LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët ortodoksë në Ukrainë dhe predikimi në shqip i Fan Nolit në Odesa

30 Mars 2022, 13:43 Nga DOSJA
Shqiptarët ortodoksë në Ukrainë dhe predikimi në shqip

UKRAINË- 200-300 vjet më parë ishin jo të paktë shqiptarët që emigruan në Ukrainë. Në atë periudhë në pjesë të ndryshme të Ballkanit dhe në Shqipëri sundonte Perandoria Osmane dhe kryesisht shqiptarët ortodoksë ishin nën trysni. Destabiliteti në vend bëri që shumë shqiptarë ortodoksë toskë nga Korça, Përmeti e Kolonja të merrnin udhën e emigrimit e të shpërnguleshin drejt viseve ku mendonin se ishin më të qetë. Shqiptarët fillimisht do të vendoseshin në veri të Odesës, në Ukrainën e sotme. Në afërsi të këtij qyteti dhe në pjesën lindore të Gadishullit të Krimesë, në bregdetin e Detit Azov, ata gjenden sot e kësaj dite, duke ruajtur fort zakonet, veshjet dhe gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe vijon të ruhet edhe në këto fshatra ku gjenden shqiptarë si, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra).

Sipas historianit Marenglen Verli, jo rastësisht shqiptarët do të shkonin atje, pasi në Moldavi, në kufi me Ukrainën, kishte princa shqiptarë.

“Popullsia që u vendos atje ka qenë e gjitha e përkatësisë ortodokse dhe kur Perandoria Osmane pësonte pas lufte goditje si të thuash siç ndodhte me Austrinë dikur, siç ndodhi me Rusinë në rastin konkret, atëherë mbi këtë popullsi trysnia ishte e tillë që ato shpërnguleshin”, shprehet historiani Marenglen Verli për Gazetën “Si”.

Verli thotë se shqiptarët i kanë nisur këto ngujime apo largime nga fundi i shekullit 17-të dhe në fillim të shekullit 18-të.

Koha e vendosjes në viset jugore të Ukrainës të shqiptarëve që i gjejmë deri në fund të shekullit të kaluar dhe deri në ditët tona, në afërsi të Odesës dhe në pjesën lindore të Gadishullit të Krimesë, në bregdetin e detit Azov duhet të jenë përgjithësisht pak më të vona. Këto duhet të jenë të periudhës kur në Rusi sundonte Katerina e Dytë, d.m.th, në gjysmën e dytë të shek. 18”, shprehet historiani Verli për Gazetën “Si”, ndërsa shton se “largimet lidhen me kohën kur mbas konflikteve të armatosura ndërmjet Rusisë dhe Perandorisë Osmane, e para arriti të shtojë territore, të cilat ia shkëputi Perandorisë Osmane. Ndërkohë kishte konflikte ushtarake që  ndodhnin në viset shqiptare ku jorastësisht u gjallëruan dhe morën formë dy pashallëqet e mëdha, ai i Shkodrës dhe Janinës”.

Sipas Verlit, shkak që shqiptarët të largoheshin nga Shqipëria ishte destabiliteti në vendin tonë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

Konfliktet dhe mungesa e stabilitetit në zonat e juglindjes bënë që të largoheshin shumë familje dhe të vendosurit në këto zona mbajnë kujtime që i takojnë kësaj zone të Shqipërisë Juglindore që shtrihet në rajonin midis Korçës, Përmetit, Janinës e rreth e qark. Të kësaj treve janë kryesisht me sa duket të vendosurit e gjysmës së dytë të shekullit të 18-të në Ukrainë, bëhet fjalë për vitet 1770-1780, kur ndodhin këto ngjarje që përmenda, qoftë konflikti ruso-turk, qoftë destabiliteti në këto zona shqiptare”, shprehet historiani Verli për Gazetën “Si”.

Edhe historiani Dorian Koçi thotë për Gazetën “Si” se në mes të shekullit 19-të drejt Odesës pati një valë emigrimi nga ortodoksët e Shqipërisë, kryesisht nga Korça, Përmeti e Kolonja.

Shqiptarët ishin vendosur që në fillimet e themelimit të qytetit, ku shërbenin si mercenarë dhe tregtarë të vegjël, të njohur si me emrin arnautë. Në mes të shekullit të XIX, drejt Odesës pati një rrymë emigrimi nga shqiptarë ortodoksë nga Korça, Përmeti e Kolonja”, thotë Koçi ndërsa shton se “në atë kohë, qyteti i Odesës ishte një qytet kozmopolit ku gjendeshin të gjitha popullsitë”.

Verli thotë se fillimisht ata ishin të pastabilizaur duke zënë vend kryesisht në rajone agrare.

“Në territoret ku ato u vendosën, kryesisht ata të shekullit të 18-të, ndoshta ishin të pastabilizuar me tokat, d.m.th kishin zënë vend në rajone agrare. Dhe një pjesë relativisht e vogël më vonë më vonë konstatohet edhe në qytetin e Odesës”.

Edhe pse numri i shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë thuhet se arrin në 5000 veta, Verli thotë se numri nuk mund të thuhet sot me saktësi.

Gjithsesi nuk duhet të ketë qenë dhe shumë i vogël sepse në fillim të shekullit 19-të ka pasur fluks”.

Sipas Verlit, në këtë kohë përveç fshatrave shqiptarë si fshati Karakurt, apo 3 fshatra të tjerë si: Taz sot Devnenskoje, Tyshki, sot Gjeorgjevka, Xhandran sot Gamovra, kishte shqiptarë edhe në qytetin e Odesës. Verli shpjegon më tej se në fillim të viteve 1990, emrat e këtyre vendbanimeve filluan të sllavizoheshin.

Rreth vitit 1953 studiues shqiptarë që kanë shkuar në Bashkimin Sovjetik të asaj kohe, i gjetën këto fshatra ku vazhdonte të ruhej gjuha shqipe. Nga studiues që kanë shkuar atje, mendohet të jenë 7 fshatra”.

Siç shpjegon historiani Koçi, edhe “publicisti Fan Noli në 1911 predikoi shqip në Odesë në Kishën e Trinitisë së Shenjtë ose Shën Triadhës. Ajo ndodhej mes pazarit dhe rrugës Arnauti i Madh në Ekaterinskaya 67”.

Koçi thotë më tej për Gazetën “Si” se në vitet 1823-1824, aty ishte i internuar edhe shkrimtari i madh rus, Pushkin, që do të shkruante se “ajri është i mbushur me Europë”.

Në qytetin e Odesës ka dy rrugë, Arnauti i vogël dhe Arnauti i madh, të cilat sot quhen Ulica albanske dhe që dëshmojnë praninë shqiptare në këtë qendër të madhe urbane”, vijon më tej Koçi.

Verli ndan edhe një detaj tjetër për pakicat shqiptare ku thotë se në ushtrinë ruse kishte edhe nga shqiptarët e vendosur atje.

Një pjesë e ushtrisë ruse kishte luftëtarë shqiptarë nga këta të vendosur në zonën e Ukrainës, ashtu siç kishte të tillë edhe në Perandorinë Osmane”.

Duke qenë se koha e shpërnguljes ka qenë jo e largët dhe territori nga ishin rekrutuar ishte i njëjtë, historiani Verli shprehet se “ndoshta edhe njiheshin si banorë të këtij apo atij fshati, të zonës së Shqipërisë Juglindore edhe kanë ruajtur njëri-tjetrin”.

Tashmë shqiptarët e Ukrainës janë kthyer sërish në emigrantë, e ndërsa para 200-300 vitesh u larguan nga Shqipëria për shkak të destabilitetit, tani një pjesë e tyre po largohen nga Ukraina (si miliona ukrainas) për shkak të luftës. Disa prej tyre janë kthyer edhe në atdheun e tyre të parë, në Shqipëri./Gazeta Si/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dorian koçi marenglen verli shqiptaret e ukraines dorian koçi marenglen verli shqiptaret e ukraines

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën