prej gati 30 mijë nënshtetësish për shtetasit shqiptarë.

Italia dha për herë të parë rreth 4,500 nënshtetësi në 2008-n, dhe arriti rekordin në 2015-2016 me rreth 35-36 mijë pasaporta për çdo vit, për të rënë në 27 mijë në 2017-n.

Shteti i tretë më dorëlëshuar me nënshtetësinë ka qenë Mbretëria e Bashkuar, me rreth 11 mijë persona që kanë marrë pasaportë britanikë. Vitet e fundit Britania e ka ulur me tre herë numrin e pasaportave që jep për shtetasit shqiptarë (315 në 2017-n, nga rreth 1,400 në 2009-n).

Në vend të katërt është Gjermania, me rreth 6000 të tilla për 15 vjet, që jep më pak se 300 pasaporta në vit.

Më pas renditen Belgjika (5,582), Franca (3,746), Suedia (1,262), Austria ( 1,070).

Rreth 60 mijë shqiptarë morën nënshtetësi të vendeve të BE-së në 2017-n

Në vitin 2017 morën nënshtetësi në vendet e BE-së 58 900 persona, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. 97% e tyre kanë marrë nënshtetësi italiane, ose greke.

Shqiptarët renditen të dytët përsa i përket marrjes së nënshtetësisë, pas marokenëve, që ishin grupi më i madh me 67 900 persona që morën nënshtetësi, nga të cilët 83% në Itali, Spanjë, ose Francë.

Në total, thotë Eurostat, në vitin 2017 rreth 825 000 persona morën nënshtetësi në një shtet anëtar të Bashkimit Europian, në rënie nga 995 000 në 2016 dhe 841 000 në 2015.

Nga numri i përgjithshëm i personave që kanë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të BE-së në vitin 2017, 17% ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin qytetarë jo-shtetas të BE-së ose persona pa shtetësi.

Pas Shqipërisë dhe Marokut në vend të tretë ishte India (31,600, mbi 53% e fituar shtetësinë britanike), Turqia (29,900, mbi 50% fituan shtetësinë gjermane), Rumania (25,000, 32% fituan shtetësinë italiane), Pakistani 100, 45% fituan shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar), Poloni (22,000, 63% kanë fituar shtetësinë e Mbretërisë së Bashkuar ose Gjermani) dhe Brazili (21,600, 74% kanë fituar nënshtetësinë e Italisë ose Portugalisë).

Marokenët, shqiptarët, indianët, turqit, rumunët, pakistanezët, polakët dhe brazilianët përbënin së bashku (34%) të numrit total të personave që morën shtetësi të një vendi të BE-së në 2017. Rumunët (25 000 persona), polakët (22 000) dhe britanikët (15 000) ishin tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që morën shtetësi të një shteti tjetër të BE-së.

Burimi: Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 390 mijë persona me pasaportë europiane popullsia shqiptare shqiptarët nënshtetësi europiane 390 mijë persona me pasaportë europiane popullsia shqiptare shqiptarët nënshtetësi europiane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet